Presidenti amerikan, Donald Trump e ka ndërprerë në gjysmë një takim me liderët demokratë të Kongresit, Nancy Pelosi dhe Chuck Schumer.“Ishte humbje e kohës. I pyeta çka do të ndodhë pas 30 ditësh, nëse e hapim qeverinë, nëse ata do të miratonin buxhetin për murin me Meksikën. Nancy më tha JO. Unë i thashë: Tung, tung, asgjë tjetër nuk funksionon”, ka shkruar Trump në Twitter, transmeton KTV.
Pas takimit, Demokratët thanë se presidenti u shfaq i mllefosur dhe e përplasi tavolinën disa herë. Demokratët, që tani kontrollojnë Dhomën e Përfaqësueseve, kanë thënë se nuk do të votojnë buxhetin 5 miliardësh për murin me Meksikën./a.meta