Një çift bashkëshortësh nga qyteti i Korçës kanë humbur jetën koronavirusi. Mësohet se çifti i bashkëshortëve janë prindërit e drejtorit të spitalit të qytetit të Korçës, Litjan Broka.
Bëhet me dije se çifti i moshës 69-70 vjeç ishin të prekur me COVID prej 2 javësh, teksa gjendja e tyre shëndetësore ditëve të fundit ishte përkeqësuar.
Referuar po të njëjtave burimeve, fatkeqësisht e para ka ndërruar jetë nëna e drejtorit dhe pas disa orësh edhe babai i tij.
/a.r