• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Ndërhyrja ruse në zgjedhjet në SHBA, Gjykata Federale ka gati akuzat e para

by Java News
28/10/2017 12:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një gjykatë federale në Uashington, miratoi akuzat e para në hetimin mbi përzierjen e supozuar ruse në zgjedhjet presidenciale të 2016. CNN ka raportuar për këtë duke cituar burime të afërta me çështjen. Akuzat janë të fshehta sipas urdhrit të një gjykatësi federal dhe nuk është e qartë për momentin se për çfarë bëhet fjalë, por sipas CNN kushdo që përballet me këto akuza do të arrestohet jo më larg se e hëna.

Agjencitë amerikane të zbulimit dolën në përfundimin se Rusia kishte ndërhyrë në zgjedhje në përpjekje për të ndihmuar presidentin Donald Trump të mundte kandidaten demokrate Hillari Klinton, përmes një fushate hakerimi, publikimit të e-maileve të papërshtatshme dhe propagandës përmes mediave sociale për të diskredituar fushatën e saj.

Këshilltari i posaçëm Robert Mueller, po heton nëse zyrtarë të fushatës së Trump janë përzierë në përpjekjet ruse. Ai po ashtu po ekzaminon krime të tjera të mundshme, përfshirë pengimin e drejtësisë, larjen e parave dhe evazionin fiskal. Një zëdhënës i Mueller refuzoi të komentonte për Reuters raportin e mësipërm. Trump, një republikan që u zgjodh president nëntorin e shkuar, ka mohuar akuzat se fushata e tij është përzierë me Rusinë dhe ka denoncuar hetimin mbi këtë çështje duke e quajtur një gjueti shtrigash.

Edhe Kremlini i ka mohuar akuzat. Mueller u emërua nga departamenti i drejtësisë në krye të hetimit, në maj, pasi Trump shkarkoi drejtorin e FBI James Comey që kryesonte një hetim të parë federal mbi përzierjen e mundshme të Rusisë. Në korrik, agjentët e FBI kryen kontrolle në shtëpinë në Virxhinia të ish menaxherit të fushatës së Trump, Paul Manafort, marrëveshjet financiare të të cilit dhe puna e mëparshme e tij për një parti politike pro ruse në Ukrainë, janë hetuar nga ekipi i Mueller.

Next Post
Faktet/ Basha ministër i Brendshëm, bandat e Lazaratit dhe ku shkuan miliona euro të 750 tonëve hashash

Faktet/ Basha ministër i Brendshëm, bandat e Lazaratit dhe ku shkuan miliona euro të 750 tonëve hashash

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestuesit e maskuar shkulin pllakat dhe sulmojnë me gurë e llastiqe, Policia u kundërvihet me forca dhe autobotin e ujit!

Protestuesit e maskuar shkulin pllakat dhe sulmojnë me gurë e llastiqe, Policia u kundërvihet me forca dhe autobotin e ujit!

October 31, 2026
“Strategji e pritshme e Saliut për t’ua vjedhur…!”- Protestuesit larguan deputetët e PD, Meçe: Evidentuan falsitetin e gjithë lëvizjeve të Berishës deri më sot!

“Strategji e pritshme e Saliut për t’ua vjedhur…!”- Protestuesit larguan deputetët e PD, Meçe: Evidentuan falsitetin e gjithë lëvizjeve të Berishës deri më sot!

October 31, 2026
“Të qetësohemi se lamë nam…!”- Përplasjet dhe tensionet mes protestuesve, deputeti i PD: Luftën e kemi me Qeverinë, jo me njëri-tjetrin!

“Të qetësohemi se lamë nam…!”- Përplasjet dhe tensionet mes protestuesve, deputeti i PD: Luftën e kemi me Qeverinë, jo me njëri-tjetrin!

October 31, 2026
VIDEO/ Pamjet nga lart me dron, pjesëmarrje minimale në protestën te Ministria e Arsimit!

VIDEO/ Pamjet nga lart me dron, pjesëmarrje minimale në protestën te Ministria e Arsimit!

October 31, 2026
Protesta, PD marshon nga selia në bulevardin para Kryeministrisë! Mungon Berisha, prijnë Noka dhe Bardhi! Policia krijon perimetër sigurie (FOTO)

“Shqiptarët janë ndarë një herë e mirë nga Saliu”- Avokati ironizon kreun e PD: Berisha bën thirrje për protestës kombëtare, por s’i shkojnë as familjarët…

October 31, 2026
“Ata qorristat do e marrin përgjigjen…!”- Pas përplasjeve në shesh mes dy kampeve, Noka kërcënon: PD-në nuk e shkul askush nga sheshi, të jeni të sigurt!

“Ata qorristat do e marrin përgjigjen…!”- Pas përplasjeve në shesh mes dy kampeve, Noka kërcënon: PD-në nuk e shkul askush nga sheshi, të jeni të sigurt!

October 31, 2026
Tensionet mes dy kampeve te Ministria e Arsimit, protestuesi akuzon: PD ka muaj që do të prishë protestën!

Tensionet mes dy kampeve te Ministria e Arsimit, protestuesi akuzon: PD ka muaj që do të prishë protestën!

October 31, 2026
Një grup të rinjsh të maskuar i vënë zjarrin dy koshave të plehrave te Ministria e Arsimit, ndizen edhe flakadanë! Policia në gadishmëri, i paralajmëron (FOTO)

Një grup të rinjsh të maskuar i vënë zjarrin dy koshave të plehrave te Ministria e Arsimit, ndizen edhe flakadanë! Policia në gadishmëri, i paralajmëron (FOTO)

October 31, 2026
Zelensky mbërrin në Stamboll, takim me Erdoganin

Zelensky mbërrin në Stamboll, takim me Erdoganin

October 31, 2026
“Si u shite gjithë këto vite, Partia Demokratike?”/ Vijon përplasja mes studentëve e militantëve të PD, pranohen vetëm aktivistët dhe jo deputetët: Opozita jemi ne

“Si u shite gjithë këto vite, Partia Demokratike?”/ Vijon përplasja mes studentëve e militantëve të PD, pranohen vetëm aktivistët dhe jo deputetët: Opozita jemi ne

October 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In