• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Ndërtim i paligjshëm i “UFO”, në gjykatë deputeti Astrit Veliaj

by
02/05/2015 11:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Përgjithshme përfundon hetimet dhe dërgon për gjykim deputetin Astrit Veliaj, i akuzuar për veprat penale të “Shkatërrimit të pronës” dhe “Ndërtim i paligjshëm”.

Prokuroria e Përgjithshme, e cila ka për kompetencë hetimin e zyrtarëve me funksion deputet, ka kryer hetime mbi veprat të cilat i atribuohen deputetit Veliaj dhe ka arritur në konkluzionin se prej tij janë konsumuar elementët e veprave penale të sipërcituara në rastin e ndërtimit të një godine për qëllime universitare në qytetin e Fierit nga ana e subjektit “UFO” sh.p.k, administrator i të cilit në kohën e kryerjes së punimeve ka qenë deputeti Astrit Veliaj.

Nga tërësia e veprimeve hetimore paraprake të kryera për këtë procedim penal, rezulton si më poshtë vijon.

I pandehuri Astrit Velija, nga data e regjistrimit në qendrën kombëtare të regjistrimit, 16.09.2007, deri në datën 22.07.2013, ka qenë përfaqësues ligjor dhe ortak i vetëm i shoqërisë “Ufo sh.p.k.” me objekt, veç të tjerash, edhe aktivitetin në fushën arsimore.

Pas ndërtimit të disa objekteve të arsimit universitar dhe parauniversitar në rrethe të tjera të vendit, ne vitin 2012 i pandehuri Astrit Veliaj ka marrë iniciativën për të hapur një Institut Universitar edhe qytetin e Fierit, pikërisht në territorin ku ndodhej ish-drejtoria e policisë së qarkut Fier, në lagjen “Kastriot” të atij qyteti.

Nga pikëpamja e regjimit juridik të pronësisë së truallit, ky territor ishte i regjistruar me pronar privat dhe pronar shtetin.

Ndonëse, në pjësën më të madhe, e njohur dhe kthyer si pronë private nga Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Fier qysh në mesin e viteve 90’, deri në vitin 2012 në atë territor ndodheshin ambientet e drejtorisë së policisë së qarkut Fier, derisa në muajin gusht ato janë zhvendosur tërësisht në ambientet e godinës së re në periferi të qytetit.

Duke qenë se territori ku ndodheshin ambientet e Drejtorisë së policisë së qarkut Fier, gjendej kryesisht në truall privat, nga Ministria e Brendshme filloi procedura ligjore për dorëzimin e atij mjedisi, me urdhërin nr 406, datë 22.11.2011 të Ministrit të Brendshëm, “për ngritjen e grupit të punës për dorëzimin e mjediseve të Drejtorisë së policisë së qarkut Fier”.

Ndërkaq, deri në vitin 2012, i pandehuri Astrit Veliaj ka fituar pronësinë, nëpërmjet akteve juridikë të shitblerjeve, mbi pasuritë që ishin të regjistruara si pronë private në territorin ku ndodhej ish-Drejtoria e policisë së qarkut Fier dhe Qëndra e rekrutim – mobilizimit të Ministrisë së Mbrojtjes.

Nga grupi i punës së Ministrisë së Brendshme është përfunduar procedura përkatëse dhe me proces-verbalin e datës 01.08.2012, prona i është dorëzuar fizikisht të pandehurit Astrit Veliaj, si përfaqësues i familjeve M… dhe V…, si dhe për familjen GJ…., përfaqësuesit V.GJ.

Me shkresën datë 02.08.2012, i pandehuri Astrit Veliaj, në cilësinë e pronarit të ligjshëm të pronave të familjeve M… dhe V…, është njoftuar zyrtarisht nga Ministria e Brendshme për dorëzimin fizik të pronës. Në paragrafin e fundit të kësaj shkrese theksohet se : “Për objektet ndërtimore në pronësi të Ministrisë së Brendshme por të ndërtuara mbi truallin e pronarëve të ligjshëm, do të ndiqen procedurat përkatëse ligjore të privatizimit”.

Nga dokumentet e praktikës përkatëse rezulton se janë dorëzuar 11 (njëmbëdhjetë) objekte në pronësi të Ministrisë së Brendshme, mbi truallin në fjalë dhe vlera në kontabilitet e objekteve

shtetërore ishte në shumën prej 10.416.631 (dhjetë milion, katërqind e gjashtëmbëdhjetëmij dhe gjashtëqind e tridhjetë e një) lekë.

Nga dokumentacioni i dërguar nga Zyra vendore e regjistrimit të pasurive të paluejtshme Fier, rezulton se sipërfaqja e përgjithshme e pronës është 11.345 m2, pjesa më e madhe e së cilës pronë private, kurse një sipërfaqe prej 896 m2 mbi këtë truall ishte me pronar shtetin.

