• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ndërtimet pa leje, ja sa është fatura ekonomike dhe kategoria që përfiton nga falja e gjobave

by A R
19/12/2024 10:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetja e mazhorancës, Pranvera Resulaj e ftuar në studion e RTSH-24 deklaroi se, nisma e qeverisë për falja e gjobave për ndërtimet në zonat rurale, synon faljen e masave administrative të paekzekutuara, të vendosura nga data 1 janar 2015 deri në 30 nëntor 2024.

Projekti-Ligji ka si qëllim faljen e gjobave vetëm për ndërtimet pa leje për qëllime strehimi në zonat rurale dhe jo në ato urbane, të vendosura nga Inspektoriati Vendor i Mbrojtjes së Territorit.

Për deputeten Resulaj, momenti i diskutimit nuk ka qëllime elektorale por qeveria, me propozues fillestar deputetin Erjon Bracce, prej dy vitesh është duke punuar me këtë projekt-ligj.

“Bëhet fjalë për një draft-ligj të propozuar për anulimin e masave administrative të marra për të gjitha shkeljet për ndërtim për qëllime banimi në zonat rurale.  Është shumë e rëndësishme që ta theksojmë objektin e projektligjit por për shkak të fluksit të madh të projekt-ligjeve mazhoranca ka zgjedhur këtë moment për ta futur në rendin e ditës.  Iniciativa për këtë nismë ka ardhur të paktën dy vite më parë ku nismëtarët punojnë mbi këtë çështje por paralelisht kanë pasur dhe nisma të tjera. Nuk është rezervuar një moment i veçantë por në intensitetin e lartë të vendimeve që merr Kuvendi, vjen moment i duhur për ta trajtuar një projekt-ligj”.

Deputetja socialiste ka një përgjigje dhe për akuzat që vijnë nga opozita që ky propozim ka prapavijë politikë, ku Resuli argumenton se- “është në të drejtën e saj ta trajtojë çdo vendim të mazhorancës si me prapavijë politike por në fakt dhe vet qëndrimet që mban opozita kundrejt mazhorancës janë vetëm elektorale”.

Ndaj thekson Resulaj, se “nuk është një projekt-ligj që vjen për qëllime elektorale për vetë faktin që çdo dy vite ne kemi proces zgjedhor në Shqipëri. Por hartimi, konceptimi, draftimi i një projekt-ligji nuk bëhet në një mënyrën të menjëhershme por do kohën e vetë. Ndaj kjo s’do të thotë që ne çdo dy vite, kemi proces zgjedhor dhe të gjitha propozimet dhe vendimet e mazhorancës bëhen për efekt elektoral.  Nga ana tjetër, ky mund të jetë dhe një risk që mazhoranca mund të marri mbështetjen e një kategorie e cila ka përfitime nga këto propozimet e mazhorancës por ndërkohë humbet përkrahjen e një tjetër kategorie e cila e ndjen veten të përjashtuar për shkelje të tjera administrative”.

Ndër të tjera deputetja e PS-së, Pranvera Resulaj argumentoi se nuk ka asnjë provë që të provojë që të gjithë përfituesit nga ky propozim i mazhorancës janë mbështetës të qeverisë.

“Këto janë masa për të gjithë qytetarët dhe nuk ka asnjë ndasi në këtë iniciativë të mazhorancës.

E pyetur se, a mund të jetë ky projekt-ligj një padrejtësi për atë kategori shoqërore që këto penalitetet i kanë paguar në kohë, Resulaj tha se “ çdo propozim për një “ligj falje” e mbart me vetë edhe perceptimin e diskriminimit.

“Por i referohemi faktit që arsyet e vërteta pse e kemi propozuar këtë nismë është sepse vijmë pas masave të shtrënguara përsa i përket ndërhyrjes në ndërtimet në banesa dhe kjo ka ardhur për shkak të ndërtimeve pa leje në Shqipëri. Janë mbi 400 mijë ndërtime për një periudhë të gjatë kohore dhe kjo solli atë procesin tjetër që njihet si procesi i legalizimit dhe i shtyrë disa herë për shkak të ndërhyrjeve të shumta pa leje.  ndaj ashpërsimi i masave i detyruar për të frenuar këtë masivitet ndërtimesh pa leje.

