• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Ndërron jetë “kasapi i Bosnjës” Ratko Mlladiç, i dënuar për masakrën e Srebrenicës me mbi 8 mijë të vrarë!

by A. Q
27/08/2026 15:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-komandanti i ushtrisë serbe të Bosnjës, Ratko Mlladiç, i dënuar nga një gjykatë ndërkombëtare për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit të kryera gjatë luftës në Bosnje më 1992-1995, ka vdekur në moshën 84-vjeçare.

Lajmi u bë i ditur nga Radio Televizioni i Republikës Sërpska. Mlladiç ishte dënuar për një akuzë për gjenocid, për pesë akuza për krime kudër njerëzimit dhe katër akuza për krime lufte nga Tribunali Ndërkombëtar Penal për ish-Jugosllavi (ICTY) në Hagë më 2017 – mbi 20 vjet pasi ndaj tij u ngrit aktakuzë.

I njohur nga viktimat e tij dhe të tjetër si “kasapi i Bosnjës”, gjykata e gjeti Mlladiçin fajtor për urdhërimin e masakrimit të më shumë se 7.000 burrave dhe djemve në Srebrenicë më 1995 – mizoria më e madhe e kryer në Evropë që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore.

Që nga vendimi i Tribunalit në Hagë, numri i viktimave nga gjenocidi në Srebrenicë është rritur në mbi 8.000.

Mlladiq po ashtu u shpall përgjegjës nga Tribunali edhe për rrethimin dhe bombardimin e kryeqytetit të Bosnjës, Sarajevë – një krim kundër njerëzimit që sipas gjykatës ndërkombëtare rezultoi me vdekjen e 4.548 ushtarëve boshnjakë dhe 4.954 civilëve. Vlerësohet se po ashtu 50.000 persona ishin plagosur gjatë rrethimit.

Tribunali i Hagës gjeti po ashtu presidentin e kohës së luftës në entitetin serb të Bosnjë e Hercegovinës, Republikës Sërpska, Radovan Karaxhixh, se kishte ndërmarrë politika që çuan në akte të gjenocidit dhe krimeve kundër njerëzimit, ndërkaq Mlladiç, komandanti i tij kryesor i ushtrisë, sipas gjykatës, i kishte ekzekutuar këto plane.

Mlladiq dhe Karaxhixh u akuzuan se kishin udhëhequr një zinxhir komandues mbi operacionet me qëllim spastrimin etnik të Bosnjës nga joserbët, përmes torturës, frikësimit, dëbimeve të detyruara të popullsisë dhe vrasjeve masive.

I cilësuar nga nacionalistët serbë dhe shumë serbë të Bosnjës si hero, Mlladiç komandoi forcat serbe të Bosnjës gjatë luftës në Bosnjë më 1992-1995, konflikt në të cilin janë vrarë më shumë se 100.000 persona.

Tribunali i Hagës konstatoi se kur Srebrenica ra në duart e forcave serbe të Bosnjës në korrik të vitit 1995, Mlladiç dha urdhra të drejtpërdrejta që trupat serbe të Bosnjës të grumbullonin dhe të ekzekutonin burrat dhe djemtë boshnjakë, që po përpiqeshin të largoheshin nga zona.

Gjykata po ashtu gjeti se forcat serbe të Bosnjës më pas tentuan të fshihnin dëshmitë e gjenocidit duke rivarrosur trupat e viktimave në varre masive, të shpërndara në zona të izoluara rurale përreth Srebrenicës.

Gjenocidi në Srebrenicë ishte edhe më tronditës për shkak se qyteti ishte vlerësuar nga Kombet e Bashkuara si zonë e sigurt për refugjatët, të cilët po iknin nga lufta në pjesë të tjera të Bosnjë e Hercegovinës.

Trubunali tha se Mlladiç kishte udhëhequr rrethimin e Sarajevës, që nisi në prill të vitit 1992 dhe zgjati për më shumë se tre vjet.

