• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kulturë

Ndarja nga jeta e Kadaresë, gazetari: Ditë zie për literaturën botërore

by S T
01/07/2024 16:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nafail Maliqi, kryeredaktor i gazetës zviceriane në shqip në një videomesazh në emisionin “Jetë Shqiptare” deklaroi se ndarja nga jeta e shkrimtarit të madh, Ismail Kadare, është një lajm i trishtë për mbarë botën.

Maliqi u shpreh se ka realizuar shumë intervista me Kadarenë, dhe se sipas tij, humbja e shkrimtarit është ditë zie për mbarë shqiptarët dhe literaturën botërore.

“Lajmi për vdekjen e Ismail Kadaresë, shkrimtari jon i madh, ishte një lajm i trishtë dhe shumë pikëllues për mbarë shqiptarët në diasporë, në botë. Ky rast ishte një ditë zi për mbarë shqiptarët dhe literaturën botërore.

Z.Kadare ishte shkrimtar i përmasave të mëdha, me librat e tij nga Gjenerali i Ushtrisë së vdekur, deri më sot. Ne humbëm një njeri të madh, ishte gjeneral, ambasador i letrave shqipe.

Kam pas së paku 10 intervista që fliste përveç literaturës shqiptare edhe për literaturën botërore, po ashtu fliste me mjaft shqetësim për shqiptarët në Luginën e Preshevës dhe kurrë nuk kishte harruar të përmendte tokat tona shqiptare dhe shpesh thoshte: ju keni mbetur e vetmja copë e kombit tonë të okupuar në regjimin sllav serb”, tha Maliqi i cili solli në kujtesë dhe një prej takimeve që i ka mbetur në mendje me të ndjerin Kadare.

“Takimet e para, unë vendosa për Kadarenë një dhuratë të vogël, një këmishë, numër 44 ishte dhe kur ja dhashë, më tha: qenke harxhuar, por biles ma more pak më të vogël numrin.

Aty u skuqa, më erdhi keq. Dhe i thash: Z.Kadare duke menduar se ju jeni shkrimtar i madh, dhe këmishën e madhe e mora. Dhe plasi gazit, ishte dhe zonja Elena Kadare. Më tha: nuk e mbaj mend të kem qeshur kështu me lot. Tha se do e fuste në një prej librave të tij atë bisedë simpatike.

Më tha; ju nuk jeni rastësisht gazetar, dite, shpëtove.

Të shumta ishin takimet me z. Kadare. Shumë herë ka qenë në Zvicër. Në çdo ekspozitë që mbahet në Gjenevë dhe në botë, libri i Kadaresë ka qenë prezentë. Madje dhe ai ishte prezentë kur bënte promovimin e librave të tij”, tha Maliqi ndërsa i shprehu ngushëllime familjarëve të Kadaresë.

Next Post
Asambleja e KiE voton pro anëtarësimit të Kosovës, ministri Hasani: Një tjetër moment historik

"Të përshpejtohet procesi i integrimit të Ballkanit në BE", ministri Hasani: Faktorët e tretë, rrezik real për rajonin

TË FUNDIT

Trafik i rënduar në aksin Elbasan-Tiranë, kolona kilometrike automjetesh te Bradasheshi!

Trafik i rënduar në aksin Elbasan-Tiranë, kolona kilometrike automjetesh te Bradasheshi!

October 4, 2026
Shqipëria në BE në 2027? Hofreiter: E mundur, por korrupsioni mbetet sfida kryesore

Shqipëria në BE në 2027? Hofreiter: E mundur, por korrupsioni mbetet sfida kryesore

October 4, 2026
Trazira në Francë! 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

Trazira në Francë! 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

October 4, 2026
Plani rus për dimrin? Zelensky: Të shkëputen qytetet strategjike të Ukrainës

Plani rus për dimrin? Zelensky: Të shkëputen qytetet strategjike të Ukrainës

October 4, 2026
Kosova ndalet në fund nga Austria

Kosova ndalet në fund nga Austria

October 4, 2026
Panik në një kopsht në Korçë, 6 fëmijë përfundojnë në spital! Ja dyshimet e para

Motori del nga rruga në Ksamil, plagoset drejtuesi

October 4, 2026
“Prania Besnike”, PS mbledh mbi 1,800 shqetësime nga qytetarët

“Prania Besnike”, PS mbledh mbi 1,800 shqetësime nga qytetarët

October 4, 2026
VIDEO/ Shfaqet për herë të parë Klaudio Kanani, shqiptari që i shpëtoi ekzekutimit në Kinë, ja dënimi që mori në Apel

VIDEO/ Shfaqet për herë të parë Klaudio Kanani, shqiptari që i shpëtoi ekzekutimit në Kinë, ja dënimi që mori në Apel

October 4, 2026
Bonjaku: Avokatët do të mbledhin vetë prova, ndryshon hetimi paraprak

Bonjaku: Avokatët do të mbledhin vetë prova, ndryshon hetimi paraprak

October 4, 2026
PDK kërkon miratimin e ndryshimeve për Specialen, Bedri Hamza optimist për votimin nesër në Kuvendin e Kosovës

PDK kërkon miratimin e ndryshimeve për Specialen, Bedri Hamza optimist për votimin nesër në Kuvendin e Kosovës

October 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com