• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Ndërtimet e papërfunduara të konfiskuara, ja sa do paguajnë zhvilluesit, ndryshe bllokim llogarish

by Os De
25/12/2025 12:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndërtimet që janë zhvilluar jashtë lejeve të dhëna por janë të papërfunduara do të duhet që të përfundojnë dhe ndërtuesi do të ketë detyrim për një pjesë të investimit. 

Draft “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin 66/2023 “Për administrimin e objekteve të konfiskuara si ndërtime pa lejë me qëllim përdorimin e tyre për interes publik apo strehim social si dhe zbutjen e pasojave sociale të shkaktuara” parashikon se nëpërmjet ekspertit të kontraktuar, grupi i punës i dedikuar për këtë proces kryen vlerësimin e përshtatjes së objektit dhe përcakton nevojat teknike, urbane, financiare e procedurale të realizimit të përshtatjes. 

Po kështu ky grup propozon formën e zhvillimit më të përshtatshëm në rastin konkret, si dhe harton masat përkatëse për zhvillim, të cilat i propozohet për miratim titullarit të institucionit, i cili më pas ia paraqet ministrit përgjegjës për administrimit të pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara nga krimi në rast shitjeje. 

“Për zhvillimin e objekteve me investim të papërfunduar, nëpërmjet ekspertit të licencuar, Agjencia vlerëson kostot për përfundimin e punimeve për: a) kryerjen e punimeve totale për përfundimin e objektit, me qëllim vënien e tij në funksion; b) kryerjen e punimeve për përfundimin e tyre në lidhje me ambientet e përbashkëta; c) kryerjen e punimeve për përfundimin e ambienteve të cilat i përkasin pronësisë Shtet” thuhet në pikën 2 të nenit 19/1. 

Sipas të njëjtit për çdo objekt, rast pas rasti, duhet të merret parasysh që: 

– në varësi të objektit të konfiskuar nga 2-10%, shpenzimet për përfundimin e punimeve të pakryera në objekt kryhen nga subjekti zhvillues/zbatues/mbikëqyrës/kolaudues, sipas angazhimit të marrë prej tij në fazën fillestare të ndërtimit të objektit. Nëse ai nuk i kryen ato, atëherë procedohet me bllokimin e llogarive bankare dhe pasuritë e tij për të mbuluar shpenzimet. 

–  në rastin kur objekti i konfiskuar në tejkalim të lejes së ndërtimit mbi 10% të punimeve të kryera pa leje, nga ana e ekspertit të licencuar, të kontraktuar nga AAPSK, përcaktohet vlera e nevojshme për kryerje e punimeve përsa i përket ambienteve të përbashkëta që duhen realizuar për përfundimin e objektit. 

-c) vlera e nxjerrë nga eksperti i njoftohen subjektit zhvillues/zbatues/mbikëqyrës/kolaudues për kryerje pagese. Në rast mos kryerje të pagesës nga ana e tij, merren masa për bllokimin e llogarive bankare apo aseteve të subjektit zhvillues/zbatues/mbikëqyrës/kolaudues, me qëllim mbulimin e shpenzimeve për kryerjen e punimeve. 

“Me marrjen e objektit dhe administrimin e tij nga AAPSK-ja, kjo e fundit merr masat për regjistrimin përkatës pranë ASHK-së. 5. Në rastet e objekteve të cilat kalojnë në pronësi/përdorim apo përgjegjësi administrimi, institucioni përfitues realizon procedurat për investimin përkatës” thuhet në fund të këtij neni./ Monitor 

 

 

 

 

 

Next Post
“Vuajtjet e njerëzimit bërtasin!”/Papa Leone XIV mban meshën e Krishtlindjeve: Mos harroni tendat e Gazës, refugjatët dhe…

“Vuajtjet e njerëzimit bërtasin!”/Papa Leone XIV mban meshën e Krishtlindjeve: Mos harroni tendat e Gazës, refugjatët dhe...

Comments 1

  1. Anonymous says:
    2 months ago

    Mund te hetohete ndertime

    Reply

Leave a Reply to Anonymous Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mysafirët e Epstein shkaktuan Luftën e Tretë Botërore! Nisi me bombardimin e Serbisë”

“Mysafirët e Epstein shkaktuan Luftën e Tretë Botërore! Nisi me bombardimin e Serbisë”

February 24, 2026
E reja e sondazheve, ku refuzohet analiza reale

Sondazhi / Nëse zgjedhjet mbahen sot, PS merr 48.2% të votave; PD tkurret në 25.2%

February 24, 2026
Dita e sotme me diell në pjesën më të madhe të territorit, reshje shiu në disa zona

Dita e sotme me diell në pjesën më të madhe të territorit, reshje shiu në disa zona

February 24, 2026
McAllister nuk e takoi Berishën/ Sondazhi: Sinjali më i fortë i izolimit personal

McAllister nuk e takoi Berishën/ Sondazhi: Sinjali më i fortë i izolimit personal

February 23, 2026
“Molotovi, armë vdekjeprurëse! Të futet në Kodin Penal”, Erjon Braçe reagon për protestën e opozitës

SONDAZHI: 80% e qytetarëve kundër molotovëve në protestat e Sali Berishës!

February 23, 2026
SHBA-të urdhërojnë largimin e stafit nga ambasada në Bejrut mes tensioneve me Iranin

SHBA-të urdhërojnë largimin e stafit nga ambasada në Bejrut mes tensioneve me Iranin

February 23, 2026
Zef Mazi: Çfarë na tha Nënë Tereza, mua dhe Ramiz Alisë kur e pritëm në Rinas!

Zef Mazi: Çfarë na tha Nënë Tereza, mua dhe Ramiz Alisë kur e pritëm në Rinas!

February 23, 2026
“Balluku nuk ka bërë presion”/ Haxhiu: Sokol Balla nuk është i përfshirë, thirrja në SPAK, taktikë e prokurorëve…

“Balluku nuk ka bërë presion”/ Haxhiu: Sokol Balla nuk është i përfshirë, thirrja në SPAK, taktikë e prokurorëve…

February 23, 2026
Asnjë tërheqje bankare dhe zero shpenzime: GdF i sekuestron shqiptarit vilën prej 500 mijë eurosh

Asnjë tërheqje bankare dhe zero shpenzime: GdF i sekuestron shqiptarit vilën prej 500 mijë eurosh

February 23, 2026
Gjin Gjoni elozhe Berishës: Nëse ne deputetët do punonim sa ai, Rama do kishte rënë me kohë!

Gjin Gjoni elozhe Berishës: Nëse ne deputetët do punonim sa ai, Rama do kishte rënë me kohë!

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In