• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ndarja nga jeta e Kadaresë, “La Repubblica”: Romancieri që luftoi kundër komunizmit

by A R
01/07/2024 12:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të shumta janë mediat ndërkombëtare të cilat i kanë dedikuar artikull ndarjes nga jeta të kolosit të letërsisë shqiptare Ismail Kadare.

“Le Monde” France 24” “AFP”, “Asociated Press”, “Ansa”, “La Repubblica” shkruajnë se Kadare ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm pasi u dërgua me urgjencë në spitalin e Tiranës.

“Romancieri i njohur shqiptar Ismail Kadare ka ndërruar jetë pasi u dërgua me urgjencë në një spital në Tiranë”, kështu e nis artikullin Asociated Press teksa citon shkrimin e redaktorit të Shtëpisë Botuese Onufri, Bujar Hudhri.

Sipas mediave të huaja, kolosi i letërsisë shqipe u dërgua në urgjencë pasi pësoi arrest kardiak.

Kadare është përmendur prej kohësh si një pretendent i mundshëm për çmimin Nobel për Letërsinë.

Kadare u bë i njohur ndërkombëtarisht pas botimit të romanit të tij “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” në vitin 1963, kur Shqipëria qeverisej ende Enver Hoxha.

“Shkrimtar, poet, eseist dhe skenarist , gjatë regjimit komunist ka qenë deputet i Kuvendit Popullor për 12 vjet (nga viti 1970 deri në 1982) dhe nënkryetar i Frontit Demokratik të Shqipërisë. Ai filloi duke shkruar poezi, por ishte botimi i romanit të tij të parë, Gjenerali i ushtrisë së vdekur , që e bëri atë figurën dominuese letrare në Shqipëri dhe i dha famë ndërkombëtare. Romani, në të cilin ai tregonte historinë e ndërmarrjes së një gjenerali italian dhe një prifti që duan të kërkojnë dhe të sjellin në atdheun e tyre trupat e italianëve të rënë në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore”, shkruan “La Repubblica”.

Veprat i tij i shpëtuan edhe censurës së komunizmit, si vepra e tij e famshme “Pallati i ëndrrave”. Kadare është vlerësuar me çmimet botërore “Cino del Duca”, çmimin “Man Booker” ndërkombëtar, Çmimin e letërsisë së Princit të Asturias, çmimin “Jerusalem”, çmimin “Nonino 2018”,  çmimin “Bokacio”, çmimin “Lerici Pea” po në Itali. Presidenti francez Macron i dha titullin “Komandant i Legjionit të Nderit”, duke e cilësuar si “autor i mrekullueshëm i historisë së Ballkanit”.

/a.r

Next Post
Organizuan trafikun e sasive të mëdha të drogës, SPAK çon për gjykim Gëzim Çelën dhe bashkëpunëtorët e tij

Organizuan trafikun e sasive të mëdha të drogës, SPAK çon për gjykim Gëzim Çelën dhe bashkëpunëtorët e tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

April 6, 2026
“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

April 6, 2026
“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

April 6, 2026
“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

April 6, 2026
Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

April 6, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Autoriteti” politik është Fe

April 6, 2026
Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

April 6, 2026
Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

April 6, 2026
Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

April 6, 2026
Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In