• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Nderi’ i Bashës dhe protestat e PD-së kundër qytetit

by Flogert Muça
19/06/2018 13:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga FLOGERT MUÇA/

Mëngjesi i ditës së sotme ka dhuruar për publikun një tjetër shfaqje të shëmtuar, ofruar si përherë nga politika agresive dhe desktruktive. Në Komisionin e Medias  ku kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ishtë thirrur për të dhënë argumentat e tij mbi projektin e Teatrit të ri Kombëtar, situata e krijuar na ka kthyer në vëmendje edhe një anë tjetër fytyrën e dhunshme të PD-së kur bëhet fjalë për ndonjë projekt ambicioz që pritet të ndërtohet. Edhe njëherë PD-ja ka treguar se është ajo aktorja kryesore e lojës ‘anti-teatër’, duke  dalë vetë  si përsonazh kryesor në skenë duke qenë se aktorët e kanë kuptuar stratëgjinë e saj dhe kanë filluar tërheqjen.

Sot në Komision, deputeti demokrat Flamur Noka, ka tentuar të qëllojë brenda seancës kryebashkiakun Veliaj. Noka është ngritur në këmbë dhe është përplasur me punonjësit e Gardës.

Kjo në fakt nuk është suprizë për qytetarët edhe pse është në çdo rast e neveritshme. Është skema e përhershme që Partia Demokratike përdor kur bëhet fjalë për të penguar çdo projekt në bashkimnë e Tiranës. PD ka sulmuar çdo projekt të bukur të Tiranës, duke filluar nga këndet e lodrave te “Sheshi Skënderbej”, “Pazari i ri” e “Bulevardi i ri”… Njëlloj po ndodh edhe me Teatrin Kombëtar.  Ajo që ndryshon janë personazhet që PD zgjedh për të luajtur rolin e ‘gangsterit’. Kjo ndodh duke përdorur që nga anëtarët e Këshillit Bashkiak e duke përfunduar me deputetët.

Rastet janë të shumta, por njëri është më pikanti e ilustruesi më i mirë. Bëhet fjalë për atë të këndit të lodrave të Liqeni Artificial. Atëherë ‘i përzgjedhuri’ ishte deputeti Genc Strazimiri i cili doli me pistoletë në protestën e organizuar për të mos lejuar ndërtimin e atij këndi lodrash që sot fëmijët gëzojnë në park. Asokohe, Strazimiri tha se ishte një kllëf celulari e jo pistoletë, duke e ofenduar për të dytën herë publikun që shihte qartë në foto revolen. Por as kjo nuk të bëri përshtypje e dinim  që bëhej fjalë për të njëjtën parti që çadrat i qinte pistoleta në Bulevard, ditën kur u vranë katër protestues të pafajshëm.

Sot Partia Demokratike kishte zgjedhur si personazhe Nokën, Balliun e Salianjin. Po të ishte duke  u ndërtuar Teatri ata do të ishin më kazma në dorë për ta shkatërruar, përsa kohë sot u përplasën me gardën për të nxjerrë me dhunë kryebashkiakun e Tiranës.

Arsyeja?

Sikleti i opozitës e cila kalon bën të tilla veprime nuk vjen vetëm nga mungesa e vizionit të saj, por më së shumti nga frika se punët e kundërshtarit nxjerrin zbuluar kryetarin e tyre i cili kur drejtonte kryeqytetin  nuk nguli as një goshdë në mur. Ishte i përhershmi Flamur dhe ithtarët e rinj të Bashës (Balliu e Salianji) të cilët i dolën sot në mbrojtje kryetarit të tyre, Lulzim Bashës, i cili  pas çdo punë që bën Veliaj del zbuluar paaftësia e tij për të ndërtuar një vepër të vetme në qytet.

Pikërisht për këtë arsye, opozita po e përdor Teatrin dhe aktorët e tij  për t’i mbrojtur surratin kryetarit të tyre i cili nuk mbahet mend për asnjë punë në qytetin e Tiranës. Duket sikur e bukura i vret sytë, por në fakt është edhe më shumë se aq. Çdo gjë që ndërtohet në Tiranë zbulon e rikujton të qytetarët paaftësinë e Bashës për të punuar. Ndaj edhe sot deputetët e PD-së ishin të detyruar të bënin gjithçka që Veliaj të mos jepte asnjë argument. Për këtë, duhen mirëkuptuar!

a.ç

Next Post
United: Kemi gati ofertë 60 milionë funtesh për Willam

United: Kemi gati ofertë 60 milionë funtesh për Willam

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbeti i bllokuar në malin e Çikës, shpëtohet turisti polak pas ndërhyrjes nga ajri

Mbeti i bllokuar në malin e Çikës, shpëtohet turisti polak pas ndërhyrjes nga ajri

July 30, 2026
Sherr me pronarët e kopshtit të fëmijës, procedohet 29-vjeçarja në Tiranë

Edukatorja goditi 2-vjeçarin me shuplakë sepse po qante, detaje nga ngjarja në Tiranë

July 30, 2026
Rrëmbeu dokumentin sekret në Kuvend, Shehaj përjashtohet me 60 ditë nga seancat

Shehaj rrëmbeu dokumentin sekret, kreu i SPAK: Ka një kallëzim penal. Prokurori po verifikon pretendime dhe…

July 30, 2026
Ben Affleck fiton 1 milion dollarë në “Kush dëshiron të bëhet milioner”, ja si do i shpenzojë

Ben Affleck fiton 1 milion dollarë në “Kush dëshiron të bëhet milioner”, ja si do i shpenzojë

July 30, 2026
Berisha: Rama “varrosi” Reformën Territoriale, këto janë përpëlitjet e fundit të tij!

Marrëveshja e huas me SHBA-të, Berisha: E mbështesim, por kundërshtojmë procedurën e ndjekur

July 30, 2026
Helmimi në kopshtin e Gramshit, reagon AKU: Nga përgjigjet e analizave deri tani nuk ka salmonelë!

Arrestohet edukatorja e një kopshti privat, dyshohet se dhunoi një fëmijë 2-vjeçar

July 30, 2026
“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

“Lëvizja më e fuqishme e kontinentit”, Berisha u bën thirrje demokratëve t’i bashkohen protestës

July 30, 2026
Policia shqiptare konfirmon arrestimin e Ermal Beqirajt: Del sot para gjykatës në Francë

Prangosja e Ermal Beqirajt jo rastësi, kreu i SPAK: Kishim informacion prej javësh…

July 30, 2026
Sherri/ Goditi me grushte bashkëmoshatarin në ambientet e gjimnazit, vihet nën hetim 17-vjeçari

Arrestohen kushërinjtë pas konfliktit familjar në Tiranë, njëri dyshohet se tentoi ta godiste me armë artizanale

July 30, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

Shërbimi i Prokurorisë kërkon një drejtues, jo thjesht një prokuror në krye

July 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com