Nderime për Kadarenë në 1-vjetorin e ndarjes nga jeta, bashkëshortja: U mbijetoi marrëzive të kohës që jetuam

Në 1-vjetorin e ndarjes së Ismail Kadaresë, mes shkrimtarëve, studiuesve, njerëzve të letrave, medias dhe politikës, ishte e pranishme edhe bashkëshortja e autorit, Elena Kadare.

“Kur bëhet fjalë për figurën e Ismail Kadaresë unë jam e ndjeshme ndaj tonit elitar të folësve dhe vlerësimin që iu bë veprës së tij. Të gjithë e dimë që historia jonë ka qenë lufta për të mbijetuar, për të ekzistuar në tallazet tragjike dhe dramatike të shovinizmave dhe egoizmave çmendurake si pjesë e marrëzisë së botës ku jetojmë. Ashtu si mbijetoi shqiptari dhe Shqipëria mbijetoi edhe vetë Ismaili”, vijoi Helena Kadare.

Studiuesi Piro Misha, drejtues i Bibliotekës Kombëtare preku çështjen e disidencës së Kadaresë, duke thënë se vepra e tij është ajo që dëshmon pikërisht diçka të tillë.

“Në radhë të parë, duhet kuptuar që Shqipëria e kohës së Enver Hoxhës nuk ishte Çekia e Václav Havel apo Polonia e kohës. Në Shqipëri ishte e pamundur të kishte disident politik të tillë si Václav Havel që ishte në burg. Ismail Kadareja nuk mund të ishte disident politik i tillë, se ishte e pamundur në atë kontekst, por vepra e Ismail Kadaresë, për të gjithë ata që kanë jetuar atë kohë, kishte komponentë të qartë disidence ndaj vizionit të regjimit për botën, ishte një lloj kundër kulture e narrativës që kishte regjimi për letërsinë”, tha Pirro Misha.

Botuesi i veprave të shkrimtarit, njëkohësisht një ndër njerëzit që ka qëndruar më afër tij, vuri në dukje se ai arriti të ikte i plotësuar, pasi Kadare e ka botuar të plotë veprën.

“Vepra e plotë e Kadaresë është kryer në gjallje të tij, nën udhëheqjen e tij. Është në shtatë vëllime, mbi 7 mijë faqe që ai i ka parë në vite. Ka lënë jashtë vetëm dorëshkrime, që sipas tij nuk e kanë merituar nga ana artistike që t’i fusë në kolanë. Ai iku i lumtur mendoj nga kjo botë. Jam i lumtur që kisha fatin të kisha një shkrimtar botëror”, tha Bujar Hudhri.

Ismail Kadare është shkrimtari më i mirë i letërsisë shqipe dhe ndër shkrimtarët më të mirë të letërsisë botërore bashkëkohore. Vepra e tij është përkthyer në mbi 45 gjuhë të huaja.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com