• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Ndërhyrja e Rusisë në zgjedhjet amerikane, Putin sfidon hapur SHBA-në: Provoni akuzat, ose mbyllni gojën!

by Java News
16/12/2016 20:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shtetet e Bashkuara duhet të ndalen së akuzuari Rusinë për ndërhyrje në zgjedhjet amerikane, ose ta provojnë këtë akuzë. Kështu është kundërpërgjigjur zëdhënësi i presidentit rus, Vladimir Putin, gjatë së premtes.

Dmitry Peskov u shpreh se ishte e “papranueshme” që Shtetet e Bashkuara të akuzojnë “pa baza” Rusinë për ndërhyrje në fushatën zgjedhore amerikane, raporton agjencia shtetërore ruse e lajmeve “Tass”.

“Ata, ose duhet të ndalen së foluri në lidhje me këtë, ose të paktën të japin disa prova. Përndryshe, gjithçka duket e pahijshme”, raportohet të ketë thënë Peskov në lidhje me akuzat e fundit nga Shtëpia e Bardhë, se Rusia është përgjegjëse për sulmet kibernetike.

Presidenti Barack Obama premtoi të enjten se do të hakmerrej kundër Rusisë, mes akuzave se ka ndërhyrë në fushatën e zgjedhjeve presidenciale amerikane.

“Mendoj se nuk ka asnjë dyshim, kur një qeveri e huaj përpiqet të ndikojë në integritetin e zgjedhjeve tona. Ndaj ne duhet të ndërmarrim veprime, gjë që do të ndodhë kur të duam ne dhe ku të zgjedhim ne”, tha ai për “NPR”.

Një burim me njohje mbi sulmet kibernetike gjatë zgjedhjeve, tha të enjten për CNN se operacioni është zhvilluar me anë të mjeteve të sofistikuara të piraterimit, duke sugjeruar madje se Putin ka qenë i përfshirë në to.

Burimi shtoi se, edhe pse “gjurmët” e Putinit nuk mund të gjenden në ato sulme kibernetike, “natyra e operacionit ka qenë e tillë, saqë për të mund të jepnin aprovimin vetëm nivelet më të larta të qeverisë ruse”.

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump ka hedhur poshtë vlerësimet e komunitetit të shërbimeve sekrete amerikane, gjatë komenteve të tij të së dielës. Ai tha se nuk ka asnjë provë, që Rusia të ketë ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve, duke hedhur dyshime se problemet në serverat e Partisë Demokratike apo “e-mail”-et e Clintonit mund të jenë kryer nga Kina, apo ndoshta edhe nga dikush që mund të ndodhej në Nju Xhersi.

Megjithatë, ka edhe një tjetër zë që u bën jehonë sulmeve ruse. Ish-presidenti gjeorgjian, Mikheil Saakashvili tha për CNN gjatë kësaj të premteje se, nuk ishte aspak i surprizuar nga pretendimet e SHBA-ve kundër Rusisë.

“Unë thuajse jam shfajësuar apo përligjur, kur e njëjta administratë e Uashingtonit nisi papritur të fliste në lidhje me përfshirjen ruse në zgjedhje”, tha ai, duke folur nga Kievi. “Kjo, sepse për mua është një ‘déjà vu’. Ata janë po të njëjtit që na thoshin se ‘jo, jo, është e pamundur të jetë e vërtetë’. Ndërsa tashmë rusët trokitën në dyert e tyre. E sigurisht, është pikërisht Putin që i bën të tilla gjëra, ai është mjeshtri i madh”./tch/a.k

Next Post
Zjarre në pyje në Pukë e Vaun e Dejës, dyshohet për pakujdesi

Zjarre në pyje në Pukë e Vaun e Dejës, dyshohet për pakujdesi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përmbytjet katastrofike në Nepal, rritet bilanci tragjik: 389 të vdekur dhe 466 të plagosur

Përmbytjet katastrofike në Nepal, rritet bilanci tragjik: 389 të vdekur dhe 466 të plagosur

August 27, 2026
Pas dështimit të bisedimeve, Trump: Kanadaja kërkon “përfitimet” e të qenit pjesë e SHBA-së -

Trump telefonon Putinin dhe jep garancinë për NATO-n: Nuk do t’i sulmojë, nuk jam i shqetësuar fare

August 27, 2026
Burnham mbyll derën për bashkimin e Irlandës, kryeministri britanik: Referendumi është jashtë diskutimit

Burnham mbyll derën për bashkimin e Irlandës, kryeministri britanik: Referendumi është jashtë diskutimit

August 27, 2026
Kosovë/ Vrau gruan shtatzënë në muajin e 8-të, tragjedia merr tjetër kthesë, vdes edhe 26-vjeçari në spital

Kosovë/ Vrau gruan shtatzënë në muajin e 8-të, tragjedia merr tjetër kthesë, vdes edhe 26-vjeçari në spital

August 27, 2026
Djali i Trump në shënjestër? Irani mohon planin për vrasjen e tij dhe nxjerr kushtet për Hormuzin

Djali i Trump në shënjestër? Irani mohon planin për vrasjen e tij dhe nxjerr kushtet për Hormuzin

August 27, 2026
Nga Sarajeva në Srebrenicë, krimet më të rënda të “Kasapit të Bosnjës”

Nga Sarajeva në Srebrenicë, krimet më të rënda të “Kasapit të Bosnjës”

August 27, 2026
Bulqizë/ Zjarri në Vajkal rrezikon banesat, flakët përhapen nga era dhe bimësia e thatë

Bulqizë/ Zjarri në Vajkal rrezikon banesat, flakët përhapen nga era dhe bimësia e thatë

August 27, 2026
Dramë në Qipro, Dinamo reziston 90 minuta dhe barazon 2-2, por pëson dy gola në shtesë dhe eliminohet nga Pafos

Dramë në Qipro, Dinamo reziston 90 minuta dhe barazon 2-2, por pëson dy gola në shtesë dhe eliminohet nga Pafos

August 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Intelektualët, e çaluara e kombit

August 27, 2026
VIDEO/ Tension në protestë, Sali Lushaj përplaset fizikisht me Dritan Goxhajn, ndërhyjnë protestuesit

VIDEO/ Tension në protestë, Sali Lushaj përplaset fizikisht me Dritan Goxhajn, ndërhyjnë protestuesit

August 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com