• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Ndërron jetë në moshën 75-vjeçari politikani i njohur grek, Vasilis Leventis

by A R
01/07/2026 16:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-deputeti grek, Vasilis Leventis, ka ndërruar jetë ditën e mërkurë, 1 korrik, në moshën 75-vjeçare.

Vitet e fundit, Vasilis Leventis luftoi me kancerin, ndërsa disa vite më parë ka hasur probleme edhe për shkak të Covid-19, kohë kur ai ishte shtruar në spital për një kohë të gjatë dhe i intubuar.

Ka qenë djali i tij i adoptuar, Marios Georgiadis, ai i cili ka njoftuar vdekjen e politikanit përmes një postimi publik.

“Nuk e kam menduar kurrë se kjo moment do të vinte kaq herët. Vetëm në moshën 75-vjeçare. Me dhimbje të madhe sot i jap lamtumirën babait tim. Njeriut që më rriti, më mbështeti në çdo hap të jetës sime dhe më mësoi, me shembullin e tij, çfarë do të thotë dinjiteti, këmbëngulja, durimi, qëndrueshmëria dhe guximi.

Për shumë njerëz ishe Presidenti. Për mua ishe thjesht babai im. Nuk isha fëmija yt biologjik. Por kurrë nuk më bëre të ndihem sikur isha diçka më pak se djali yt. Dhe sot, duke parë pas një jete të tërë, kuptoj se gjaku mund të krijojë lidhje farefisnore.

Por dashuria, kujdesi dhe prania janë ato që krijojnë një baba. Dhe ti ishe babai im. Të falënderoj që më rrite si fëmijën tënd. Të falënderoj për gjithçka që më mësove, jo vetëm me fjalët e tua, por me mënyrën se si jetove.

Trashëgimia jote më e madhe nuk janë arritjet e tua. Është mënyra se si jetove. Mënyra se si luftove. Mënyra se si mbete besnik ndaj parimeve të tua.

Udhëtim të mbarë, baba. Nuk do të të harroj kurrë.”, shkroi Georgiadis.

Leventis u mor për herë të parë me politikë në vitin 1982, kur kandidoi për Kryetar Bashkie të Pireut. Në vitin 1984 themeloi partinë e parë ekologjike në Greqi, dhe në vitin 1992 një kongres vendosi themelimin e Bashkimit të Qendrës. Në vitin 1990, Vasilis Leventis vuri në funksion stacionin televiziv “Kanali 40”, i cili më pas u zhvillua në “Extra Channel”. Bashkimi i Qendrës mori pjesë në të gjitha zgjedhjet pas vitit 1992, me lista të plota kandidatësh në të gjithë vendin.

Në zgjedhjet parlamentare të shtatorit 2015, Bashkimi i Qendrës arriti të hyjë në Parlament, ashtu si edhe vetë Leventis, 23 vite pas themelimit të partisë, me një përqindje prej 3,43% dhe zgjedhjen e 9 deputetëve. Në zgjedhjet parlamentare të korrikut 2019, Bashkimi i Qendrës mori 1,24% dhe nuk arriti të hyjë në parlament, ndërsa Vasilis Leventis nuk u rizgjodh.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Samiti në Tiranë me BE-në për Planin e Rritjes, Rama publikon pamjet nga takimet: 48 orë të mbushura me Europë për Ballkanin Perëndimor! (VIDEO)

Samiti në Tiranë me BE-në për Planin e Rritjes, Rama publikon pamjet nga takimet: 48 orë të mbushura me Europë për Ballkanin Perëndimor! (VIDEO)

November 27, 2026
Berisha u jep zemër demokratëve nga Kamza: E di që jeni rraskapitur në opozitë, por jemi në kilometrin e fundit!

Berisha u jep zemër demokratëve nga Kamza: E di që jeni rraskapitur në opozitë, por jemi në kilometrin e fundit!

November 27, 2026
Superiorja/ Derbi i kryeqytetit me katër penallti, Partizani fiton, i ikën fundit të tabelës dhe thellon krizën e Dinamos!

Superiorja/ Derbi i kryeqytetit me katër penallti, Partizani fiton, i ikën fundit të tabelës dhe thellon krizën e Dinamos!

November 27, 2026
Itali miraton ligj të ri, kufi për nxënësit e huaj dhe kuotë 30%, ndalon edhe burkat në shkolla!

Itali miraton ligj të ri, kufi për nxënësit e huaj dhe kuotë 30%, ndalon edhe burkat në shkolla!

November 27, 2026
E pazakontë në futbollin shqiptar, lojtari kafshon kundërshtarin në ndeshjen Pogradec-Iliria! Ndëshkohet me karton të kuq

E pazakontë në futbollin shqiptar, lojtari kafshon kundërshtarin në ndeshjen Pogradec-Iliria! Ndëshkohet me karton të kuq

November 27, 2026
Aksidenti i rëndë në aksin Gjirokastër-Kakavijë, humb jetën pas plagosjes së rëndë drejtuesi 64-vjeçar i motorit! U përplas nga 35-vjeçari me mjet

Aksident dramatik në Orikum, 3 të plagosur nga përplasja e dy makinave, ja si paraqitet gjendja e tyre në spital!

November 27, 2026
Moti i keq/ Probleme në malësinë e Shkodrës, rënie gurësh në akset Koplik-Bogë, Dedaj-Razëm dhe Bogë-Theth (VIDEO)

Moti i keq/ Probleme në malësinë e Shkodrës, rënie gurësh në akset Koplik-Bogë, Dedaj-Razëm dhe Bogë-Theth (VIDEO)

November 27, 2026
Presidentja e Kosovës, Shiroka-Pula: Duam trajtim të barabartë në rrugën drejt integrimit evropian!

Presidentja e Kosovës, Shiroka-Pula: Duam trajtim të barabartë në rrugën drejt integrimit evropian!

November 27, 2026
Karakaçi: Do të falen rreth 36 mijë fatura të energjisë elektrike të periudhës 2008-2013, qytetarët të shprehin shqetësimet në platformën online

Karakaçi: Do të falen rreth 36 mijë fatura të energjisë elektrike të periudhës 2008-2013, qytetarët të shprehin shqetësimet në platformën online

November 27, 2026
Qeveria miraton ratifikimin e marrëveshjes me NATO-n për mbështetjen e Ukrainës! Ja çfarë parashikon vendimi!

Qeveria miraton ratifikimin e marrëveshjes me NATO-n për mbështetjen e Ukrainës! Ja çfarë parashikon vendimi!

November 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In