Ish-kancelari gjerman, Helmut Kohl, babai i ribashkimit gjerman, vdiq sot në moshën 87-vjeçare, sipas të përditshmes “Bild” drejtoria e të cilës ishte shumë pranë kësaj figure të historisë gjermane kontemporane.
“Ish-kancelari gjerman, Helmut Kohl vdiq sot në mëngjes në shtëpinë e tij në Ludwigshafen, në jugperëndim të vendit”, theksoi e përditshmja.
I ashtuquajtur shpesh si “babai i ribashkimit” të Gjermanisë ai ka qenë kancelari më jetëgjatë i këtij vendi, përfshirë edhe periudhën e fundit paqësore të Luftës së Ftohtë, më konkretisht prej vitit 1982 deri më 1998.
a.ç