Vijon puna për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Gjatë 24 orëve të fundit evidentohen 12 ndërtime pa lejen përkatëse në juridiksionin e Tiranës.
Policia e Tiranës arreston 3 shtetas dhe procedon në gjëndje të lirë 9 shtetas të tjerë.
Arrestohen për ndërtim të paligjshëm shtetasit :
– Gavrosh Hysenshaj, 32 vjeç, banues në Kodër Kamëz, pasi në banesë ka kryer punime pa lejen përkatëse.
– Arian Hoxha, 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi në truallin e tij ka ndërtuar një bazament betoni pa lejen përkatëse.
– Fatmir Dini, 43 vjeç, banues në Tiranë, pasi në truallin e tij po kryente punime pa lejen përkatëse.
Janë proceduar në gjëndje të lirë, për ndërtim të paligjshëm shtetasit :
– I.B., 39 vjeç, E.M., 33 vjeç, J.Z., 43 vjeç, A.Xh., 50 vjeç, G.R., 48 vjeç, B.J., 54 vjeç, H.A., 33 vjeç, G.K., 42 vjeç dhe M.F., 60 vjeç.
Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprën penale “Ndërtim pa leje”, parashikuar nga neni 190/a i Kodit Penal.
Tiranë.
Nxjerr në rrugë për të lypur bashkëjetuesen dhe foshnjën 8 muajshe.
Policia arreston 21 vjeçarin.
Më datë 28.08.2017, shërbimet e policisë të Komisariatit Nr.2, kanë bërë të mundur arrestimin e shtetasit :
– Embra Nuredini, 21 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi i këtij shtetasi është bërë i mundur, pasi ky shtetas më datë 28.08.2017, rreth orës 11:00 është konstatuar në bulevardin “Bajram Curri” duke lypur së bashku me bashkëjetuesen e tij dhe një foshnjë 8 muajshe.
Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Keqtrajtim i të miturit”, parashikuar nga neni 124/b i Kodit Penal.
- Më datë 29.08.2017, u arrestua shtetasi Hasan Sh., vjeç 50, banues në Tiranë, pasi në rrugën ”Irfan Tomini”, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike, ndaj bashkëshortes E. Sh., vjeçe 46, duke shkelur urdhërin e dhënë nga Gjykata. Nenet 130/a dhe 320 të Kodit Penal.
- Më datë 28.08.2017, u arrestua shtetasi Ilerd S., vjeç 26, banues në Tiranë, pasi rreth orës 01:30, në rrugën “Tre Dëshmorët”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi ciklomiotorrin tip “Piaggio”si dhe gjatë kontrollit fizik të ushtruar i’u gjet e bllokua 0.5 (zero pikë pesë) gram bimë e dyshuar narkotiken e llojit Cannabis Sattiva. Nenet 291 dhe 283/1 të Kodit Penal.
- Më datë 28.08.2017, u arrestua shtetasi Jurgen K., vjeç 20, banues në Tiranë, pasi rreth orës 12:00, në rrugën “Bardhyl”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorrin tip “Yamaha”. Neni 291 i Kodit Penal.











