• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ndërkombëtarët vetëm 2 vjet te Byroja Kombëtare e Hetimit

by Java News
21/10/2016 16:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Eduard Zaloshnja

Dje qarkulloi në mediat online një lajm se tri partitë kryesore kishin bërë një kompromis për të nxjerrë jashtë loje monitoruesit ndërkombëtarë nga funksionimi i Byrosë Kombëtare të Hetimit, dhe prandaj e votuan ligjin për krijimin e saj me 122 vota nga 124 deputetë të pranishëm në votim. Gjithashtu mediat raportuan se përfaqsuesi amerikan i OPDAT-it i kishte paralajmëruar ligjvënësit shqiptarë se, me këtë manovër, rrezikohej ndihma financiare amerikane dhe ndihma e FBI-së për Byronë Kombëtare të Hetimit.

Sot JAVANEWS raporton se ka komunikuar me burime të sigurta brenda Kuvendit të Shqipërisë, të cilat kanë sqaruar se neni që lidhej me monitoruesit ndërkombëtarë thjesht ka kaluar në dispozitat kalimtare, dhe se kjo zhvendosje është rakorduar me partnerët ndërkombëtarë. Sidoqoftë, JAVANEWS nuk ka komunikuar me përfaqsues të këtyre të fundit.

Por pavarsisht sesi kanë rrjedhur ngjarjet që kanë çuar në miratimin me konsensus pothuaj të plotë të ligjit mbi Byronë Kombëtare të Hetimit, e rëndësishme është ajo që është votuar me 122 vota në Kuvend. Dhe ajo që është votuar nuk përbën një lajm të mirë për Shqipërinë!

Në nenin 57, pik 9 të Ligjit nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar” shkruhet:

“Një komision i përbërë nga ekspertë të drejtësisë penale, të caktuar nga misionet e Bashkimit Europian dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, do të japë udhëzime dhe këshilla për themelimin dhe zhvillimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, për një periudhë 2-vjeçare, duke nisur nga momenti i themelimit të kësaj Byroje. Komisioni i Pavarur i Rishikimit vëzhgon në mënyrë aktive procesin e rekrutimit dhe trajnimit të punonjësve të Byrosë Kombëtare të Hetimit, si dhe miraton materialet e trajnimit të hetuesve dhe Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit.”

Siç shihet qartë nga ky tekst, ekspertët amerikanë dhe europianë do të ndihmojnë për ngritjen dhe trajnimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit vetëm në 2 vjetët e para.

Më pas, ajo duhet ta vazhdojë punën “me forcat e veta”. Duke kujtuar se edhe ndihma ndërkombëtare për shoshitjen (vettingun) e sistemit të drejtësisë do të jetë e kufizuar në kohë, mund të thuhet se ndërkombëtarët kanë pranuar që ndikimi i tyre të kufizohet vetëm te reformimi i sistemit të drejtisisë dhe të mos shtrihet te funksionimi i mëtejsjhëm i sistemit të reformuar.

Por historia shqiptare ka treguar se politikanët e korruptuar dhe krimi i organizuar e kanë gjetur gjuhën me këdo që ka qenë në prokurori apo gjykata, pavarsisht trajnimeve dhe përbetimeve të kujtdo që kanë qenë në krye të këtyre të fundit. Që mosndëshkueshmëria të merrte vërtet fund në Shqipëri, do të duhej që misioni ndërkombëtar të vazhdonte të ndihmonte (nënkupto drejtonte) hetimin e dosjeve të mëdha të korrupsionit dhe të krimit të organizuar deri në antarësimin e plotë të Shqipërisë në BE. Ndoshta vetëm kështu do të ndodhte në Shqipëri ajo që ka ndodhur në Kroaci e Rumani, ku ish-kryeministra e ish-ministra të rëndësishëm kanë përfunduar në burg.

Në fakt, ka precedentë të një misioni të zgjatur ndërkombëtar në ndihmë të luftës ndaj pandashkueshmërisë në një vend pjestar të OKB-së. Në Guatemalë, një vend me antarësi të plotë në OKB, Komisioni Ndërkombëtar Kundër Pandëshkueshmërisë ka 9 vjet që ndihmon (nënkupto drejton) hetimet ndaj korrupsionit në nivele të larta, dhe mandati i tij përfundon në fund të 2017-ës, me të drejtë rinovimi. Gjatë këtyre viteve, presidenti që firmosi vajtjen e këtij komisioni në Guatemalë, si dhe ministri i brendshëm i atëhershëm e funksionarë të lartë të shtetit, kanë përfunduar në burg…

Një komision i ngjashëm ka filluar punë vjet edhe në Haiti, dhe mandati i tij është afatgjatë. Do të ishte një ndihmë e madhe për Shqipërinë që edhe monitorimi ndërkombëtar i Byrosë Federale të Hetimit të ishte afatgjatë!

 

Next Post
Çmimi Nobel për Paqe, kush janë kandidatët kryesorë

Si sot, më 21 tetor, ka lindur Nobel dhe Gillespie

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vangjeli: PS mori vendimin e duhur për Ballukun, por në kohën e gabuar

Vangjeli: Samiti i NATO-s e vë Shqipërinë në prozhektorët e ndërkombëtarëve

July 8, 2026
Shqipërisë i mungon e djathta

“Protesta, lumë që mbledh përrenj”, aktivisti: Berisha do donte shumë të ishte aty…

July 8, 2026
Ditët e vështira ia lënë vendin dashurisë! Meri Shehu tregohet ‘dorëlëshuar’ me yjet e javës

A do e fitojë Messi Botërorin? Meri Shehu: Ka tendenca për rikthim drejt triumfit

July 8, 2026
Kush e pengon daljen e udhëheqjes së Flamingove?

“Jemi gati të ulemi me ju”, deputetja socialiste thirrje protestuesve: Keni të drejtë për disa gjëra

July 8, 2026
Integrimi në BE, Hoxha në Pragë: Qytetarët dhe bizneset drejt përfitimeve të prekshme në rrugën e anëtarësimit

Samiti i ardhshëm i NATO-s në Tiranë, ministri Hoxha: Kemi nisur përgatitjet…

July 8, 2026
“Mblidhet një valë turme pëdëistësh”, Petro Koçi: Si mund të ketë sukses një protestë për të “rilindur” Berishën!?

“Protesta bëri bashkë ballistët me komunistët”, Petro Koçi: Kërkesat kërkojnë reflektim…

July 8, 2026
13 gabimet e Zelenskyt!

Samiti i NATO-s në Tiranë, ironizon Hila: Do ta presë kryeministër Gonia dhe president Tiku…

July 8, 2026
Ibrahimoviç paralajmëron Argjentinën: Messi është “bishë”, por shokët e skuadrës duhet të bëjnë më shumë

Ibrahimoviç paralajmëron Argjentinën: Messi është “bishë”, por shokët e skuadrës duhet të bëjnë më shumë

July 8, 2026
Preç Zogaj: Emërimi i Joni Ketës, moment i shënuar për BKH-në

Samiti i radhës i NATO-s, Zogaj: Uroj mos të ndodhin ngjarje që të mos mbahet ky takim në Tiranë

July 8, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

“Rama e ka seriozisht reflektimin”, Rexhaj: Ka kuptuar se një pjesë e qeverisë ka mbetur pas

July 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In