• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Ndarja, shqiptarja ther me thikë të dashurin italian, pastaj e djeg

by Aalison Pearse Stevens
12/03/2016 11:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ther me thikë në fyt të dashurin dhe më pas i vë flakën. Kjo është vdekja tragjike e Corrado Vantini, hidrauliku 59 vjeçar nga Montorio al Vomano, i vrarë 9 marsin e kaluar në Marina Di San Nicola (Ladispoli) nga e dashura e tij shqiptare, Teuta Mihali. Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane, të cilat shkruajnë se 65 vjeçarja shqiptare është arritur të identifikohet dhe është zbardhur dinamika e ngjarjes.

Të dy po udhëtonin me një automjet të cilin e kishin parkuar diku në zonë, por pas 15 minutash, gruaja doli e vetme nga makina dhe u largua. Në këtë hark kohor, që ata ishin në makinë brenda, gruaja e ka goditur në fyt me një thikë kuzhine të dashurin italian. Sipas mediave, ata të dy kishin një marrëdhënie me shumë ulje e ngritje, zënka e debate, e ndoshta italiani i kishte kërkuar që të ndaheshin dhe ajo nuk ka pranuar.

Krimi është filmuar nga kamerat e instaluara në një biznes aty pranë ku ndodhi ngjarja e rëndë. Pamjet filmike kanë parë shqiptaren teksa largohej nga makina, ndërsa trupi i viktimës digjej brenda saj. Gruaja është rezidente në Ladispoli, ndërsa italiani ka jetuar në Ponte Galeria në periferi të Romës. Sipas gazetës italiane, gruaja ishte përgjuar dhe ishin parë tabulatet telefonike. Ajo fillimisht u përpoq për ta mohuar krimin, por më pas e rrëfeu dhe tha se e kishte therur me thikë kuzhine të dashurin e saj, trupi i të cilit u gjet pjesërisht të djegur. Tani ajo akuzohet për vrasje dhe tentim të shkatërrimit të kufomës.

Next Post

Av. Popullit, Totozani: Mbyllja e kufijve për refugjatët përshkallëzon situatën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com