• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Ndërtimet pa leje, ALUIZNI shmang pritjen në hipotekë dhe pagesën për pronarët

by A R
12/01/2016 08:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pronarët e ndërtimeve pa leje nuk do të duhet më të tërheqin lejen e legalizimit dhe më pas të regjistrojnë pronën në hipotekë, shkruan Gazeta Shqiptare. Kjo procedurë nga sot do të realizohet nga ALUIZNI. Qytetarët çlirohen nga tarifa 5 mijë lekë dhe certifikata e pronësisë do t’u shkojë në shpi. Vendimi është botuar në Fletoren Zyrtare dhe hyn në fuqi sot e parashikon që personat që kanë ndërtuar pa leje, që kanë vetëdeklaruar dhe kanë paguar faturën për parcelën ndërtimore do të marrin tapitë e shtëpive nga ALUZINI.

Afati për pajisjen me certifikatën e pronësisë shkurtohet në 10 ditë nga data e miratimit të lejes së legalizimit. Personat që janë në proces legalizimi dhe kanë paguar rregullisht faturën energjisë elektrike gjatë gjithë vitit të fundit përfitojnë 10% zbritje nga fatura për pagesën e truallit. Këto janë ndryshimet kryesore të miratuara në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave. Në vendim përcaktohet se kërkesa për shërbimin e regjistrimit të lejes së legalizimit dhe për lëshimin e certifikatës së pronësisë, për pasurinë e legalizuar, paraqitet nga ALUIZNI në emër të përfituesit të lejes, sipas formularit të kërkesës, të miratuar nga ZRPP-ja.

 

Tapia

Për pajisjen me tapi të personave që kanë ndërtuar pa leje do të bashkëpunojë ALUIZNI dhe ZRPP-ja pa qenë nevoja të aplikojë vetë përfituesi. ALUIZNI dorëzon në ZRRP verifikimin e gjendjes juridike të pronës ku janë ngritur ndërtimet informale, përditësimin e regjistrit të pasurive të paluajtshme, kartelave dhe hartave kadastrale, sipas blloqeve kadastralë ku janë ngritur ndërtimet informale dhe regjistrimin e lejes së legalizimit dhe të pasurisë së legalizuar. Kërkesa për informacion, për verifikimin e gjendjes juridike të pronës (statusit juridik), dërgohet nga ALUIZNI pranë ZVRPP-së, jo më vonë se 10 ditë nga data e evidentimit faktik në terren (data e “Procesverbalit të evidentimit në terren”) dhe shoqërohet nga harta vektoriale në format shkresor dhe elektronik.

Ndërkohë ZVRPP-ja, brenda 15 ditëve nga administrimi i kërkesës, dërgon informacionin mbi gjendjen juridike të pronave në bllokun kadastral, në të cilin përfshihen: të dhënat mbi pronarin e pasurisë, harta kadastrale në format shkresor e elektronik dhe kartelat. Në VKM është sanksionuar se kur ZVRPP-ja nuk dërgon informacion, ALUIZNI vijon procedurat administrative për legalizimin e ndërtimit, duke kërkuar regjistrimin e tij. Kur zona kadastrale nuk i është nënshtruar regjistrimit fillestar dhe poseduesi i ndërtimit nuk disponon dokumentacionin që provon pronësinë mbi truallin, ALUIZNI vijon procedurat e kalimit të së drejtës së pronësisë, si në rastin e ndërtimeve informale të ngritura mbi truall “shtet”.

 

Leja

Subjektet përfituese të lejeve të legalizimit, që konfirmohet se kanë shlyer pagesat e furnizimit me energji elektrike gjatë një viti nga momenti i njoftimit të pagesës së parcelës ndërtimore, përfitojnë faljen e 10% të vlerës. Për subjektet debitorë, ALUIZNI i kërkon ZVRPP-së vendosjen e kufizimit mbi pasurinë e legalizuar. Leja e legalizimit, e lëshuar për projeksionin e soletës, ose të volumit të mbështetur vetëm në një krah (konsolës), regjistrohet në regjistrin e pasurive të paluajtshme, në përputhje me përcaktimet e këtij vendimi.

Për regjistrimin e shtesës informale në lartësi, në pallatet me leje, ZVRPP-ja procedon sipas përcaktimeve të këtij vendimi. Për këtë qëllim, ZVRPP-ja kryen shënimet përkatëse në regjistrin e pasurive të paluajtshme, për rishpërndarjen e kuotave të pjesëmarrjes mbi truallin e ndërtesës ekzistuese, si dhe mbi hapësirën e përbashkët (në bashkëpronësi të detyrueshme).

Balkanweb

Next Post

Abdeslam Salah, foto në pikë karburanti pas sulmeve të Parisit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkak parakalimi i gabuar, 32-vjeçari shqiptar vdes në Itali pas përplasjes me kamionin

Shkak parakalimi i gabuar, 32-vjeçari shqiptar vdes në Itali pas përplasjes me kamionin

February 11, 2026
Kosovë, presidenti “pezull”/ Afati kushtetues drejt fundit, LVV ende pa hapa konkretë për zgjedhjen e kreut të shtetit

Shtyhet seanca konstitutive e Kuvendit të Kosovës, shkak gjyqi për ish-krerët e UÇK-së

February 11, 2026
Kandidon për deputet në Vlorë, Ardit Bido emëron zëvendësuesin e tij tek Drejtoria e Arkivave

“Azem ti je gjallë”, deputeti i PS për Berishën: Vjen një moshë që njeriu nuk mundet ta…

February 11, 2026
“Dumani kërkoi të vrasim biznesmenin për të gjetur të birin”, zbardhet dëshmia e të pandehurit Henrik Hoxha

Porosia 150 mijë euro, Hoxha: Do i vrisnim babain, që i biri të shfaqej në varrim

February 11, 2026
Deputetet e PD kërkesë Presidentit Begaj: Mos dekreto ligjin për barazinë gjinore

9 viktima dhe 25 të plagosur nga të shtënat në Kanada, Begaj: Dënojmë çdo akt dhune që merr jetë njerëzore

February 11, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 12 Shkurt 2026

February 11, 2026
Dhuna ndaj policëve në protestë, Koçiu: Autorët do dënohen maskimalisht!

Dhuna ndaj policëve në protestë, Koçiu: Autorët do dënohen maskimalisht!

February 11, 2026
NATO me hierarki të re? Europianët marrin përgjegjësitë që dikur ishin të amerikanëve

NATO me hierarki të re? Europianët marrin përgjegjësitë që dikur ishin të amerikanëve

February 11, 2026
Protestë në Durrës, banorët e prekur nga projekti “TID” përplasen me këshilltarët dhe policinë

Protestë në Durrës, banorët e prekur nga projekti “TID” përplasen me këshilltarët dhe policinë

February 11, 2026
7 muaj pa paga, punëtorët e sigurimit të Bankers Petroleum ngrihen në protestë

7 muaj pa paga, punëtorët e sigurimit të Bankers Petroleum ngrihen në protestë

February 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In