Aktori i njohur Met Bega, ka ndërruar jetë në moshën 69-vjeçare.
Lajmi u konfirmua nga vetë familjarët e aktorit të njohur të humorit. Ai vuante prej kohësh nga sëmundja e Parkinsonit.
Simptomat e para të sëmundjes ai i ka patur rreth vitit 2000, ndërsa ajo erdhi dhe u keqësua vit pas viti, aq sa vitet e fundit mezi fliste.
Met Bega ka lindur në Tiranë. Ai do të mbahet mend për rolet e tij në “Dy herë mat”, “Telat e Violinës”, si dhe roleve të shumtë në Estradën e Tiranës.
Redaksia Online
(Javanews.al)