• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha mbetet “non grata” në SHBA: Nuk jam këtu për të diskutuar të shkuarën…

by A R
19/12/2024 13:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Nuk jam këtu për të diskutuar të shkuarën. 5 nëntori u dha përgjigje këtyre. Kjo është administratë që ka humbur”. Kështu u përgjigj kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha kur u pyet nga gazetarët për deklaratën e ambasadës së SHBA mbi qëndrimin e SHBA për personat non grata.

“Kjo është administratë që ka humbur. Nuk jam këtu për të harxhuar kohë për të shkuarën. Duhet të më pyesni për të ardhmen. Po më pyetët për administratën që vjen, se për administratën që ikën, nuk besoj që ka mbetur gjë që nuk kam thënë para jush. Nuk rri të komentoj unë tani, të themi, çfarë t’i thuash, ajo ishte shkruar nga dora e Kimit, bile e kishte ndryshuar pak. Nuk mund të komentoj administratën që ikën”, u përgjigj Berisha.

Dy ditë më parë nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale, e ngarkuara me punë e ambasadës amerikane, Nancy VanHorn tha se SHBA i qëndron pozicionit për personat e shpallur për korrupsion madhor, por njëkohësisht kërkon klimë politike gjithëpërfshirëse në parlament.

“Nxis të gjitha palët të angazhohen në mënyrë konstruktive në një proces politik që është i barabartë për të gjithë. Ne i qëndrojmë pozicionit tonë të kahershëm se nuk angazhohemi me individë të përcaktuar për përfshirje në korrupsion madhor”, tha ajo.

Ambasada amerikane zgjodhi të japë mesazhin e saj me nisjen e periudhës zgjedhore duke kërkuar krijimin e një mjedisi të barabartë për të gjithë në zgjedhje. Nancy VanHorn, deklaroi se gjatë muajve të fundit kishte zhvilluar disa takime me përfaqësues të opozitës shqiptare, duke vlerësuar pozitivisht ato.

Ky qëndrim i Ambasadës Amerikane vjen pak ditë pas edhe qeveria Britanike, i refuzoi Sali Berishës mundësinë e ankimit të non gratës.

Next Post
Kthimi i emigrantëve për festat e fundvitit, nis lundrimi i linjave të dyfishta me Italinë

Kthimi i emigrantëve për festat e fundvitit, nis lundrimi i linjave të dyfishta me Italinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“A nuk ju kanë informuar për Antifa-n?” Balla replikon me kongresmenët amerikanë për protestat në Tiranë

Balla paralajmëron masa ndaj protestuesve të dhunshëm: Studentët rrezikojnë bursat, nesër detajet!

October 19, 2026
A ngjasojnë protestat e sotme me 21 Janarin e 2011? Flet Bamir Topi: Ka një të veçantë që…

A ngjasojnë protestat e sotme me 21 Janarin e 2011? Flet Bamir Topi: Ka një të veçantë që…

October 19, 2026
Historiani komenton vizitën e Ramës në Athinë: Fjalimi politik i jetës. Pse takimi është historik për shqiptarët

Profesorë apo aktivistë politikë?

October 19, 2026
Flirtime e tradhti/ Meri Shehu bën parashikimin e mujor të horoskopit në BBV!

“Plasin 3-shat” këtë javë! Meri Shehu zbulon shenjat më të favorizuara të horoskopit

October 19, 2026
“3 personat e atentatit në Don Bosko u identifikuan”, Karamuço: Ata bënë një gabim…

“Largoni fëmijët nga dhuna ekstreme!”, Karamuço: Turp ta nisin jetën me një vepër penale

October 19, 2026
“Brez TikTok-u që nuk lidhin dot 7 fjalë bashkë” / Rama për protestuesit e dhunshëm: Qenie të verbra e pa shkollë!

Bilanci i 8 ditë proteste: 310 të lënduar, mes tyre 191 punonjës policie dhe 88 protestues

October 19, 2026
Papa Leo i kërkon Zelenskyyt të bashkëpunojë me Rusinë për ndihmën për Oleshky

Papa Leo i kërkon Zelenskyyt të bashkëpunojë me Rusinë për ndihmën për Oleshky

October 19, 2026
Dy fjalë për Adi Krastën

Makthi i Albin Kurtit nga tabela në Morinë

October 19, 2026
Ministrja Kushi nxjerr udhëzimin për uljen e numrit të nxënësve në klasa

“Distancohuni nga dhuna, po përdoren minorenët!”, Evis Kushi thirrje studentëve dhe prindërve

October 19, 2026
Shkon në katër numri i të vdekurve nga përmbytjet në Spanjë

Shkon në katër numri i të vdekurve nga përmbytjet në Spanjë

October 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com