• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Ndërtimet pa leje dhe vjedhja e energjisë, veprat që dyfishuan numrin e grave në burgje

by A R
20/12/2016 18:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Open Data Albania po hulumton mbi trendin e kriminalitetit të femrave në Shqipëri në vitet 2014 dhe 2015 bazuar në të dhëna të Vjetarëve Statistikorë të Ministrisë së Drejtësisë.

Të dhënat detajohen në numër grash dhe vajzash të dënuara sipas veprës penale apo nenit konkret. Kriminaliteti i femrave sipas Vendimeve Gjyqësore përbën çdo vit tre deri tetë përqind të totalit të kriminalitetit. Në vitin 2014 femra të dënuara me vendim gjykate numërohen 401 ndërsa në 2015 numri është dyfishuar me 881 raste gra apo vajza të dënuara. Rritja e kriminalitetit në vitin 2015 kundrejt vitit 2014 përkon edhe me ashpërsimin e politikës penale për vepra që lidhen me përvetësimin e energjisë elektrike apo ndërtimet e paligjshme. Dy janë veprat penale ku në vitin 2015 kemi numër më të lartë të grave dhe vajzave, kryesisht kryefamiljare të dënuara Neni 137 paragrafët 1 dhe 2, me përkatësisht 142 dhe 42 raste.

Për veprën penale Vjedhje e Energjisë Elektrike ose Impulseve Telefonike u dënuan 184 femra në vitin 2015. Paragrafi i parë parashikon vjedhjen e energjisë elektrike ose impulseve telefonike, dëmtimin i matësit, si dhe çdo ndërhyrje tjetër te paligjshme dhe te paautorizuar në sistemin e matjes apo në rrjetin elektrik ose rrjetin telefonik, te kryera me qëllim përfitimi të paligjshëm. Ligjvënësi ka parashikuar dënim me burgim deri në 3 vjet. Paragrafi i dytë i nenit 137 parashikon rastin kur vepra penale kryhet me një nga rrethanat si bashkëpunim, më shumë se një herë, ose nga përdoruesit jo familjarë të energjisë elektrike apo të rrjetit të shërbimit telefonik.

Kjo figurë e veprës penale dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet. Në vitin 2015 me rrethana rënduese janë dënuar 42 gra për këtë figurë vepre penale. Ushtrimi i Prostitucionit vijon të mbetet një nen penalizues. Megjithëse shumë vende nuk e konsiderojnë ushtrimin e prostitucionit si vepër penale, Ligjvënësi shqiptar vijon ta konsiderojë gruan në pozitat e punëtores së seksit, si autore e një veprimi penal dhe jo si viktima të një fenomeni.

Sipas të dhënave nga ODA, Për Ushtrim Prostitucioni Neni 113, në vitin 2015 u dënuan 15 femra ndërsa në vitin 2014 janë 7 raste dënimesh. Në nëntë vite të fundit në total janë dënuar 254 femra për këtë vepër penale, mesatarja për çdo vit është 28. Politika penale për këtë lloj veprimi ka qenë edhe më e ashpër në vitet 90. Femrat zënë një përqindje të vogël në tërësinë e gjithë të dënuarve, vetëm në vitin 2015 femrat e dënuara përbëjnëpesë përqind të të gjithë të dënuarve. Femrat e dënuara përbënin përqindjen më të madhe në raport me gjithë të dënuarit,në vitin 2011, me 12 përqind.

Një fluks të lartë dënimesh për femrat, ka shënuar vepra penale të Vjedhjes që përkon me nenin 134 të Kodit Penal, Falsifikimi i dokumenteve, e cila përkon me nenin 186 të Kodit Penal dhe Mashtrimi gjithashtu një vepër penale e kryer dhe aplikuar për të dënuara femra. Në vitin 2014 është shënuar rasti i parë dhe i vetëm i dënimit të një femre për kryerje të veprës penale të Vrasjes për Gjakmarrje. /DRONI/a.m.

Next Post
Trump ka reaguar pas kritikave ndaj restorantit të tij

Trump ka reaguar pas kritikave ndaj restorantit të tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Projekti “Bashki të Forta”, Mazniku: 15.6 milion euro për rritjen e cilësisë së qeverisjes vendore

Mazniku e thotë prerë: Edi Rama nuk e jep dorëheqjen! S’ka dhunë të tejkaluar nga policia

October 19, 2026
Mbyllja e tre grupkapitujve me BE, Romina Kuko: Shqipëria është në rrugën e duhur! Sfida reale fillon tani

“Qeveritë demokratike nuk rrëzohen nga gurët”, Kuko: Në Shqipëri po shohim tipare të lëvizjes ekstremiste ANTIFA

October 19, 2026
“Nuk jemi republikë nëse gjyqësori pezullon ekzekutivin”, Balla zbulon ndryshimet për Nenin 242

Dosja “21 Janari”, Balla optimist: SPAK ka disa detyra për t’i zbatuar, shpresoj shumë që…

October 19, 2026
“Vrasësit me pagesë po lidhen me agjenturat ruse”/ Karamuço: Po marrin ish-ushtarakë të kujdesen për armët. Shkollat e terrorit…!

Karamuço ngre alarmin për ANTIFA-n: Europa pritet të ashpërsojë masat, çfarë rrezikojnë protestuesit

October 19, 2026
“Nuk jam një admirues i Zelenskyt”- Trump: Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës nuk duhej të kishte nisur kurrë

Trump: Zelenskyy duhet të gjejë edhe dikë tjetër për të negociuar për t’i dhënë fund luftës

October 19, 2026
Trump: Nëse Zelensky do të më kishte dëgjuar miliona ukrainas do të ishin gjallë

Trump: Nëse Zelensky do të më kishte dëgjuar miliona ukrainas do të ishin gjallë

October 19, 2026
Sherr në studio/ Demalia: Nuk jeni burra, është ANTIFA dhe islamizmi ekstrem! Gjinishi: Rroftë Edi Rama

Sherr në studio/ Demalia: Nuk jeni burra, është ANTIFA dhe islamizmi ekstrem! Gjinishi: Rroftë Edi Rama

October 19, 2026
Kriza e vitit 1987/ Rënia historike e Dow Jones, humbja më e madhe ditore në historinë e bursave

Kriza e vitit 1987/ Rënia historike e Dow Jones, humbja më e madhe ditore në historinë e bursave

October 19, 2026
“A nuk ju kanë informuar për Antifa-n?” Balla replikon me kongresmenët amerikanë për protestat në Tiranë

Balla paralajmëron masa ndaj protestuesve të dhunshëm: Studentët rrezikojnë bursat, nesër detajet!

October 19, 2026
A ngjasojnë protestat e sotme me 21 Janarin e 2011? Flet Bamir Topi: Ka një të veçantë që…

A ngjasojnë protestat e sotme me 21 Janarin e 2011? Flet Bamir Topi: Ka një të veçantë që…

October 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com