Sali Berisha ka dalë sërish blof me postimit e tij që bën në rrjetet sociale duke u maskuar si “qytetari dixhital”.
I shpalluri “non grada” nga SHBA, shprehet në një postim në facebook se patronazhistët e PS po shpërblehen me ndërtime në mes të qytetit.
“Patronazhistët që terrorizuan qytetarët me të dhënat personale që u dha Edvin Kristaq Xhelati i votës së lirë, shpërblehen me ndërtime në mes të qytetit!”, shkruan Berisha në facebook.
Por qytetari i cili ka ngritur këtë objekt, thotë se ai është anëtar i PD dhe se për ndërtesën e ka që të gjithë dokumentacionin në rregull.
“O zoti Sali Berisha, un që kam bërë këtë objektin jam anëtar i Partia Demokratike e Shqipërsië dhe të kanë informuar gabim servilat e PD në Kurbin.
Cilido që ka ndonjë paqartësi të vij pranë objektit, t’i vë në dispozicion të gjitha dokumentet ligjore.”- shkruan qytetari në postimin e Berishës. (TemA)
/b.h