• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ndarja nga jeta e mjekut për shkak të Covid-19, Meta apel për strategji të re: Çdo neglizhencë ka kosto të rëndë për shëndetin dhe ekonominë

by Ardit Rada
06/07/2020 11:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta e doktor Hysni Shjakut, i cili ishte prekur nga koronavirusi.

Meta shprehet se ritmet shqetësuese të shtimit të rasteve të qytetarëve të prekur nga COVID-19 dhe të numrit të viktimave, tregojnë se nevojitet urgjentisht një strategji e re. Ndër të tjera apelon për masa mbrojtëse të shtuara ndaj stafit mjekësor.

Mesazhi i Metës:

Ndarja nga jeta këtë mëngjes e Dr.Hysni Shkjaut, i cili për 40 vite u shërbeu me përkushtim dhe profesionalizëm qytetarëve të Pukës, është një tjetër humbje e madhe për sistemin tonë shëndetësor.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes së Dr.Shkjaut, kolegëve dhe mbarë komunitetit pukian!
Ritmet shqetësuese të shtimit të rasteve të qytetarëve të prekur nga COVID-19 dhe të numrit të viktimave, tregojnë se nevojitet urgjentisht një strategji e re, më efikase dhe transparente, për përballimin e pasojave të rënda të kësaj pandemie të rrezikshme, veçanërisht me afrimin e pikut të sezonit turistik.
Çdo neglizhencë e mëtejshme është jo vetëm e papranueshme, por edhe me kosto tepër të rënda për shëndetin dhe ekonominë.
Ndaj përsëris thirrjen e fortë për rëndësinë e rritjes së masave mbrojtëse për të gjithë mjekët, infermierët, sanitarët dhe personelin mbështetës, të cilët janë në vijën e parë të frontit, duke sakrifikuar, deri edhe me jetën e tyre, në mbrojtje të shëndetit të çdo qytetari.
Është tepër i domosdoshëm forcimi i mëtejshëm i bashkëpunimit midis autoriteteve qendrore dhe vendore, me qëllim izolimin e përhapjes së mëtejshme të këtyre rasteve dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve për respektimin e të gjitha udhëzimeve të bëra publike.

/e.rr

Next Post
I riu në Devoll ankohet tek Basha/ Kryedemokrati: S’premtoj asnjë mrekulli, por kur të jem unë kryeministër gjithçka…

I riu në Devoll ankohet tek Basha/ Kryedemokrati: S'premtoj asnjë mrekulli, por kur të jem unë kryeministër gjithçka...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Katastrofa në Nepal tejkalon 1,000 viktima, kërkimet vazhdojnë për mijëra të zhdukur

Katastrofa në Nepal tejkalon 1,000 viktima, kërkimet vazhdojnë për mijëra të zhdukur

September 1, 2026
Një vit pa Dhimitër Anagnostin, filmat e regjisorit të mirënjohur në kujtesën e shqiptarëve

Një vit pa Dhimitër Anagnostin, filmat e regjisorit të mirënjohur në kujtesën e shqiptarëve

September 1, 2026
LDK mbështet unanimisht Bekim Sejdiun për president, sfidë mbetet konsensusi në grupin parlamentar

LDK mbështet unanimisht Bekim Sejdiun për president, sfidë mbetet konsensusi në grupin parlamentar

September 1, 2026
Pas valës së të nxehtit, Europa përballet me reshje të dendura dhe rrezik për përmbytje

Pas valës së të nxehtit, Europa përballet me reshje të dendura dhe rrezik për përmbytje

September 1, 2026
Hapësirat e përbashkëta, Mazniku prezanton p/ligjin “Për administrimin e bashkëpronësisë në ndërtesa”

“Duhen vetëm 46 bashki”, Mazniku: Kundërshtimet ishin të pritshme, nuk cenohet asnjë shërbim për qytetarët

September 1, 2026
Xi: OBSH ka krijuar me sukses një model për marrëdhëniet midis fuqive të mëdha

Xi: OBSH ka krijuar me sukses një model për marrëdhëniet midis fuqive të mëdha

September 1, 2026
“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

Jo vetëm në Dallas, Berisha njofton foltoren në New Jersey gjatë vizitës së tij në SHBA

September 1, 2026
Emri/ Partia Demokratike e Kosovës prezanton kandidatin e saj për kryeministër

“Fillimet s’i ka të mira”, kryetari i PDK për kandidaturën e Sejdiut: Po u zgjodh, të jetë president unifikues

September 1, 2026
Frika nga hakmarrja pas referendumit, Islanda kërkon marrëveshje sigurie me BE

Frika nga hakmarrja pas referendumit, Islanda kërkon marrëveshje sigurie me BE

September 1, 2026
Incidenti me dronë në aeroportin e Leipzig, mediat: Qeveria pritet të akuzojë drejtpërdrejt Moskën

Incidenti me dronë në aeroportin e Leipzig, mediat: Qeveria pritet të akuzojë drejtpërdrejt Moskën

September 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com