• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Ndërrimi i viteve/ 4 mijë policë në terren, shefi i Rendit: Evitoni fishekzjarret!

by Java News
31/12/2017 11:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Janë plot 4000 efektivë policise që do të zbresin në rrugët e vendit në natën e ndërrimit të viteve. Në një dalje për media, Drejtori i Rendit në Policinë e Shtetit, Albert Dervishi, paralajmëroi masa të rrepta për rritjen e sigurisë dhe parandalimin e ngjarjeve kriminale gjatë festave.

Më tej, Dervishi ju ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të bëjnë kujdes me fishekzjarret në natën e ndërtimit të viteve.

“Parandalimi i ngjarjeve të ndryshme kriminale, kontrolli i plotë i territorit nga policia. Janë planifikuar punonjës policie në cdo qytet në ndërrimin e viteve, vecanërisht pranë lokaleve ku do festohet. Siguria është e organizuar me një qasje të integruar në natën e ndërrimit të viteve në Tiranë, ku do organizohet një festë. Janë shtuar masat në pikat e kalimit të kufirit, gjatë hyrje-daljeve të emigrantëve. FNSH ka përforcuar akset për të parandaluar ngjarjet kriminale. Ju kërkojmë qytetarëve të jenë të kujdesshëm në përdorimin e fishekzjarrëve, kapsolleve dhe lëndëve të tjera të këtij lloji”, tha Dervishi.

Deklarata e plotë:
Jemi sot para natës së ndërrimit të viteve dhe me këtë rast Policia e Shtetit dëshiron edhe njëherë të vendosë këtë komunikim me qytetarët shqiptarë, lidhur me masat që ajo ka planifikuar me qëllim, krijimin e një mjedisi të sigurtë për ta, parandalimin e ngjarjeve të ndryshme kriminale në të gjithë territorin e vendit, rritjen e sigurisë në akset kryesore rrugore, kryerjen e veprimeve efikase në parandalimin, zbulimin dhe goditjen e autorëve të veprave të ndryshme penale.

Për këtë qëllim, nga ana e strukturave qendrore dhe vendore të Policisë së Shtetit, në veçanti sot është vlerësuar maksimalisht marrja e masave të sigurisë, për të përmbyllur me sukses misionin e tyre për garantimin e një feste të qetë dhe pa probleme, për rritjen e sigurisë në komunitet në të gjithë territorin e vendit, parandalimi i ngjarjeve të ndryshme kriminale, kontrrollin e plotë të territorit, nga të gjitha strukturat e policisë, të cilat vazhdojnë me shërbim 12 orësh, duke zbatuar detyrimet në kuadër të gatishmërisë “Shërbim i përforcuar”.

Për këtë në shkallë vendi janë planifikuar në natën e ndërrimit të viteve punonjës policie në çdo qytet për mbajtjen në kontroll të situatës së sigurisë, në veçanti në sheshe publike, pranë lokaleve dhe restoranteve të cilat do të organizojnë aktivitete të ndryshme gjatë festës së fundvitit etj.

Në veçanti nga DVP Tiranë, gjatë natës së ndërrimit të viteve janë planifikuar punonjës policie në terren, nga të cilët në Sheshin “Skëndërbej”, ku do të festohet nata e ndërrimit të viteve dhe ku Bashkia e Tiranës organizon koncertin festiv në orën 24:00, siguria është organizuar me një qasje të integruar të shërbimeve të Policisë së DVP Tiranë, të atyre të Policisë Bashkiake Tiranë, të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin, të mbështetura nga njësitë e specializuara të Forcave Lëvizëse Operacionale.

Nga ana e strukturave të Kufirit dhe Migracionit, vazhdojnë masat me shtimin e posteve të punës në PKK, me qëllim kryerjen e procedurave të shpejta dhe krijimin e lehtësirave gjatë hyrje – daljeve të shtetasve shqiptarë dhe të huaj. Gjatë kryerjes së veprimeve në PKK nuk është shënuar ndonjë incident apo problem.