Në bazë të llogaritje së bërë, vlera totale e faljes së gjobave kap një shifër prej 2.5 miliard leke.

“Kjo ka qenë dhe një nga arsyet e masës së gjobës, dispopropocionaliteti i vendosur duhet të ruaj parimin kushtetues që është propocionaliteti. Për shkak të nevojës për të frenuar këtë masivitet ndërtimesh dhe u ashpërsua dhe masa e penelitetit, duke shkuar deri në një milion lekë  gjoba.  Janë diku nga 2800  deri në 3000 masa administrative që përbëjnë një numër të konsiderueshme rastesh që mund të përfitojnë.  Nuk është dëme ekonomik kjo falje ndaj është shumë e nevojshme të theksojmë që këto janë gjoba të pa ekzekutuara.

Next Post
I vodhi në banesë ish-bashkëshortes 5 milionë lekë, arrestohet polici në Gjirokastër

I vodhi në banesë ish-bashkëshortes 5 milionë lekë, arrestohet polici në Gjirokastër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ditë e natë do ta qaj”, foshnja dy muajshe i ndërroi jetë, flasin prindërit: Ishte me infeksion në mushkëri, vetëm flinte

“Ditë e natë do ta qaj”, foshnja dy muajshe i ndërroi jetë, flasin prindërit: Ishte me infeksion në mushkëri, vetëm flinte

March 16, 2026
Rama mbërrin në Vlorë, takim me deputetë dhe përfaqësues të pushtetit vendor! Në fokus projekte për qytetin

Rama mbërrin në Vlorë, takim me deputetë dhe përfaqësues të pushtetit vendor! Në fokus projekte për qytetin

March 16, 2026
Tritol pranë një kompanie inertesh në Spaç, policia nis hetimet

Tritol pranë një kompanie inertesh në Spaç, policia nis hetimet

March 16, 2026
Garda Revolucionare e Iranit: Trumpi le t’i dërgojë anijet e tij në Gjirin Persik po guxoi!

Garda Revolucionare e Iranit: Trumpi le t’i dërgojë anijet e tij në Gjirin Persik po guxoi!

March 16, 2026
Rritja e çmimit të naftës, ministrja Ibrahimaj: Reflektim i tregut ndërkombëtar, ja kur rikthehet bordi i transparencës

Rritja e çmimit të naftës, ministrja Ibrahimaj: Reflektim i tregut ndërkombëtar, ja kur rikthehet bordi i transparencës

March 16, 2026
Ekzekutoi Klevis Lleshin për 50 mijë euro, ja kush është Sabah Nuzi! Porositi tritolin për 36-vjeçarin nga burgu i Fushë-Krujës

Ekzekutoi Klevis Lleshin për 50 mijë euro, ja kush është Sabah Nuzi! Porositi tritolin për 36-vjeçarin nga burgu i Fushë-Krujës

March 16, 2026
Terrorizoi banorët me kallash, arrestohet 40-vjeçari. Pranga edhe grekut që kërkonte florinj

Terrorizoi banorët me kallash, arrestohet 40-vjeçari. Pranga edhe grekut që kërkonte florinj

March 16, 2026
Lufta në Iran trondit garën mes JD Vance dhe Marco Rubios për vitin 2028

Lufta në Iran trondit garën mes JD Vance dhe Marco Rubios për vitin 2028

March 16, 2026
Artisti i epikës

Artisti i epikës

March 16, 2026
E rëndë në Tiranë: Arrestohet 48-vjeçari i huaj, punësoi të renë dhe e përdhunoi në shtëpi

E rëndë në Tiranë: Arrestohet 48-vjeçari i huaj, punësoi të renë dhe e përdhunoi në shtëpi

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In