Pasi ka fituar të drejtat e pronësisë dhe pasuria i është dorëzuar edhe fizikisht, në mesin e muajit gusht 2012, i pandehuri Astrit Veliaj ka porositur fillimin e punimeve për ndërtimin e një objekti universitar, në territorin ku ndodhej drejtoria e policisë së qarkut Fier.

Punimet e ndërtimit janë kryer pa marrë më parë lejen e ndërtimit nga Bashkia e Fierit. Një veprim i tillë i paligjshëm rezulton të jetë kryer me dashje direkte nga i pandehuri Astrit Veliaj, çka vërtetohet nga provat e hetimit paraprak të tillë si :

Nga komunikimi zyrtar me Bashkinë e Fierit e cila, me shkresën datë 10.07.2013, ka konfirmuar se shoqërisë “Ufo sh.p.k” i është kthyer përgjigje se leja e ndërtimit për kompleksin universitar, nuk mund të lëshohej prej tyre.

Nga konstatimet e Inspektoriatit Ndërtimor e Urbanistik (I.N.U), i Bashkisë së Fierit, i cili pas konstatimit të paligjshmërisë së ndërtimit të objektit ka përpiluar aktet e mëposhtme :

Proces-verbalin datë 12.03.2013, për konstatimin e ndërtimit të paligjshëm,

Proces-verbalin datë 06.09.2013, për konstatimin e ndërtimit të paligjshëm,

Vendimin nr 152, datë 12.09.2013, për pezullimin e punimeve të ndërtimit,

Nga përfundimet e aktit të ekspertimit teknik të kryer gjatë hetimeve paraprake, në të cilin veç të tjerash evidentohet edhe fakti se nga sipërfaqja mbi të cilën është ndërtuar godina universitare, ajo me nr 4/37, është pronë shtet.

Nga deklarimet e të pandehurit Astrit Veliaj gjatë hetimeve paraprake, i cili ka shpjeguar se ka vendosur të kryejë ndërtimin e objektit universitar, pa disponuar më parë lejen e autoriteteve kompetente.

Nga deklarimet gjatë hetimit paraprak të shtetasve A.A dhe A.Ç, të kontraktuar nga i pandehuri për të kryer punime të ndërtimit të objektit universitar, të cilët kanë shpjeguar se për punimet e kryera nuk ka patur leje ndërtimi.

Nga deklarimet e personave të tjerë që kanë patur dijeni për rrethana të dobishme për qëllimet e hetimit.

Nga kqyrjet në vend të kryera nga policia gjyqësore, në kuadrin e hetimit paraprak të këtij procedimi penal.

Veç sa më sipër, gjatë procesit të kryerjes së punimeve për ndërtimin e objektit universitar, i pandehuri ka shkatërruar edhe numrin më të madh të ndërtimeve shtetërore, godina të ish-drejtorisë së policisë së qarkut Fier dhe në inventarin e Ministrisë së Brendshme, që ndodheshin në territorin e marrë prej tij në dorëzim. Edhe ky veprim i paligjshëm rezulton të jetë kryer me dashje direkte nga i pandehuri Astrit Veliaj, çka vërtetohet nga provat e mëposhtme të hetimit paraprak.

Akti i ekspertimit teknik, i kryer gjatë hetimeve paraprake, nga i cili kanë rezultuar përfundimet e mëposhtme :

Sipërfaqja e përgjithshme e pronës është 11.345 m2, ku brenda saj ndodhet edhe godina e universitetit prej 1700 m2.

Kjo pronë ndodhet në zonën kadastrale 8534. Brenda siperfaqes ndodhen disa numra pasurie ku mbizotëron ajo 4/158 në pronësi të familjes V…., por ndodhen edhe pasuritë 4/83, 4/37, 4/149, 4/86-nd, 4/75, 4/86, 4/88, 4/36, 4/72, 4/98.

Në truallin në fjalë ka patur objekte që janë shkatërruar tërësisht, me sipërfaqe totale 825.5 m2.

Vlera e objekteve të shkatërruara, përfshirë amortizimin e tyre është llogaritur në shumën prej 5.479.510 (pese milion, katërqind e shtatëdhjetë e nëntëmij dhe pesëqind e dhjetë) lekë.

Nga praktika dokumentare e dorëzimit të mjediseve ku ndodheshin ambientet e ish-drejtorisë së policisë së qarkut Fier, midis grupit të punës së Ministrisë së Brendshme dhe të pandehurit Astrit Veliaj.

Nga kontratat e lidhura mes të pandehurit Astrit Veliaj dhe përfaqësuesve të shoqërive të ngarkuara me kryerjen e punimeve në objekt, ku vec të tjerash parashikohej shprehimisht edhe shëmbja e godinave në pronësi të Ministrisë së Brendshme.

Nga kqyrjet në vend të kryera nga policia gjyqësore, në kuadrin e hetimit paraprak të këtij procedimi penal.