Kemi rritje të prezencës së policisë rrugore në akset kryesore rrugore, në funksion të parandalimit të aksidenteve rrugore, si dhe e shërbimeve të rendit dhe të FNSH-së për parandalimin e ngjarjeve të ndryshme kriminale.
Në këtë natë të ndërrimit të viteve Policia e Shtetit u kërkon qytetarëve të jenë të kujdesshëm në:

Përdorimin e fishekzjarrëve, duke evituar përdorimin e tyre nga fëmijët. Të evitohet përdorimi i kapsollave dhe lëndëve të tjera të rrezikshme të këtij lloji. Nga ana e Policisë Bashkiake të Tiranës dhe bashkitë e tjera, është organizuar hedhja e fishekzjarrëve në mënyrë të kontrolluar në Sheshin Skëndërbej dhe sheshet përktëse në natën e ndërrimit të viteve.

Evitimin e alkoolit nga drejtuesit e automjeteve dhe nëse ata kanë përdorur pije alkoolike të mos përdorin automjetin. Mbas orës 24 zakonisht ka një përdorim të madh të automjeteve në rrugë, për këtë kërkohet të evitohet sa të jetë e mundur dalja me automjete me qëllim parandalimin e bllokimit te rrugëve dhe të aksidenteve rrugore.

Shtetasit që do të festojnë në lokale, të marrin masa për sigurimin e banesave të tyre, me qëllim parandalimin e vjedhjeve te banesave. Dita e sotme për familjet do të jetë e ngarkuar edhe me gatimet tradicionale. Kjo mund të ketë mbingarkesë në rrjet, si dhe gjatë përdorimit të bombulave të gazit të tregojnë kujdes lidhur me masat e mbrojtjes nga zjarri.

Subjektet e Shërbimit Privat të Sigurisë Fizike vazhdojnë me shërbime të përforcuara masat për sigurimin e objekteve si banka, institucione të tjera, hidrocentrale, depo uji etj., me qëllim parandalimin e ngjarjeve të ndryshme kriminale në këto objekte. Strukturat e Drejtorisë së Përgjithsme të Policisë së Shtetit, kanë monituar masat e marra nga DVP dhe janë në monitorim të këtyre masave me grupe Drejtimi në DPPSH.

Policia e Shtetit dëshiron të sigurojë qytetarët shqiptarë dhe të huaj që do të festojnë natën e ndërrimit të viteve në Shqipëri, se do të jetë pranë tyre për garantimin e rendit publik, të sigurisë së jetës së qytetarëve dhe të pronës së tyre. Me këtë rast Policia e Shtetit uron të gjithë qytetarët Gëzuar Vitin e Ri, mbarësi dhe suksese për të gjithë.

Next Post
Veliaj uron Krishtlindjen: Dhjetori, muaji më i madh i solidaritetit

Koncert dhe spektakël fishekzjarrësh në natën e ndërrimit të viteve në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

October 5, 2026
Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

October 5, 2026
Mandati i Xhaçkës, Gogu-Bardhit: Po bën xhonglerin politik! Bëni si mendja pas Kushtetueses, por…

Ndryshimet në Kodin Penal, ‘trondit’ ministri i Drejtësisë: 56% në paraburgim janë pa vendim gjykate

October 5, 2026
Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

October 5, 2026
VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

October 5, 2026
Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

October 5, 2026
Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

October 5, 2026

Veliaj firmos nga paraburgimi: Sadi Vorpsi dhe Sara Goxhaj, nënkryetarë të Bashkisë Tiranë

October 5, 2026
Zgjedhjet/ Koçi: PS merr 80 mandate, Rama në listën e hapur do shkatërronte garën

“Protestuesit kanë të njëjtat kërkesa si Berisha”, Koçi: E kanë mendjen vetëm të ikë Rama…

October 5, 2026
A po vendos Irani një taksë për të lejuar trafikun e naftës përmes Hormuzit? -

A po vendos Irani një taksë për të lejuar trafikun e naftës përmes Hormuzit? –

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com