• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nderimi për Dumanin, si ridënim për Berishën

by Mero Baze
10/12/2024 19:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nderimi që Sekretari i Shtetit Antony Blinken i bëri kryetarit të SPAK, Altin Dumani, si një nga 10 luftëtarët antikorrupsion në botë, nuk është vetëm vlerësim për punën e tij dhe për seriozitetin me të cilin drejtësia ka nisur të funksionojë në Shqipëri. Ai është, ndër të tjera, një ridënim për Sali Berishën.

Është ridënim për të, sepse, përtej gjuhës së pistë të tij kundër SPAK si “institucion kriminal” dhe fyerjeve të vazhdueshme në adresë të Altin Dumanit, Berisha ka nisur të ndërtojë fabulën e zhbërjes së drejtësisë së re dhe ndëshkimit të SPAK pas ndryshimeve politike të mundshme në SHBA.

Dy ditë më parë, në një shkrim të portalit të familjes Berisha, u sulmua egërsisht Sekretari Blinken si “armik i demokracisë amerikane”, një shkrim që kuptohej lehtësisht, që nga fjalia e parë deri në fund, se ishte shkruar nga Sali Berisha. Aty lihej të nënkuptohej se ai mezi pret 20 janarin, kur të vijë administrata e re, për të “shpëtuar” nga Blinken. Linku

Me sa duket, Berisha kishte marrë vesh për vizitën e Altin Dumanit në SHBA dhe donte të zhvlerësonte këtë nderim të tij nga Sekretari i Shtetit në sytë e demokratëve “trushpëlarë”.

Përpjekja e tij për të “sqaruar” demokratët për mënyrën si funksionon SHBA, me stereotipet e mënyrës se si funksionon pushteti në Shqipëri, e bën këtë përpjekje të tij jo vetëm banale, por edhe fyese për seriozitetin me të cilin SHBA dhe Bashkimi Evropian mbështesin drejtësinë e re shqiptare.

Është kjo arsyeja pse, duke nderuar Altin Dumanin, SHBA jo vetëm ka konfirmuar mbështetjen për atë që ai ka arritur me drejtësinë e re, por ka hedhur poshtë çdo akuzë të Berishës në adresë të SPAK-ut, duke vlerësuar posaçërisht punën që Dumani ka bërë për të kthyer dinjitetin e drejtësisë, duke ndëshkuar politikanë të nivelit të lartë. Në krye të kësaj liste që e nderon drejtësinë e re shqiptare është pikërisht Sali Berisha.

Nderimi i Altin Dumanit është një ridënim i ri për Berishën, sepse tani, në përpjekje për të mbajtur demokratët “me gajret” deri më 11 maj, ai do të duhet t’u mbushë mendjen atyre se Trumpi, përveçse do t’i heqë Berishës “non grata”-n, do t’i heqë edhe Altin Dumanit dekoratën.

Në fakt, e vetmja gjë që mund të ndodhë teorikisht është që Altin Dumanit t’i shtohen dekoratat dhe Shqipërisë, përfshirë opozitën, t’i shtohen “non grata”-t.

Deri atëherë, Berisha do të ketë punë me drejtësinë, me ato procese që i janë hapur dhe me ato që do t’i hapen. Kështu që ka shanse t’i shtojë ndonjë dekoratë tjetër Dumanit. Dhe natyrisht, t’i shtojë vetes edhe ca vite burg.

Next Post
“Tirana sinonim i pushtetit!”, Berisha nën ethet e zgjedhjeve, porosi strukturave të PD: Riparoni çdo gabim që kemi bërë!

"Tirana sinonim i pushtetit!", Berisha nën ethet e zgjedhjeve, porosi strukturave të PD: Riparoni çdo gabim që kemi bërë!

Comments 1

  1. L.Xh says:
    1 year ago

    Sali Berisha, është çmendur nga deliri i ishit LEXHENDË dhe në drejtim tjetër nga çu çmënd Likja i Monës që u bë si tinglimajmuni duke hipur maje malesh, maje hekurash, maje pemësh.
    Gjithsesi, burgu i Reçit, ka qeli VIP me WC brenda, të gatëshme për këta ish Presidenta e ish kryeministra.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kosova, të martën bëhet anëtare e INTERPOL-it”

“Për gjykatat tuaja do bëhet film”, Pacolli: Me dhunë na ndërprenë punën…

April 13, 2026
Qetësia përpara furtunës së shtatorit

Merruni me të ardhmen, jo me PD

April 13, 2026
Agron Duka: E mbështes Arben Malajn si kandidat të pavarur për Vlorën

Agron Duka: E mbështes Arben Malajn si kandidat të pavarur për Vlorën

April 13, 2026
“Pritshmëritë janë shumë të larta”, zv.ministrja: Çfarë do të diskutohet në Samitin e Diasporës

“Pritshmëritë janë shumë të larta”, zv.ministrja: Çfarë do të diskutohet në Samitin e Diasporës

April 13, 2026
Pacolli humbet administrimin e aeroportit të Vlorës, Apeli pranon sigurimin e padisë së ortakut Ademi

Aeroporti i Vlorës? Pacolli: Nuk kam nënshkruar kontratë, kam qenë i informuar

April 13, 2026
Pse humbja e Orban është një goditje për Berishën dhe mesazhi i gabuar i Tritan Shehut

Pse humbja e Orban është një goditje për Berishën dhe mesazhi i gabuar i Tritan Shehut

April 13, 2026
Kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda drejt Malit të Zi për 72 orë

Kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda drejt Malit të Zi për 72 orë

April 13, 2026
Donald Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

Donald Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

April 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Unë e di si funksionon sistemi”

April 13, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Humbja e Orbanit, është ajo që PD, nuk bën dot me Berishën

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In