• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ndërhyrja kamikaze e Ilir Metës, që shkatërroi fushatën e PD-LSI

by Bledi Lumani
22/04/2021 18:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Bledi Lumani

Pas tetë vjetëve qeverisje, natyrishëm tek njerëzit lind pakënaqësia. Aq më tepër në një vend si ky yni, ku korrupsioni dhe abuzimi me pushtetin është një kulturë që trashëgohet nga qeveria në qeveri.

Për këtë arsye, një fitore tjetër e Edi Ramës për të marrrë mandatin e tretë, një gjë e pandodhur deri më tani në Shqipërinë post komuniste, dukej jo fort e sigurtë, edhe pse në fakt, përballë ka një opozitë aspak frymëzuese, të pareformuar dhe që vjen si alternativë me të njëtët njerëz që morën një milionë “shuplaka” tetë vite më parë.

Fitorja e Ramës vihej në dyshim, jo për shkak të ofertës së opozitës, më shumë se prej konsumit të shpejtë të kësaj mazhorance, qeverisja e së cilës është shoqëruar shpesh edhe me skandale.

Por me sa duket, fati i Ramës është shenjuar pikërisht nga kundërshtarët e vet.

Ndërkohë që shumë njerëz, nga ata që cilësohen si elektorati gri, por dhe shumë socialistë të zhgënjyer me Ramën, kanë qenë në mëdyshje kë të votonin më 25 prill, vjen ndërhyrja kamikaze e Ilir Metës, që shkatërroi jo vetëm fushatën e LSI-së, por dhe atë të PD-së.

Thirrjet e tij për luftë e përleshje kundër bandës së rilindasve e për rrëmbimin e sfurqeve e kosoreve, prerjen e duarve, daljet e tij të çartura nëpër konferenca e TV, të cilat çuan deri në ngjarjen e Elbasanit, në vend që të dëmtonin Ramën, u kthyen në një boomerang të madh për opozitën.

Së pari, sepse ata që konsiderohen elektorati gri, kur shohin një njeri të dalë totalisht mendsh, që flet në emër të opozitës dhe është gati të fusë vendin në luftë civile, vetëm që të vijë në pushtet, natyrisht do të mendohen mirë, para se të votojnë opozitën, e cila vjen me alternativën e dhunës dhe vrasjeve.

Mjafton të shohësh mijëra komentet në rrjetet sociale të kësaj pjese, për të kuptuar dëmin që ka bërë Ilir Meta tek elektorati i pavendosur.

Së dyti, me retorikën e tij të ashpër kundër socialistëve dhe me etiketimet e lloj lloshme të tyre, Ilir Meta nuk ka bërë gjë tjetër, veçse ka nxitur që çdo socialist, edhe ata të zhgënjyer me Edi Ramën, që ndoshta nuk do ta votonin, të mobilizohen e të shkojnë e të votojnë më 25 prill, pikërisht si kundërpërgjigjie për “luftën” që iu ka shpallur Ilir Meta.

Të vetmet vota që mund të ketë fituar ky i fundit me thirrjet e tij, janë ato të militantëve të verbër të PD e LSI dhe të atyre që urrejnë Ramën.

Veçse ato i kishte dhe pa dalë fare në fushatë!

Next Post
“Njëri nga demokratët quhej Edi Rama”, Kryeministri tregon bisedat në avion: Ose do shkojmë në botën tjetër, ose…

Rama: Basha nuk është figurë që lindi nga nevoja, por korrier i historisë së shkuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse na vlerëson Komuniteti i Energjisë?

March 3, 2026
Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

March 3, 2026
Ulet nafta dhe benzina! Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja për karburantet

Lufta prek naftën/ Ngrihet lehtë çmimi edhe në Shqipëri, ekspertët kërkojnë ulje të taksave dhe fiksim të çmimit

March 3, 2026
Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

March 3, 2026
Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

March 3, 2026
“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

March 3, 2026
Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

March 3, 2026
Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

March 3, 2026
Opozita të propozojë Vjosa Osmanin

Opozita të propozojë Vjosa Osmanin

March 3, 2026
Kosova pa kandidat për president/ Vetëm 72 orë nga skadimi i afatit kushtetues, Kurti ende nuk ka bindur opozitën

Kosova pa kandidat për president/ Vetëm 72 orë nga skadimi i afatit kushtetues, Kurti ende nuk ka bindur opozitën

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In