• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Ndërron jetë Barbara Bush, gruaja e lidhur me dy presidentë

by Java News
18/04/2018 07:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vdiq në moshën 92-vjeçare Barbara Bush, bashkëshortja e një presidenti amerikan dhe nëna e një tjetri.Njoftimin e dha zyra e bashkëshortit të saj, ish presidentit George H.W. Bush, pa bërë të ditur shkakun e vdekjes.

Ish zonja e parë ishte mjaft e sëmurë kohët e fundit dhe kishte hequr dorë nga trajtimi i mëtejshëm mjekësor.

Sipas njoftimeve, ajo vuante nga zemra dhe një sëmundje kronike pulmonare.Barbara Pierce Bush ishte zonja e parë e Shteteve të Bashkuara në fillim të viteve 1990 kur bashkëshorti i saj ishte presidenti i 41-të i vendit. Ajo më pas u bë nëna e një presidenti, kur një nga gjashtë fëmijët e saj, George Ë. Bush, u zgjodh në vitin 2000.

“Kam pasur probleme kur isha e martuar me presidentin. Dhe tani tek shoh të njëjtën fytyrë që dikur e shëtisja me makinë për ta çuar nëpër ndeshje sportive dhe i bërtisja të pastronte dhomën, pra kur e shoh president, kjo është vërtet e mahnitshme,” ishte shprehur ajo.

Zonja Bush njihej për besnikërinë e saj të pashtershme.

“Nuk më pëlqente kur dikush kritikonte burrin tim të shkëlqyer dhe inatosesha kur më kritikonin djalin,” thoshte ajo.Shpesh e cilësuar si e përulur, trashëgimia e saj më e madhe është avancimi i arsimimit, thotë profesorja e historisë në Universitetin e Hjustonit, Nancy Beck Young.

“Ajo argumentoi rëndësinë e leximit dhe të shkrimit dhe që secilit t’i jepen këto mundësi. Ajo argumentoi në shumë raste në Shtëpinë e Bardhë se aftësia për të lexuar dhe shkruar përcakton suksesin e çdo individi në shoqëri.”Fondacioni Barbara Bush për Arsimimin Familjar që ajo themeloi tre dekada më parë ka grumbulluar më shumë se 110 milionë dollarë për të krijuar dhe zgjeruar programe arsimore në mbarë Shtetet e Bashkuara. Ajo ka botuar edhe libra.

“Ndërsa ishte në Shtëpinë e Bardhë ajo shkroi librin “Millie’s Book” historia e treguar nga vështrimi i qenit të saj Millie për jetën në Shtëpinë e Bardhë. Ajo i dhuroi të ardhurat nga libri që ishin gati një milion dollarë për programet arsimore”, thotë Nancy Beck Young.

Ajo ishte e drejtpërdrejtë, thotë zonja Young.“Ajo kurrë nuk u përpoq të dilte jashtë vetes. Gjithmonë ka qenë e vërtetë me veten. Ajo ia u shpjegoi këtë sekretarëve të shtypit se çdo gjë që ajo thotë është e vërtetë. Ajo thoshte nëse e thashë, e thashë”

Barbara Bush lindi më 8 qershor 1925. Ajo qëndroi e martuar për 73 vjet me njeriun, me të cilin u fejua para se ai të nisej për në luftë.”Qëndroja aty dhe shihja qiellin e zbrazët, dhe mendoja për miqtë që kam humbur, për vendin e dua dhe një vajzë me emrin Barbara”, kujton presidenti George H.W.Bush.

Ajo u përball me tragjedinë kur një nga dy vajzat e saj vdiq nga leuçemia në moshën 3 vjeçare. Një nga mbesat e saj tha se bota është një vend më i mirë për shkak të zonjës Barbara Bush, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
Tensionet në kulm, NATO stërvitje masive në ‘dyert’ e Rusisë

Tensionet në kulm, NATO stërvitje masive në 'dyert' e Rusisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
Situata pas kapjes së Maduros, SHBA: Jemi në koordinim të ngushtë me autoritetet në Venezuelë

“Maduro ka rënë shumë në peshë, studion Biblën dhe Kuranin në qelinë e burgut në Nju Jork”

November 9, 2026
“Nuk ka provim 100% në shqip”/ Mickoski kundër studentëve shqiptarë: Pjesa praktike vetëm në gjuhën maqedonase

“Nuk ka provim 100% në shqip”/ Mickoski kundër studentëve shqiptarë: Pjesa praktike vetëm në gjuhën maqedonase

November 9, 2026
Arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Gjermani, u var pas trenit pasi nuk kishte biletë

Arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Gjermani, u var pas trenit pasi nuk kishte biletë

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In