• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Ndarja nga jeta e diplomatit Shaban Murati, Albin Kurti: Humbën një reflektues të madh të çështjes kombëtare!

by S T
14/02/2025 17:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të diplomatit Shaban Murati.
Në një postim në rrjetet sociale, Kurti shprehur vlerësimet më të larta për figurën e të ndjerit, ndërsa u shprehu ngushëllimin familjarëve dhe miqve të Muratit.
Kreu i qeverisë së Kosovës, vlerësoi punën e bërë nga Shaban Murati edhe për çështjen kombëtare.

“Mësova sot për ndarjen e papritur nga jeta të diplomatit dhe ambasadorit të shquar, z. Shaban Murati. Për mua ka qenë i shenjueshëm çdo takim me të dhe veprën e tij. Ai nuk ishte thjesht diplomat, ai nuk ishte thjesht ambasador. Shaban Murati ishte një kronikan i lartë i marrëdhënieve të shqiptarëve me rajonin, kontinentin ku përkasim dhe botën. Si rrallëkush, Shaban Murati shkroi një vepër monumentale mbi pozicionet gjeopolitike të shqiptarëve.
Në 19 veprat e tij, Shaban Murati na ndihmoi të orientohemi në rrafshin gjeopolitik dhe të diplomacisë, si shqiptarë, si Kosovë dhe si Shqipëri. Ai ishte kritik për pamjaftueshmëritë e diplomacisë sonë, për disa nga qëndrimet e diplomacisë evropiane në rajon, si dhe për rrezikun e kthimit të dëmshëm të vëmendjes së Rusisë në rajonin ballkanik dhe më gjerë. Ambasador Murati ka shkruar dhe folur me këmbëngulje për aleancat rajonale jetike të shqiptarëve me Kroacinë dhe Turqinë, siç ka bërë edhe për mendësitë dhe tabutë që cungojnë plotninë e vizionit politik mbarëshqiptar, veçanërisht mbi çështjet dhe historikun e territoreve dhe kufijve.
Është një humbje e madhe për ne të mos e kemi më ambasadorin dhe këshillat e tij dashamirëse e largpamëse në kohët që vijnë. Por, nga ana tjetër, jemi besëplotë mbi jetëgjatësinë e reflektimeve të tij. Ne i ftojmë me këtë rast të gjithë diplomatët tanë dhe studentët e shkencave humane të drejtohen te librat e ambasadorit Shaban Murati, për t’i kuptuar pozicionet e shqiptarëve në rrjedhën e dinamikave të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe diplomacisë kombëtare. Ne humbëm një njeri, por i kemi gjithnjë në bibliotekat tona mendimet e tij.
Me këtë përkujtim ndaj Shaban Muratit, u shprehë ngushëllimet e mia familjes Murati, miqve të ambasadorit Murati, trupës diplomatike dhe kolegëve të tij, për humbjen e një reflektuesi të madh të çështjes kombëtare!”, shkruan ai.

Next Post
E pëson arkëtari i postës, i “vodhi” pensionin një të moshuare

Ishte premtuar të jepej në shkurt, ja kur do të nisë t'u shpërndahet të moshuarve bonusi i pranverës

Comments 1

  1. Sejdi Veseli says:
    1 year ago

    U përkujtoftë përjetësisht dhe me respekt diplomati jonë, i madhi Shaban Murati

    Reply

Leave a Reply to Sejdi Veseli Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Paralajmëron Mojtaba Khamenei: Kriminelët do të paguajnë së shpejti për vrasjen e Ali Larijanit

Paralajmëron Mojtaba Khamenei: Kriminelët do të paguajnë së shpejti për vrasjen e Ali Larijanit

March 18, 2026
Gjykata Kushtetuese publikon raportin për 2025: U regjistruan mbi 500 kërkesa

Gjykata Kushtetuese publikon raportin për 2025: U regjistruan mbi 500 kërkesa

March 18, 2026
Mbi 3000 shqiptarë në Lindjen e Mesme, deputetët e PD-së kërkojnë seancë dëgjimore me kryeministrin Rama

Zgjedhjet në PD/ Zbulohet kandidatura e parë për kryetare, kush do të garojë përballë Berishës

March 18, 2026
Salianji: Berisha nuk mbajti fjalën, neni 46 i PD-së nuk thotë m’u vodhën votat

Salianji: Berisha nuk mbajti fjalën, neni 46 i PD-së nuk thotë m’u vodhën votat

March 18, 2026
Dash Sula kërkon riformatimin e Inspektorateve: Kanë më shumë juristë sesa inxhinierë

Dash Sula kërkon riformatimin e Inspektorateve: Kanë më shumë juristë sesa inxhinierë

March 18, 2026
Aksidenti tragjik në aksin Korçë-Maliq! Makinat u përplasën “kokë më kokë”, humb jetën shoferi 45-vjeçar (Emri)

Aksidenti tragjik në aksin Korçë-Maliq! Makinat u përplasën “kokë më kokë”, humb jetën shoferi 45-vjeçar (Emri)

March 18, 2026
Shefi i NATO-s: Po punojmë për të rihapur Ngushticën e Hormuzit

Shefi i NATO-s: Po punojmë për të rihapur Ngushticën e Hormuzit

March 18, 2026
Kthjellime, vranësira dhe reshje shiu gjatë ditës së sotme, temperaturat nuk ndryshojnë

Parashikimi i motit për ditën e enjte

March 18, 2026
Ibrahimaj: Forcimi i aftësive dhe nxitja e punësimit, prioritet për zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë shqiptare

Ibrahimaj: Forcimi i aftësive dhe nxitja e punësimit, prioritet për zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë shqiptare

March 18, 2026
Ushtria e Serbisë zhvillon stërvitje të pazakontë me helikopterë e parashutistë pranë kufirit me Kosovën

Ushtria e Serbisë zhvillon stërvitje të pazakontë me helikopterë e parashutistë pranë kufirit me Kosovën

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In