• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ndërmjetësi Edi Rama dhe autogolat e opozitës në ‘Bjellorusi’

by Flogert Muça
24/08/2020 18:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Flogert Muça/

Ngjarjet e fundit në Bjellorusi, janë kthyer në temë dite në mediat ndërkombëtare, por kanë marrë vëmendje edhe në Shqipëri për shkak se kryeministri Edi Rama, është njëherësh edhe Presidenti i radhës i OSBE-së (Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë). Pozita që mban i ka vënë mbi supe Edi Ramës një krizë të re, të cilën ai ka shprehur gatishmërinë publikisht por edhe më shkresë zyrtare, për ta ndërmjetësuar direkt në Minsk. Fill pas propozimit të Ramës për dialog në këtë shtet, të gjitha shtetet duke filluar nga   SHBA me anë të Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, BE (Gjermani, Francë) dhe të gjitha institucionet ndërkombëtëare si Këshilli i Europës, Komisioni Europian etj, pranuan propozimin e Ramës dhe i bënë thirrje Lukashenkos që ta pranojë këtë ofertë.

Mirëpo, ndërkohë që kryeministri Rama në cilësinë e kreut të OSBE-së, punonte me aleatët e mësipërm për mundësinë e zgjidhjes së krizës së rëndë në Minsk, në Tiranë, si gjithmonë në fakt, nisi lufta dhe sulmi politik. Siç vetëm në Tiranë dinë ta bëjnë, opozitarët politikanë dhe një pjesë mediatike që kullosin në tokat e tyre, nisën një sulm ndaj kryeministrit Rama, vetëm për faktin se pse ky i fundit arriti të marrë ‘OK’ nga SHBA, BE e të gjithë organizmat e tjerë ndërkombëtarë, për krizën në Bjellorusi. Po të ishte fjala për thjeshtë OSBE-në që do ndërmjetësonte, opozita nuk do i prishte pushimet për të nisur luftën politike, por fakti që Gjermania dhe ndërkombëtarët me radhë përmendin Edi Ramën si ndërmjetësues, i ka ngrirë gjakun Bashës, Berishës, Kryemadhit, Metës…

Nga ana tjetër, pas gabimit të parë që opozita dhe ‘politologët’ që e këshillojnë bënë me faktin që e sulmuan, e trashën gabimin e tyre me mënyrën se si e sulmuan dhe argumentat që përdorën. Opozita sulmon Edi Ramën se është po njëlloj autokrat si Lukashenko në Bjellorusi. Ky argument fëminor i përdorur pas gjithë mbështetjes që Edi Rama mori për këtë çështje, e bën opozitën të duket më së paku qesharake. Pyetjet e rastit (retorike në fakt) që i shtrohen opozitës janë: Si ka mundësi, që një Edi Ramë autokrat, të marrë ”OK’ nga Amerika në Gjermani e Francë, për të shkuar e ndërmjetësuar krizën e rëndë bjelloruse? Si ka mundësi, që SHBA, BE, që nuk njohën zgjedhjet në Bjellorusi, t’i jepkan mandat Edi Ramës autokrat, që të shkojë e të zgjidhë krizën atje? Dhe ajo që është më e rëndësishmja, sa mundësi ka që SHBA-BE, të mbështesin njëzëri propozimet e një autokrati?

Së treti, ajo që nuk ndryshon në gjithë këtë histori, është fakti se sa herë Shqipërisë i del emri për mirë në arenën ndërkombëtare, opozita është gjithmonë aty për ti hedhur baltë. E kjo ndoshta është edhe një nga arsyet pse është aty ku është.

Këto janë tre autogolat e opozitës, ku dalin kundër ndërkombëtarëve, kundër Shqipwrisw dhe promovues tw punës sw kundërshtarit tw tyre. E kjo është fitorja e Ramës në ‘Bjellorusi’.

