Prokurorët amerikanë kanë paditur 12 oficerë të shërbimeve sekrete ruse që dyshohen se kanë ndërhyrë në zgjedhjet amerikane.
Llidhur me këtë çështje ka reaguar zyrtarisht Departamenti Amerikan i Drejtësisë që konfirmon paditë ndaj efektivëve të inteligjencës ruse.
Hetimet për këtë çështje janë ndërmarrë nga prokuroro special Robert Meuller, i cili ka pasur përplasje të shumta edhe me presidentin e SHBA Donald Trump lidhur me këto hetime.
Grupi i prokurorëve të udhëhequr nga Meuller kanë ngritur dyshime të forta se bashkëpunëtorët e afërt të Trump kanë bashkëpunuar me rusët për të ndikuar në zgjedhje raporton Reuters.
12 oficerët rusë të paditur për çështjen dyshohet se kanë sulmuar kompjuterat e Partisë Dmeokratike të SHBA dhe ata të stafit të kandidates Hillary Clinton.
Lidhur me këtë çështje vijojnë hetimet intensive nga prokurori special Meuller./a.m.