Aktori Mike Hagerty, ka ndëruar jetë në moshën 67-vjeçare i cili ishte i njohur përmes roleve në “Friends” dhe “Somebody Somewhere”’. Lajmi u bë i ditur nga mikja e tij, Bridget Everett, në një postim në rrjetet sociale.
“Me dhimbje të thellë, familja e Michael G. Hagerty njoftoi vdekjen e tij ditën e djeshme në Los Angeles. Mike, ka lënë pas bashkëshorten e tij Mary Kathryn, motrën Mary Ann Hagerty dhe vajzën Meg. Ai do t’i mungojë të gjithëve”, ka shkruar Everett.
Sipas mediave të huaja, shkaku i vdekjes së aktorit nuk është zbuluar ende. Hagerty e filloi karrierën e tij në ekran në fillim të viteve 1980 me role të vogla në filma si “Doctor Detroit”, “The Imposter”, “Turk 182” dhe “Breëster’s Millions”.
Edhe pse më i njohur për rolet e tij televizive, Hagerty kishte gjithashtu disa role filmike, veçanërisht në komedi. Në vitin 1987, ai luajti mikun më të mirë të Kurt Russell në filmin komedi “Overboard”, i cili gjithashtu luajti Goldie Haën dhe Edëard Herrmann.
/a.r