Ndërhyrjet e huaja/ Xhafaj: T’i lëmë cic mic-et politike! Braçe: Dezinformimi të bëhet komision i përhershëm

Në rendin e ditës në mbledhjen e kësaj të premteje të Komisionit për Çështjet Evropiane është edhe projektligji për “Miratimin e Strategjisë Kombëtare kundër Ndërhyrjeve të Huaja dhe Dezinformimit”. Diskutimet nisën me disa komente për bojkotin e deputetëve të opozitës në komisionet parlamentare.

Deputeti i PD Kreshnik Çollaku deklaroi se mungesa e opozitës ka dhënë efektet e saj negative, duke shtuar se këto diskutime duhet t’i kishin bërë muaj më parë. Duke reaguar pas prezantimit të strategjisë nga Erion Braçe, Çollaku tha se në teori strategjia e prezantuar është e mirë, por nuk tregon përgatitje për të vepruar.

Sipas deputetit të PD, një ndër pikat më nevralgjike janë mosgarantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, ku influencat e huaja gjejnë ‘terren’. Etjen Xhafaj tha se nuk duhet të merremi me cic-micet në politikën e brendshme, por duhet të veprojmë për të parandaluar palë të jashtme që duan të ndërhyjnë nga jashtë.

Ndërkohë, deputeti Braçe deklaroi se brenda vitit 2025, Këshilli i Ministrave duhet të miratojë planin e veprimit për zbatimin e kësaj stratëegjie. Ai gjithashtu deklaroi se kanë propozuar që Komisioni i Dezinformimit të bëhet një komision i përhershëm i Kuvendit.

Pjesë nga diskutimi:

Erion Braçe: Deri tani pavarësisht se është ashtu siç thoni u se është drejtuar nga deputetë të këtij kuvendi që i përkasin PS, për arsyen se deputetët e partive të tjera, edhe pse i pritëm për muaj të tërë nuk e panë të arsyeshme të bëhen pjesë e këtij komisioni. Megjithatë, unë vij me kënaqësi në këtë komision veçanërisht për prezantime dhe doja t’ju thoja se strategjia që paraqesim sot shënon etapë të re në ndërtimin e imunitetit demokratik të shtetit përballë një prej sfidave më të vështira në 21, që ka të bëjë me ndërhyrjet e huaja keqdashëse dhe përhapjen e dezinformimit.

Kreshnik Çollaku: Dua ta nis me qëndrimin tim që ka ka qenë i ndryshëm me vendimin që mori forca ime politike në atë kohë për të mos marrë pjesë në komision. Kam patur mendimin se mosprania e opozitës në komision nuk ka qenë as në vlerën e opozitës as në produktin që ju keni prodhuar. Kjo mungesë dëmtimin e ka dhënë. Raporti juaj është e mirë nga pikëpamja teorike, ngjan një lekturë e mirë, por më ndjeni zoti Braçe nuk më duket i aplikueshëm. Do kishte qenë një kontribut teorik, një fotografi e ndikimeve të huaja, por në realitetin e Shqipërisë duket si element propagandistik. Nuk më duket se ka se çfarë mund të bëjmë, në këtë rast ti nuk e di kurrë se çfarë arme përdor kundështari. Strategjia që ju paraqisni, nuk kam asnjë fjalë kundër, por nuk mendoj se ka gjetur përgjigjet e duhura për të krijuar imunitet të vendit ndaj goditjeve hibrite e destabilizuese. Çfarë mund të bëhet për ndërhyrjet për zgjedhjet? Që është një nga pistat ku infiltron ndërhyrja. Këtu mungon edhe vullneti politik për të patur zgjedhje të lira. Shqipëria është mbase vendi më i brishtë në rajon për këtë çështje. Ndaj i rikthehem edhe një herë, më vjen keq që opozita nuk ishte në komision mbase këtë diskutim do ta kishim bërë atje. Thelbi i mbrojtjes nga lufta hibride është të eliminojmë vatrat e konfliktit. Në institucionet tona kanë pafundësisht vatra konflikti të tilla, që prodhohen nga mungesa e vullnetit politik. Zgjedhjet, nuk ka pikë më nevralgjike. Përderisa këtu mungon vullneti politik për zgjedhje të lira, dhe zgjedhjet është një ndër pistat ku infiltron influenca e huaj ose lidhjet e krimit të organizuar.

Etjen Xhafaj: Është edhe konflikti që po shohim në Lindjen e Mesme, kanë ndërhyrje të drejtpërdrejta në sigurinë kombëtare, sulme të tërthorta që bëhen nga palët e treta. Ka nevojë për struktura shtesë për të përballuar këto ndërhyrje. Vetëm vjet në verë sipas Bloomberg më shumë se 84 mijë faqe sociale dhe ëebside kanë publikuar lajme kundër 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor, mes të cilave edhe Shqipërisë, në hark kohor të disa javëve. Ne nuk duhet të lejojmë të krijohen vatra konflikti dhe teksa ne merremi me cic-mice, ka të tjerë që nuk duan zhvillimin e vendit, dhe teksa merremi me njëri-tjetrin duhet të shohim kush tenton t’i vërë flakën shtëpisë.

Erion Braçe: Komisioni edhe pse ka qenë vetëm me njërën anë, është munduar ta mbajë politikën e ditës jashtë. Është marrë me faktorët e tretë në dëm të interesave kombëtare të Shqipërisë dhe gjithë veprimtaria e tij është kanalizuar në vetëm këtë drejtim. Për këtë çështje është folur për herë të parë nga Sekretari Blinken në Tiranë dhe ngritja e këtij komisioni ka qenë reflektim i këtij shqetësimi. E pastaj edhe pas konfliktit të Rusisë në Ukrainë.  Po, strategjia kërkon për t’u zbatuar vullnet, buxhet, ndërveprim në parlament dhe me ndërkombëtarët. Thuhet në mënyrë të qartë që brenda 2025 Këshilli i Ministrave duhet të miratojë planin e veprimit për zbatimin e strategjisë. E ardhmja e komisionit të dezinformimit? Kemi propozuar që të jetë komision i përhershëm i Kuvendit. Nuk i merr kurrkujt kompetencat.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com