• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ndarja nga jeta e Peles/ Historia e veçantë pas pseudonimit me të cilin bëri histori

by
29/12/2022 20:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një njeri kaq i madh dhe një futbollist kaq me ndikim si Pele, nuk mund të kishte ndërtuar mite rreth emrit të tij. Pse mori pseudonimin Pele? Mitet janë shumë interesante. Thashethemet dhe skenarët janë të shumtë. Thuhet se këtë pseudonim ia kishte vendosur një shok në shkollë.

Madje, ai u pezullua nga shkolla për tre ditë pas një sherri me djalin që i vuri pseudonimin. Ka dy versione se çfarë do të thotë realisht. Madje, ai vetë ka insistuar se nuk e di se si ka ardhur. Versioni i parë është se një ditë ai ishte duke luajtur futboll, në fushat e Tres Corasos me shokët e tij, me një top të improvizuar të bërë prej pëlhure dhe letre, kur në një moment gjeti një top të vjetër, të shfryrë, të dëmtuar, por lëkure të hedhur pranë një stacioni i trenit.

Që atëherë mori këtë emër pasi Pele do të thotë lëkurë në shumë gjuhë latine. Versioni tjetër është se ky emër i ka ngelur kur gabimisht e ka quajtur lojtarin e tij të preferuar “Bile” si “Pile”, portieri i Vasko da Gamës. Ai është shprehur se emri Pele nuk ka qenë sipas dëshirës së tij dhe nuk tregon asgjë në gjuhën portugeze, shkruan abcnews.al.

Megjithatë, shumë më vonë një teolog tha se kjo fjalë është në Bibël dhe në hebraisht do të thotë mrekulli, gjë që i ndryshoi mendimin për emrin.

/e.d

Next Post
FOTO/ Pamjet prekëse që postoi vajza e Peles pas vdekjes së të atit ‘mbret’: Të duam në pafundësi, prehu në paqe

FOTO/ Pamjet prekëse që postoi vajza e Peles pas vdekjes së të atit 'mbret': Të duam në pafundësi, prehu në paqe

Comments 1

  1. …..hijklmn… says:
    4 years ago

    …..ndersa në shqip, PELÈ, do të thotë gruaja e kalit….

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com