Ka akoma nëntë shtete të SHBA-së për të cilat rrjeti prestigjioz televiziv CNN, nuk ka siguruar parashikimet e një fituesi.
Këto janë Alaska, Arizona, Georgia, Michigan, Maine, Nevada, Carolina e Veriut, Pennsylvania dhe Ëisconsin.
Për momentin, CNN raporton se Biden ka 224 vota elektorale, ndërsa Trump 213. Për të marrë Shtëpinë e Bardhë duhen 270 vota.
Ndërkohë, deri në orën 16.00 të orës lokale në East Coast në SHBA, apo orën 20.00 me orën europiane lokale, nuk pritet të nisë numërimi që është ndalur në disa shtete si Georgia, Michigan, apo North Carolina.
Disa qarqe në Pensilvani nuk kanë filluar ende të administrimin e votave që mbërritën me postë, kështu që ata do ta bëjnë këtë më vonë gjatë ditës. Kështu shkruan The Neë York Times, si dhe disa agjenci të tjera lajmesh
Përveç shtyrjes së sotme të numërimit të votave, një problem i ri po shfaqet. Një numër i madh votash mbërritën me postë për shkak të frikës së qytetarëve nga koronavirusi, kështu që numërimi mund të zgjasë më shumë se një ditë dhe nëse ka kundërshtime për ligjshmërinë e këtij procesi, rezultatet zyrtare mund të zgjasin disa javë.
Pasiguria shtesë reflektohet në faktin se të katër shtetet në të cilat u ndërpre votimi, rezultati politik i republikanëve dhe demokratëve është tradicionalisht i afërt.
Trump paralajmëroi se çështja do të kthehet në betejë në Gjykatën e Lartë. Richard Grenell, bashkëpunëtori i Trump, njoftoi se është shumë e dyshimtë që numërimi i votave në katër shtete federale amerikane është ndërprerë dhe tha që nuk duhet të lejojmë rrëmbime votash.
/a.r