Koronavirusi nuk po kursen askënd.
Një 25-vjeçar nga Serresi në Greqi ka humbur jetën mëngjesin e sotëm për shkak të koronavirusit duke u bërë kështu viktima më e re e pandemisë në këtë vend.
Theodore Pavlidis, ndërroi jetë pas komplikacioneve të shkaktuara nga koronavirusi edhe pse nuk kishte sëmundje të tjera shoqëruese dhe mediat greke raportojnë se ishte mjaft i shëndetshëm.
Greqia është duke u përballur me një valë të dytë të egër të pandemisë, e cila ka vendosur në vështirësi të madhe spitalet e vendit.
Raportohet se në repartin e shërbimit intensiv të spitalit qendror të Selanikut është vetëm një vend i lirë.