• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Ndërron jetë aktivistja anti-aparteid, ish-bashkëshortja e Nelson Mandelas

by Java News
02/04/2018 16:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Winnie Mandzikela-Mandela, ish-bashkëshortja e Nelson Mandela-s, është ndarë nga jeta këtë të hënë pas një sëmundje të rëndë. Winnie ka mbyllur sytë në moshën 81-vjeçare.

Ajo njihej si një aktiviste kundër aparteidit në Afrikën e Jugut.

E lindur në Bizana në Easter Cape në vitin 1936, ajo ndoqi studimet për punë sociale në Johannesburg. Me Nelson Mandelën u njoh në vitin 1957 dhe një vit më vonë u martuan, martesë nga e cila sollën dy fëmijë.

Megjithatë, martesa ishte e shkurtër, pasi Mandela u arrestua në vitin 1963 dhe u dënua me burgim të përjetshëm për tradhti, ndërsa vetë Winifred vuajti pasojat e aparteidit, fillimisht duke u vendosur në arrest shtëpie e më pas duke u dëbuar në Brandfort, një qytezë ku internoheshin kundërshtarët e regjimit.

Në vitin 1969 u bë ndër të parat të dënuara sipas një ligji famëkeq të periudhës së aparteidit, ku u ndëshkua me 18 muaj e vetmuar dhe krejtësisht e izoluar në një qeli në burgun qendror të Pretorias me akuzën e terrorizmit.

Aktiviste, ashtu si bashkëshorti i saj që ndodhej në qeli, Winifred do të fitonte popullaritetin masiv në Afrikën e Jugut dhe në mbarë botën me ecjen dorë për dore me Nelson Mandelën pas lirimit të tij në vitin 1990.

Por, një vit më vonë Ëinifred u dënua me akuzën e rrëmbimit dhe më pas vrasjes së një aktivisti nga truprojat e saj personale.

Dënimi me 6 vite burg u reduktua në një gjobë dhe dy vite burg me kusht. Pas kësaj, martesa me Nelson Mandelan u shkund nga themelet dhe ajo që do të ndante përfundimisht rrugën e saj me presidentin e parë me ngjyrë të Afrikës së Jugut ishte një letër e publikuar në mediat vendase, ku Ëinifred me gjasa i drejtohej një të dashuri të saj shumë vite më të ri.

“Fakti që unë nuk flas me Tata (Nelson Mandela) për më shumë se pesë muaj tani nuk është më shqetësimi yt. Po të them që në shtëpinë time situata po përkeqësohet, ndërsa ti vazhdon kënaqesh çdo natë me një grua tjetër”, shkruante ajo në letrën e saj.

Çifti u nda në vitin 1996, pas 37 vitesh martesë.

Në zgjedhjet e para demokratike, në vitin 1994, Winifred u zgjodh deputete dhe u vendos zv.ministre e Kulturës, por u shkarkua nga Nelson Mandela pas një udhëtimi të pautorizuar në Ganë.

Që prej asaj kohe mbante postin e deputetes, pavarësisht se në sallë shfaqej gjithnjë rrallë e më rrallë.

a.ç

Next Post
Formula 1/ Bahrein, Mercedes i shqetësuar për motorin e makinës së Hamilton

Formula 1/ Bahrein, Mercedes i shqetësuar për motorin e makinës së Hamilton

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Shqipëria shihet pozitivisht edhe në Shtëpinë e Bardhë të Trump”

Pse krimi shqiptar është problem për SHBA-të? Hoxha: Si ia pa DEA potencialin në Ekuador…

January 15, 2026
Shtëpia e Bardhë: Po bëhen përgatitjet për takimin Putin-Zelensky

“Shqipëria shihet pozitivisht edhe në Shtëpinë e Bardhë të Trump”

January 15, 2026
Cili ishte gabimi i Ramës dhe çfarë pritet prej tij në Himarë!

Shembja e Iranit dhe pasojat për Shqipërinë

January 15, 2026
Dëshmia e kameramanit që filmoi masakrën e Reçakut: Sa hyra në fshat pashë një trup pa kokë…

Dëshmia e kameramanit që filmoi masakrën e Reçakut: Sa hyra në fshat pashë një trup pa kokë…

January 15, 2026
Qeveria miraton planin e punësimit për 2026, kush janë kategoritë që do të kontraktohen

Qeveria miraton planin e punësimit për 2026, kush janë kategoritë që do të kontraktohen

January 15, 2026
Zyrtari i Trump: Ka potencial për një konflikt Kosovë-Serbi, Presidenti ta mbajë një sy në rajon

Zyrtari i Trump: Ka potencial për një konflikt Kosovë-Serbi, Presidenti ta mbajë një sy në rajon

January 15, 2026
“Nuk mund të merren të dhënat e telefonave, pa vendim gjykate”/ GJK frenon SPAK-un, avokati shpjegon vendimin

“Nuk mund të merren të dhënat e telefonave, pa vendim gjykate”/ GJK frenon SPAK-un, avokati shpjegon vendimin

January 15, 2026
Tre fëmijë, një nënë e masakruar publikisht dhe institucione që u zgjuan me vonesë. Kush dështoi në Durrës?

Tre fëmijë, një nënë e masakruar publikisht dhe institucione që u zgjuan me vonesë. Kush dështoi në Durrës?

January 15, 2026
Zelensky: Sulmet e Rusisë me raketa kërkojnë një përgjigje të fortë

Zelensky: Vizita e ministres shqiptare në Ukrainë është një sinjal i fortë mbështetjeje

January 15, 2026
Shtëpitë mbi truall shtetëror, ja si të bëheni pronarë me 0 lekë! Llogaritja e vlerës së tokës dhe kush përfiton 20% ulje

Shtëpitë mbi truall shtetëror, ja si të bëheni pronarë me 0 lekë! Llogaritja e vlerës së tokës dhe kush përfiton 20% ulje

January 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In