Ndërhyrja ushtarake e kryesuar prej fundit të muajit shtator nga ushtria ruse në Siri ka mundësuar një përmirësim të dukshëm të sitiuatës, u shpreh sot kreu i diplomacisë ruse Sergueï Lavrov, gjatë një konference shtypi në Moskë.
“Ndërhyrjet e forcave ajrore ruse të kryera me kërkesë të autoriteteve siriane kanë dhënë një ndihmë të madhe në ndryshimin e situatës në vend dhe në zvogëlimin e hapësirës së kontrolluar nga terroristët”, deklaroi Lavrov, duke iu referuar natyrisht xhihadistëve të grupit të Shtetit Islamik dhe të Frontit Al-Nosra, dega siriane e Al-Kaedës.









