• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Ndërprerjet e energjisë elektrike, Ministria e Ekonomisë përgatiti dosjen e kallëzimin për në Polici

by Java News
25/12/2021 14:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për mungesën e energjisë elektrike që zgjat më shumë se dy orë, Ministria e Ekonomisë është duke përgatitur një dosje. Dosja bazohet mbi raportimet e qytetarëve dhe dyshimeve të tyre për vërtetësinë e problemeve teknike.

Për të gjitha këto probleme, Ministria e Ekonomisë do t’i drejtohet Policisë së Kosovës.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, në një sqarim në llogarinë e saj në Facebook tha se ky veprim është ndërmarrë pasi shumë qytetarë shprehën dyshimet e madje paraqitën fakte se reduktimet e rrymës zgjasnin më shumë se dy orë.

“Duke pasur parasysh që shumë qytetarë kanë shprehur dyshimet e tyre mbi vërtetësinë e problemeve teknike për reduktimet e zgjatura, Ministria e Ekonomisë është duke përgatitur një dosje me të gjitha raportimet për t’i dërguar në Policinë e Kosovës për të hetuar rastin.

Ndër të tjera, në këtë dosje janë të përfshira edhe disa foto të cilat janë dërguar nga qytetarë ku vërehet heqja e disa siguresa nga trafot e rrymës, si dhe dyshimet nga ana e qytetarëve në lidhje me heqjen e qëllimshme të një faze në disa vende duke e zvogëluar ngarkesën e rrjedhimisht duke e bërë ngrohjen në disa vende jo funksionale. Nga Inspektorati i Energjisë kam kërkuar të kenë vigjilencë dhe angazhim të shtuar për të monitoruar situatën”, ka shkruar Rizvanolli.

Sipas Rizvanollit, plani i reduktimeve parasheh 8 orë furnizim me energji elektrike dhe 2 orë pa furnizim dhe se kjo duhet të zbatohet në mënyrë të barabartë/m.j

Next Post
Policia: 2 të vrarë nga të shtënat me armë në një restorant, arrestohet 21-vjeçari

Policia: 2 të vrarë nga të shtënat me armë në një restorant, arrestohet 21-vjeçari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com