Në fakt, bllokada e Sarajevës nga trupa nën komandën e Mlladiçit zgjati nga prilli i vitit 1992 deri në shkurt të vitit 1996 – më shumë se dy muaj pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Dejtonit që i dha fund luftës. Atëbotë, ky ishte rrethimi më i gjatë i një qyteti në luftën moderne.

Karaxhixh u dënua për gjenocid më 2016, përfshirë edhe për gjenocidin në Srebrenicë, dhe u dënua me 40 vjet burgim. Apeli i tij ndaj vendimit të gjykatës u refuzua në mars të vitit 2019 dhe dënimi iu rrit në burgim të përjetshëm.

Mlladiq iu shmang arrestimit për 16 vjet me ndihmën e ushtrisë serbe, të aleatëve të tij të kohës së luftës dhe të familjes së tij.

Ai u arrestua në maj të vitit 2011 në fshatin Llazarevo, afër qytetit të Zrenjaninit në veri të Serbisë, pasi një informacion anonim iu dërgua Policisë nga dikush që kishte thënë se kishte parë një burrë që i përngjante në Mlladiqin.

Nga nisja e gjykimit ndaj tij në maj të vitit 2012, Mlladiç u deklarua i pafajshëm. Në një moment në fillim të procesit gjyqësor, Mlladiq bëri me duar gjestin e prerjes së fytit duke iu drejtuar një nëne të një prej viktimave të gjenocidit në Srebrenicë.

“Mlladiç vuri në lëvizje, nën kontrollin e vartësve të tij oficerë, operacionin në shkallë të gjerë, të mirëorganizuar që la të vrarë shumë se 7.000 burra dhe djem brenda pak ditësh”, deklaroi prokurori i Tribunalit të Hagës, Dermot Groome gjatë gjykimit.

“Krimet e kryera renditen në ndër më të tmerrshmet në historinë e njerëzimit dhe përfshijnë gjenocid dhe shfarosje, si krim kundër njerëzimit”, deklaroi gjyqtari kryesor Alphons Orie teksa lexoi përmbledhjen e vendimit ndaj Mlladiçit në nëntor të vitit 2017.

“Shumë nga këta burra e djem u mallkuan, u ofenduan, u kërcënuan dhe u detyruan të këndonin këngë serbe dhe u rrahën teksa prisnin ekzekutimin e tyre”, tha Orie.

Kryeprokurori i Tribunalit të Hagës për ish-Jugosllavi, Serge Brammertz, e cilësoi vendimin si “arritje të madhe” sepse ai e mbante përgjegjës Mlladiqin edhe për ndalimin e dhjetëra mijëra joserbëve në kampe ku shumë u rrahën e u përdhunuan, dhe po ashtu e mbante përgjegjës për zhvendosjen e mbi 1 milion personave në përpjekje për të rishkruar hartën demografike të Bosnjës.

Mlladiq ishte larguar nga gjykatorja disa minuta para se të lexohej vendimi për shkak se ai kishte nisur të bërtiste me zemërim: “Gjithçka që ju keni thënë është gënjeshtër e pastër. Turp. Të gjitha janë gënjeshtra!”.

Pas shpalljes së vendimit, viktimat dhe anëtarët e grupit të viktimave, Nënat e Srebrenicës, thanë se shpresonin që vendimi do të ndihmonte në pajtim, edhe pse shprehën keqardhje që Mlladiq nuk u shpall fajtor për të gjitha akuzat që u ngritën ndaj tij.

Familjarët që humbën më të dashurit e tyre në gjenocidin në Srebrenicë thanë se nuk kishte një dënim të duhur për të ndëshkuar Mlladiçin.

“Edhe nëse do të jetonte 1.000 herë dhe do të dënohej 1.000 herë me burgim të përjetshëm, drejtësia prapë nuk do të ishte vendosur”, u shpreh para shpalljes së vendimit, Ajsa Umiroviq, e cila humbi 42 të afërm në gjenocidin në Srebrenicë.

Vendimi ndaj Mlladiçit ishte i fundit i shpallur nga Tribunali, i cili u themelua në Hagë më 1993 për të ndjekur krimet e kryera në luftërat në Ballkan në fillim të viteve ’90.

