• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ndërkombëtaristë, lum qeveria që ju ka!

by Ylli Manjani
08/08/2025 11:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Ylli Manjani
Ndërkombëtaristët nuk më zhgënjejnë asnjëherë. More edhe kur thua që kopjimi i neneve të caktuara nga ligje të vendeve të tjera është majmunizëm, ata prap zgjedhin majmunin.

Shkodranët bëjnë humor me fenë “tigli i majmunit”.

Nejse, po rikthimi në kodin penal i tradhëtisë ndaj atdheut, në Shqipërinë tonë me 3 fé ose pa asnjë fé, përbën as më pak e as më shumë rikthim tek praktika komuniste e dënimit politik.

Kujdes, për disa që ngatërrojnë termat, nxjerrja e sekreteve apo shitja e tyre tek agjensitë e huaja quhet spiunazh, ose thjesht nxjerrje sekreti.  Gjithashtu, shitja apo dhurimi i territorit të shtetit një shteti tjetër është vepër penale më vete…

Tradhëtia është koncept moral që shpesh bëhet politik. Ajo nuk është një akt konkret, por një gjykim moral mbi aktin. Tani, përsa kohë që drejtësia penale dënon aktin/veprimin që sjell pasojën, dënimi mbi gjykimet përbën dënim politik.

Dhe nuk është se s’na ka ndodhur kjo gjë në të shkuarën.

Si ka mundësi që nuk zëmë mend?!

Tani, argumenti i ndërkombëtaristëve, që i pastë qeveria me jetë, se këtë nenin e tradhërisë na e kërkon NATO është më i hollë se dhalla. Hirrë fare.

Po mirë more shokë internacionalistë, kur NATO na pranoi anëtarë, si thoni ju nuk e dinte që në Kodin tonë Penal nuk gjendet tradhëtia ndaj ardheut si vepër penale?!

Se kur hymë në NATO nuk e kishim, as sot madje nuk e kemi këtë nen, ore. Atëherë si na pranuan?!

Pra NATOs nuk i qetheshka fare për këtë nen. Atëherë përse tani?!

Jo vetëm NATO po as Këshilli i Europës, OSBE ku jemi anëtarë, as BE ku jemi kandidatë nuk ka interes të dijë e dënojmë njëri-tjetrin ne për tradhëti ndaj atdheut tonë.

E kuptoni apo jo ore!?

Për të gjitha këto organizma gjigandë ndërkombëtarë rëndësi ka që Shqipëria të plotësojë një kuadër ligjor brenda shinave të akteve ndërkombëtare, po se si këto zbërthehen në ligjet vendase çdo shtet e bën në mënyrën dhe kulturën e vet.

Dhe këtu, me këtë rast, dua të trajtoj edhe shqetësimin e disa juristëve që thonë se disa nene na i diktokan konventat që kemi nënshkruar. Konventat, miqtë e mi kanë gjuhë përgjithsuese që duhet të lidhinkulturën nordike me kulturën afrikane. Nuk ka asnjë kuptim që ligji vendas të marrë nenin siç është në konventë e ta bëjë kod penal. Po të ishte kështu, pse na duhet ligi vendas?! E dënojmë njëri-tjetrin me ligjet e botës!!!

Por të kthehem prap te dashnorët e NATOs, BE, Amerikës a ku e di unë.  Argumenti se na e do NATO apo BE apo të huajt nuk pi ujë askund. Përkundrazi çon ujë në burimin e qeverisë, e cila ka gjithnjë interes të natyrshëm të ketë sa më shumë ligje ndëshkuese.

Në daç pranojeni në daç jo, po kjo punë kështu është.

Ne bëjmë kode për vete e jo për qejf apo inat të komshiut.

***

Le pastaj se çështë një nen tjetër aty te projektkodi penal që mbron NATOn. Hahahahahaha

O njerëz, ne hymë në NATO që të na mbrojë ajo ne dhe jo ne atë.

Hahahahahha

Hajde bye tani dhe mendjen këtu jo të punët e dynjasë!

Next Post
Trump kërcënon BE-në: Tarifat 35% nëse nuk përmbushni premtimet për investime

Shteti i vetëm në botë që nuk njeh pavarësinë e Amerikës... as Koreja e Veriut, as Rusia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Futet në fuqi Bordi i Transparencës për çmimet e karburanteve

Futet në fuqi Bordi i Transparencës për çmimet e karburanteve

March 23, 2026
Krijohen radhë të gjata, Trump dërgon “ushtrinë” kundër emigracionit në aeroporte

Krijohen radhë të gjata, Trump dërgon “ushtrinë” kundër emigracionit në aeroporte

March 23, 2026
Çmimi i naftës në Shqipëri “fiksohet” 214 lekë për litër, tregu me pakicë mbetet i pandryshuar

Çmimi i naftës në Shqipëri “fiksohet” 214 lekë për litër, tregu me pakicë mbetet i pandryshuar

March 23, 2026
EMRI/ Vuante dënimin në Shkodër, humb jetën në QSUT i burgosuri! Ja arsyeja

13 % e shqiptarëve vuajnë nga sëmundjet kronike të veshkave

March 23, 2026
GJKKO jep dritën jeshile, SPAK nis “shoshitjen” e telefonave të dy ish-drejtorëve të MIE-s

GJKKO jep dritën jeshile, SPAK nis “shoshitjen” e telefonave të dy ish-drejtorëve të MIE-s

March 23, 2026
VIDEO / Polici mori flamurin që po shkelte Mziu, Lamallari: Respekt që e lartësoi simbolin kombëtar

VIDEO / Polici mori flamurin që po shkelte Mziu, Lamallari: Respekt që e lartësoi simbolin kombëtar

March 23, 2026
‘Finalja’ ndaj Polonisë, Hysaj: Mezi pres të zbres në fushë! Laçi: Bëjmë krenar gjithë Shqipërinë

‘Finalja’ ndaj Polonisë, Hysaj: Mezi pres të zbres në fushë! Laçi: Bëjmë krenar gjithë Shqipërinë

March 23, 2026
PD tërhiqet nga bojkoti, Boçi: Do të marrim pjesë në Komisione, por vendimet duhet të jetë me konsensus

Boçi: Berisha u godit me armë luftarake, me spraj paralizues!

March 23, 2026
Administrata Trump njofton rishikim strategjik të MINURSO në Saharanë Perëndimore

Administrata Trump njofton rishikim strategjik të MINURSO në Saharanë Perëndimore

March 23, 2026
Salianji i përgjigjet Berishës: Sa më shumë flet për përjashtime, aq më e qartë bëhet frika nga gara

Salianji i përgjigjet Berishës: Sa më shumë flet për përjashtime, aq më e qartë bëhet frika nga gara

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In