• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ndërroi jetë në Komisariatin e Kavajës, 31-vjeçari Ilvi Meta i dënuar 3 herë për vjedhje

by A R
05/05/2022 09:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ilvi Meta, 31 vjeç ndërroi jetë pasditen e së mërkurës në Komisariatin e Kavajës. I riu dyshohet se kreu vetëvrasje me lidhësen e kapuçit të xhupit sportiv brenda qelisë, disa orë pasi ishte arrestuar për vjedhje.

Meta rezulton i dënuar 3 herë për vjedhje. Në vitin 2010, më 7 Shtator, gjykata e Durrësit e kishte dënuar atë me 4 muaj burg. Pas daljes nga qelia, ai do të merrte një dënim tjetër kësaj here nga Gjykata e Kavajës. Më 13 Mars 2011, ai është dënuar me 8 muaj burg.

Dënimi i fundit i Metës rezulton në vitin 2012, ku gjykata e Kavajës e dënoi kësaj here me 16 muaj burg për vjedhje.

Meta ka lindur në Kavajë dhe banonte në lagjen nr. 6 të këtij qyteti. Pas daljes nga burgu ai ishte shoqëruar edhe herë të tjera në komisariat. Tvklan.al mëson se që prej vitit 2014 ai ishte shoqëruar 18 herë në polici.

Në lidhje me ngjarjen e rëndë janë arrestuar 3 efektivë të komisariatit të Kavajës, inspektorët Bexhet Berberi dhe Rushit Kola si dhe nën-komisari Petrit Brahimaj.

Sipas policisë, Meta ndodhej në qeli sepse gjykata i kishte vendosur në mungesë arrest me burg për akuzën e vjedhjes. Ilvi Meta akuzohej për një vjedhje të ndodhur në 2 Prill në një banesë në Kavajë për një makine qepëse dhe prerëse pllakash. Ai është identifikuar nga shenjat e gishtave të mbetura aty.

/a.r

Next Post
Përfundon aventura e dashurisë! Dy të miturit nga Elbasani dërgohen në qendër riedukimi

Përfundon aventura e dashurisë! Dy të miturit nga Elbasani dërgohen në qendër riedukimi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com