• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, June 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nderin e burrave e vendosin gratë!

by Mustafa Nano
02/03/2019 14:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mustafa Nano

Këngëtarja amerikane me origjinë shqiptare, Bebe Rexha sapo ka nxjerrë një këngë të re me titullin “Last Hurrah” (Urra-ja e fundit), dhe në videoclipin e publikuar në youtube shihen mes të tjerash skena lezbikesh e homoseksualësh, mes të cilëve vërtitet vetë këngëtarja me veshje e poza sensuale. Pamje të videoclipit po rrjedhin edhe në ekran.

Ka ndonjë gjë që nuk shkon në këtë mes? Bah, ju e dini qëndrimin tim lidhur me këtë argument. Unë jam kundër manisë për të lozur pa fund me lakuriqësinë, pasi kjo gjë, në mos tjetër, ushqen dukurinë e hiperseksualizimit të mjedisit e botës ku jetojmë, me fjalë të tjera inkurajon praktikat e sjelljet që rreken të përcjellin mesazhin se njeriu, sidomos gruaja, është vetëm e thjesht një objekt seksual, e për rrjedhjë gruaja, po nuk qe e bukur dhe ndjellëse, nuk vlen asgjë, nuk i duhet as dreqit.

Dhe kuptohet pra, që këtë kritikë nuk e bëj nga pozitat e një njeriu konservator, sepse nuk jam i tillë, veç i tillë nuk jam, dhe kjo pak a shumë dihet. Mua më pëlqen sa s’ka ku të shkojë një vajzë lakuriqe. Çfarë nuk më pëlqen, është banalizimi i lakuriqësisë.

T’ju them të drejtën, lakuriqësia në art e në muzikë nuk më shqetëson. Ndoshta ngaqë kam bërë timen idenë se një artisti po t’i hiqet e drejta për të eksperimentuar, për t’i shtyrë kufijtë e eksplorimit, për të qenë i lirë, tërësisht i lirë, ai si zor të jetë artist.  E kështu, nuk më shkon mendja të kritikoj Bebe Rexhën. Lëri të tjerat, por në këtë mes problemi nuk do të ishte i Bebe Rexhës. Kjo e fundit nuk është se ka bërë ndonjë gjest prej pioneri. Jo, kjo është e fundit që po e heq këtë valle.

Por le ta lëmë mënjanë këtë çështje, me të cilën jam marrë edhe herë tjetër. Është diçka tjetër, ku duhet të ndalem. Babai i këngëtares, Flamur Rexha, ka mbetur keq prej videoclipit të së bijës. Dhe i ka shkruar një sms, ku i thotë: “Mjaft më me këtë pornografi, që m’i sjell zorrët te goja! Më ka ardhur në majë të hundës. Më ke turpëruar. Më ke bërë të mos shkoj në asnjë vend.” Bebe Rexha e ka hedhur këtë reagim të babait në Instagramin e saj, të shoqëruar me shënimin: Im’atë më urren. Një veprim mendjelehtë dhe i pamend, sigurisht, pasi me këtë ajo e bëri babain personazh të lajmeve të botës, gjë që ai nuk e kishte kërkuar e synuar.

Flamur Rexha nuk është si Thomas Markle, i ati i dukeshës së Suseksit, që po ia nxin jetën së bijës faqe botës, thjesht se kjo është mënyra që të jetë në qendër të vëmendjes. Jo, Flamur Rexha nuk ka kërkuar ndonjë vëmendje. Ai i bëri një qortim të bijës në rrugë private.

Por pasi thashë këtë, më duhet të them se qortimi i tij është ai i një burri shqiptar. I një babai shqiptar. Ai nuk e ka hallin që e bija po bën një gjë të gabuar, por që e bija po bën një gjë, me të cilën po turpëron të atin. Ai nuk limitohet t’i thotë së bijës 29 vjeçare që ti ke turpëruar veten, dhe në këtë rast do të kishim të bënim me një opinion, me një qëndrim kundër apo pro një norme të caktuar morale, por i thotë që “ti më ke turpëruar mua”.