Me veprimin e tij të shkatërrimit të disa objekteve në pronësi të Ministrisë së Brendshme, që ndodheshin brenda territorit ku është kryer ndërtimi i korpusit universitar në lagjen “Kastriot” të qytetit të Fierit, i pandehuri Astrit Veliaj ka kryer veprën penale të shkatërrimit të pronës, me dëm në vlerën prej 5.479.510 lekë, e parashikuar nga neni 150 i Kodit Penal.

Kurse me veprimin e tij të ndërtimit pa leje të organeve kompetente të objektit të lartpërmendur, një pjesë e të cilit në tokë shtetërore, i pandehuri Astrit Veliaj ka konsumuar edhe elementët e veprës penale të ndërtimit të paligjshëm, e parashikuar nga neni 199/a-2 i Kodit Penal.

Sikurse u përmend edhe më sipër, të dhënat hetimore paraprake që tregojnë se i pandehuri Astrit Veliaj e ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet, janë aktet e siguruara gjatë hetimit paraprak si proces-verbali për kqyrjen e vendit të ngjarjes, aktet e ekspertimit teknik, deklarimet e të pandehurit, ato të personave që kanë spjeguar për rrethana të hetimit të këtij procedimi penal, dokumentet e administruara gjatë hetimit paraprak etj.

Në këto kushte hetimet paraprake të këtij procedimi penal konsiderohen të përfunduara.

Sa më sipër, paraqes para Gjykatës së Lartë ketë :

K Ë R K E S Ë :

Për gjykimin e të pandehurit Astrit Veliaj, i datëlindjes 1958, deputet i Kuvendit të Shqipërisë, i cili akuzohet per kryerjen e veprave penale të mëposhtme :

Shkatërrimi i pronës, e parashikuar nga neni 150 i Kodit Penal.

Ndërtimit të paligjshëm, në tokën publike, e parashikuar nga neni 199/a-2 i Kodit Penal.

Redaksia Online

(JavaNews.al)

 

Next Post

PS: Basha nëpër rrethe për të fshehur dështimin e tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Turisti i huaj grabitet në Vlorë/ Policia shpall në kërkim autorin, i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

Turisti i huaj grabitet në Vlorë/ Policia shpall në kërkim autorin, i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

March 4, 2026
Spanja i thotë “jo” sërish presionit amerikan: Nuk lejojmë avionë në bazat tona!

Spanja i thotë “jo” sërish presionit amerikan: Nuk lejojmë avionë në bazat tona!

March 4, 2026
90% e kantierëve, me shkelje sigurie/ IKMT nis fushatë kontrolli në Tiranë dhe Golem, do shtrihet në gjithë vendin

90% e kantierëve, me shkelje sigurie/ IKMT nis fushatë kontrolli në Tiranë dhe Golem, do shtrihet në gjithë vendin

March 4, 2026
I kërkoi të qetësohej pasi po grindej me të dashurën, shqiptari qëllon me armë pronarin e restorantit në Belgjikë

I kërkoi të qetësohej pasi po grindej me të dashurën, shqiptari qëllon me armë pronarin e restorantit në Belgjikë

March 4, 2026
Ofensivë tokësore në Liban? Macron i kërkon Netanyahut të përmbahet: Duhet të ruajmë integritetin territorial!

Ofensivë tokësore në Liban? Macron i kërkon Netanyahut të përmbahet: Duhet të ruajmë integritetin territorial!

March 4, 2026
Këshilli Mbikëqyrës i BSH mblidhet për herë të parë me zgjedhjen e anëtarëve të rinj, miraton raportin vjetor

Këshilli Mbikëqyrës i BSH mblidhet për herë të parë me zgjedhjen e anëtarëve të rinj, miraton raportin vjetor

March 4, 2026
“Osmani e refuzoi ofertën për presidente”, Presidenca përgënjeshtron deklaratën e Vetëvendosjes

“Osmani e refuzoi ofertën për presidente”, Presidenca përgënjeshtron deklaratën e Vetëvendosjes

March 4, 2026
Ndërpritet energjia elektrike në Irak/ Ambasada amerikane thirrje shtetasve të saj: Largohuni sa më shpejt të jetë e mundur

Ndërpritet energjia elektrike në Irak/ Ambasada amerikane thirrje shtetasve të saj: Largohuni sa më shpejt të jetë e mundur

March 4, 2026
Sulmi me raketë balistike nga Irani, Ministria e Jashtme: Shqipëria në solidaritet të plotë me Turqinë

Sulmi me raketë balistike nga Irani, Ministria e Jashtme: Shqipëria në solidaritet të plotë me Turqinë

March 4, 2026
Holanda me sytë nga modeli italo-shqiptar për azilkërkuesit/ Kryeministri: Ka shtete që pranojnë të kryejnë…

Holanda me sytë nga modeli italo-shqiptar për azilkërkuesit/ Kryeministri: Ka shtete që pranojnë të kryejnë…

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In