• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ndërprerja e sinjalit, RTSH: Privatët të nënshkruajnë kontratë, nuk duhet të shpërdorohen paratë e taksapaguesve

by Java News
28/09/2017 16:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndërprerja e sinjalit të punimeve të Kuvendit për mediat private nga RTSH, shkaktoi sot reagime të ashpra dhe akuza në drejtim të televizionit dhe mazhorancës qeverisëse.

Por, pasi vendosi rikthimin e sinjalit, RTSh ka dalë me një sqarim për mediat ku bën me dije se nuk ka asnjë detyrim ligjor të japë sinjalin p-ër transmetuesit privatë gjë e cila ka kosto.

RTSh kërkon nga mediat private të lidhin kontrata të rregullta për marrjen e sinjalit.

Deklarata e RTSH:

Në lidhje me debatin e shkaktuar sot në Kuvendin e Shqipërisë për të  ashtuquajturën “ndërprerje të sinjalit të punimeve të Kuvendit për mediat private” sqarojmë se:

Në bazë të detyrimit ligjor për prodhimin dhe transmetimin e seancave plenare të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Radio Televizioni Shqiptar, me korrektësi dhe profesionalizëm të lartë prodhon dhe transmeton të plota punimet e Kuvendit në të gjitha platformat transmetuese të tij.
Radio Televizioni Shqiptar, përsëri në zbatim të ligjit, ka hapur edhe një kanal të dedikuar për veprimtarinë parlamentare të quajtur RTSH KUVEND, ku është gjithë hapësira e nevojshme për transmetimin me transparencë të plotë të veprimtarisë kuvendore.

Sqarojmë se Radio Televizioni Shqiptar nuk ka asnjë detyrim ligjor që të japë sinjal për radiot dhe televizionet private.
Megjithatë RTSH ka njoftuar zyrtarisht të gjithë radiotelevizionet private që dëshirojnë të transmetojnë drejtpërsëdrejti punimet e Kuvendit, të lidhin kontrata të rregullta, me qëllim ndarjen e kostove teknike të prodhimit të sinjalit. RTSH beson se paratë e taksave të publikut nuk duhet te perdoren per financimin e veprimtarise se televizioneve private.

Radio Televizioni Shqiptar do të vazhdojë të kërkojë institucionalizimin e këtyre marrëdhënieve në respekt të zbatimit të ligjit dhe për përdorimin e drejtë të parave publike që janë financuesit e veprimtarisë së tij.

/a.m.

Next Post

Raporti final i OSBE/ODIHR, analiza e plotë e zgjedhjeve të 25 Qershorit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com