Takimi i sotëm mes ambasadorëve Yuri Kim, Luigi Soreca dhe Duncan Norman me anëtarët e Këshillit Politik është ndërprerë.
Burime bëjnë me dije se palët do të kenë një pushim për të vijuar më tej me negociatat për reformën zgjedhore. Ndërkohë mësohet se edhe sonte, ambasadorët do të kenë një komunikim për mediat.
Deklarata do të mbahet në orën 20:30 nga rezidenca e ambasadores amerikane, ku edhe po zhvillohet takimi për të dytën ditë.
Nuk dihet nëse do të arrihet një marrëveshje pas apelit të djeshëm dhe punës së sotme në tryezë. /JavaNews/a.r
Marreveshja nuk arrihet, se Basha pa aprovimin e doktorit nuk bene asnje hap.Saliu do pushtet ne tavoline se me vote ka qe nga 1992 qe nuk merr kurre