Është këndshikim tipikisht e pastërtish kanunor, sipas të cilit gruaja e vajza i vë njollë familjes me gjërat e gabuara që bën, se gruaja e vajza nuk kanë një nder, integritet, personalitet të tyren, që mund ta njollosin. Ato mund të bëjnë gjënë më perverse të përfytyrueshme, por me këtë nuk i bëjnë asgjë vetes, sepse ato vetë janë – këtë po e them unë, ë, jo kanuni – sepse ato vetë pra janë si balta, në mos si gjirizi, bëjnë pis, por nuk bëhen pis. Dhe në perëndim këtë nuk e kuptojnë, prandaj e kanë qortuar babain e Bebe Rexhës.

Unë e di, janë me mijëra, në fakt me qindra mijëra, shqiptarët e këtyre anëve që provojnë empati për Flamur Rexhën. E megjithatë nuk është dëgjuar ndonjë kritikë për Bebe Rexhën. Me siguri, janë të njëjtët, duhet ta themi këtë, me pak përjashtime janë të njëjtët që eksitohen prej gjoksit e shalëve të Bebe Rexhës, e në përgjithësi prej gjoksit e shalëve të një vajze sensuale, por nuk do donin që këto gjokse e shalë të ishin të bijave të tyre.

Kështu jo, jo, kështu rrëmbehen thikat dhe hanxharët, dhe gjaku shkon deri në gju. Bijat shkojnë në botën tjetër, dhe familjes në këtë botë i mbetet nderi. Se njeriu për një nder rron, apo jo? Si thuhet në Kanun? Dy gisht nder në lule të ballit na i ngjiti i madhi Zot. Dhe fjala është për nderin e burrave, pasi në Kanun veç për këtë flitet, për nderin e burrave. Dhe nderin e burrave dihet se kush e kanë në dorë. Gratë.

Next Post
Fier (Video)/Makina aksidenton një qytetar me motor, duke e lënë të vdekur

Fier (Video)/Makina aksidenton një qytetar me motor, duke e lënë të vdekur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensionet në Lindjen e Mesme, Trump: SHBA janë duke negociuar me kryeparlamentarin iranian për një marrëveshje

Senati i jep goditje Trumpit, miratohet rezoluta kundër luftës, presidenti: E pavend dhe e pakuptimtë

June 24, 2026
Nga kabllot në ajër, te kryebashkiakët “që mungojnë”, Rama me mesazhe të forta për qytetet

Nga kabllot në ajër, te kryebashkiakët “që mungojnë”, Rama me mesazhe të forta për qytetet

June 24, 2026
Transformimi urban, Demo: Bashkitë drejt infrastrukturës nëntokësore dhe standardeve të BE-së

Transformimi urban, Demo: Bashkitë drejt infrastrukturës nëntokësore dhe standardeve të BE-së

June 24, 2026
Procesi ndaj Metës dhe Kryemadhit/ Avokati kërkon në gjyq Ramën dhe 150 dëshmitarë të tjerë

CEZ-DIA, avokati i Metës kërkon papërdorshmërinë e provave: Akuza është e motivuar politikisht

June 24, 2026
Mbetet në burg vrasësi i fqinjit në Rrogozhinë: Kam qenë unë viktima, kam mbrojtur veten…

Mbetet në burg vrasësi i fqinjit në Rrogozhinë: Kam qenë unë viktima, kam mbrojtur veten…

June 24, 2026
Kancelari gjerman bën thirrje për forcimin e Europës: Pasuritë ruse të përdoren për ushtrinë ukrainase

Gjermania drejt pensionit në moshën 70-vjeçare, Merz mbështet reformën historike

June 24, 2026
24 ditë protesta, Rama mobilizon PS-në dhe ministrat, kërkon prezencë të shtuar në terren dhe…

24 ditë protesta, Rama mobilizon PS-në dhe ministrat, kërkon prezencë të shtuar në terren dhe…

June 24, 2026
Rama për “France24’’: Ka shumë ndërhyrje nga jashtë kundër projektit në Zvërnec

Rama për “France24’’: Ka shumë ndërhyrje nga jashtë kundër projektit në Zvërnec

June 24, 2026
Brenda mendjes së Putinit, pse ai nuk flet kurrë për humbje

Brenda mendjes së Putinit, pse ai nuk flet kurrë për humbje

June 24, 2026
Vijojnë tensionet në kantierin e Aeroportit të Vlorës, punimet mbeten të bllokuara

Vijojnë tensionet në kantierin e Aeroportit të Vlorës, punimet mbeten të bllokuara

June 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In