• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Ndërhyri në sistemin e policisë për të hequr nga “Alerti” një automjet, arrestohet efektivja në Rinas

by Java News
26/09/2023 16:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore njofton se ka vënë në pranga një oficere policie me detyrë Trup Shërbimi në Seksionin e Sigurisë, në Komisariatin e Policisë Rinas.

Arrestimi i saj ka ardhur pasi, oficerja e policisë, inspektore Sulltane Kuka, 29 vjeç, dyshohet për kryerjen e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”.

Ndalimi i oficeres së policisë u krye pas marrjes në dijeni të një parregullsie në procedurën e mbylljes së praktikës për heqjen nga statusi “Alert” të mjetit në pronësi të shtetasit L. K.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ndalon një oficere policie me detyrë Trup Shërbimi në Seksionin e Sigurisë, në Komisariatin e Policisë Rinas.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Shkodër-Lezhë) në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë ka kryer ndalimin e oficeres së policisë Inspektore Sulltane Kuka, 29 vjeçe, me detyrë Trup Shërbimi në Seksionin e Sigurisë, në Komisariatin e Policisë Rinas, DVP Tiranë, pasi dyshohet për kryerjen e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”.

Ndalimi i oficeres së policisë u krye pas marrjes në dijeni të një parregullsie në procedurën e mbylljes së praktikës për heqjen nga statusi ‘Alert’ të mjetit në pronësi të shtetasit L. K.

AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës apo Shërbimit Zjarrfikës, duke telefonuar falas në numrin 08009090.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore

/f.s

Next Post
Zef Zorba, jeta në një ekspozitë; publikohen dokumente dh fotografi të regjisorit dhe poetit disident

Zef Zorba, jeta në një ekspozitë; publikohen dokumente dh fotografi të regjisorit dhe poetit disident

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com