AppleMark

Në qershor të vitit 2021, Gjykata e OKB-së në Hagë refuzoi apelin e dorëzuar nga Mlladiçi dhe konfirmoi vendimin për burgim të përjetshëm.

Vitin e kaluar, Tribunali për krime të luftës i OKB-së refuzoi kërkesën e Mlladiçit për lirim urgjent në Serbi për shkaqe shëndetësore. Në vendim, gjykata tha se gjendja e Mlladiçit, ndonëse e pasigurt, ishte e qëndrueshme dhe trajtimi i tij në burgun në Hagë ishte në një standard të pranueshëm.

Mlladiç lindi më 12 mars 1942 në Kallinovik, që atëbotë ishte pjesë e Shtetit të Pavarur të Kroacisë – një shtet kukull i Gjermanisë Naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Si anëtar i Lidhjes së Komunistëve të Jugosllavisë, Mlladiç nisi karrierën e tij në Ushtrinë Popullore Jugosllave më 1965. Ai u bë figurë e njohur gjatë luftërave në Ballkan që shpërthyen pas shpërbërjes së Republikës Federative të Jugosllavisë. /REL/

Next Post
Viti i ri shkollor/ Kumbaro mbledh drejtuesit e arsimit parauniversitar, risi shtrirja e programit “Pas Shkolle” në mbi 400 institucione arsimore

Viti i ri shkollor/ Kumbaro mbledh drejtuesit e arsimit parauniversitar, risi shtrirja e programit “Pas Shkolle” në mbi 400 institucione arsimore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dramë në Qipro, Dinamo reziston 90 minuta dhe barazon 2-2, por pëson dy gola në shtesë dhe eliminohet nga Pafos

Dramë në Qipro, Dinamo reziston 90 minuta dhe barazon 2-2, por pëson dy gola në shtesë dhe eliminohet nga Pafos

August 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Intelektualët, e çaluara e kombit

August 27, 2026
Përplasje në ditën e 89-të të protestës, Sali Lushaj konfrontohet fizikisht me Dritan Goxhajn

Përplasje në ditën e 89-të të protestës, Sali Lushaj konfrontohet fizikisht me Dritan Goxhajn

August 27, 2026
“Nesër me vezë te selia e PS”, aktivistja thirrje qytetarëve për përshkallëzim të protestës

“Nesër me vezë te selia e PS”, aktivistja thirrje qytetarëve për përshkallëzim të protestës

August 27, 2026
Skema e re për fermerët, shteti do të mbulojë një pjesë të sigurimit ndaj ngricave, breshërit, përmbytjeve dhe zjarreve

Skema e re për fermerët, shteti do të mbulojë një pjesë të sigurimit ndaj ngricave, breshërit, përmbytjeve dhe zjarreve

August 27, 2026
Live Lillestrøm-Egnatia/ Përmbysje dramatike në shtesë, vendasit ndëshkojnë rrogozhinasit dhe kalojnë në avantazh

Live Lillestrøm-Egnatia/ Përmbysje dramatike në shtesë, vendasit ndëshkojnë rrogozhinasit dhe kalojnë në avantazh

August 27, 2026
Zgjidhet problemi i furnizimit me ujë në  Gjirokastër dhe zonat përreth

Defekt i rëndë, ndërprerje të furnizimit me ujë në disa zona të Tiranës

August 27, 2026
Aksident tragjik në Lezhë, makina përplas fëmijën me monopatinë, humb jetën 12-vjeçari

Aksident tragjik në Lezhë, makina përplas fëmijën me monopatinë, humb jetën 12-vjeçari

August 27, 2026
Bilanci i zjarreve, Ministria e Mbrojtjes: 5 vatra aktive në të gjithë vendin

Bilanci i zjarreve, Ministria e Mbrojtjes: 5 vatra aktive në të gjithë vendin

August 27, 2026
Braçe ngre alarmin për kontrabandë nafte me Kosovën: 731 milionë litra dyshohet se tregtohen në Shqipëri

“Të heqim taksën e qarkullimit nga çmimi i naftës”, propozimi i Braçes: E bëri PD-ja! Pse ta mbledhim ende te karburanti?

August 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com