Nga ana tjetër, ngjan qesharake dhe ‘haram’ lekët ata këshilltarë që e këshillojnë opozitën që në kësi rastesh, ta sulmojnë Edi Ramën dhe Shqipërinë, pasi duke e sulmuar Ramën, vetëm sa i bëjnë reklamë e i japin vëmendje një punë të tij, e cila nuk ishte në plan të parë të vëmendjes publike, por tanimë është, ndërsa duke sulmuar e nxirë Shqipërinë, vetëm sa i ulin pikë vetes vazhdimisht. Gjithësesi, kjo është punë e zyrës së kryeopozitarëve që nuk dinë për çfarë paguajnë.

Next Post
Mjekët në Gjermani i japin fund dilemave: Kundërshtari i Putin është helmuar, ndodhet jashtë rrezikut për jetën

Mjekët në Gjermani i japin fund dilemave: Kundërshtari i Putin është helmuar, ndodhet jashtë rrezikut për jetën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Lura digjet, Prokuroria të zgjohet!”- Manja kritika organit të akuzës: Gjeni zjarrvënësit! Nëse zvarriten hetimet, i drejtohem ILD për…

“Lura digjet, Prokuroria të zgjohet!”- Manja kritika organit të akuzës: Gjeni zjarrvënësit! Nëse zvarriten hetimet, i drejtohem ILD për…

August 14, 2026
Zjarret në vend, Cara: Mbi 3900 ndërhyrje, rritje me 12% në krahasim me një vit më parë

Betejë me zjarret në 7 zona, Ministria e Mbrojtjes për situatën: 10 vatra aktive, në Lurë aksion me 300 forca e 2 avionë! Prioritet jeta e qytetarëve

August 14, 2026
VIDEO virale nga SHBA-të, dhitë ‘pasagjere’ hipin në urbanin e Oregonit, shikoni pamjet!

VIDEO virale nga SHBA-të, dhitë ‘pasagjere’ hipin në urbanin e Oregonit, shikoni pamjet!

August 14, 2026
Trazira në Jemen, 6 të vrarë nga sulmi i rebelëve Huthi në qytetin Mocha!

Trazira në Jemen, 6 të vrarë nga sulmi i rebelëve Huthi në qytetin Mocha!

August 14, 2026
Trump: Shumë shpejt do ta shpall Ngushticën e Hormuzit territor të SHBA-ve!

Trump: Shumë shpejt do ta shpall Ngushticën e Hormuzit territor të SHBA-ve!

August 14, 2026
Ish-profesori i Kembrixhit gjendet i vdekur disa ditë pas akuzave për plagjiaturë, mister shkaqet!

Ish-profesori i Kembrixhit gjendet i vdekur disa ditë pas akuzave për plagjiaturë, mister shkaqet!

August 14, 2026
Batuta mes kryebashkiakut të Selenicës e Kryeministrit! Bellaj: Kemi nxjerrë ujë të kripur këtu! Rama: Faleminderit për informacionin se deti ka ardhur në majë të malit!

Batuta mes kryebashkiakut të Selenicës e Kryeministrit! Bellaj: Kemi nxjerrë ujë të kripur këtu! Rama: Faleminderit për informacionin se deti ka ardhur në majë të malit!

August 14, 2026
Këshilltari i Trump akuzon armiqtë e Infantinos: Ata kanë nevojë për ekzaminim psikik! Janë xhelozë, kjo është politikë

Këshilltari i Trump akuzon armiqtë e Infantinos: Ata kanë nevojë për ekzaminim psikik! Janë xhelozë, kjo është politikë

August 14, 2026
E bujshme nga “New York Times”: Moldavia në shënjestër të Putinit për të goditur NATO-n! Agjentë rusë, priftërinj, kamp në Serbi dhe…

E bujshme nga “New York Times”: Moldavia në shënjestër të Putinit për të goditur NATO-n! Agjentë rusë, priftërinj, kamp në Serbi dhe…

August 14, 2026
Kosova refuzuese dhe e mbyllur të dhemb në shpirt

Pse Shqipëria e fiton gjyqin për Aeroportin e Vlorës?

August 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com