Një grua i ka dhënë fund jetës, pasi piu fostoksinë. Ngjarja në fjalë është regjistruar në fshatin Manati të Lezhës. Burime zyrtare nga policia e Tiranës bënë me dije se 54-vjeçarja me inicialet L.C., pasi është dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhës, është nisur për mjekim të specializuar për në Qendrën Spitalore ‘Nënë Tereza’. Ndonëse gruas i është dhënë ndihma mjekësore, ajo nuk ka mundur të mbijetojë. Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes në fjalë.
ma.me