Kreu i demokratëve Lulzim Basha ka reaguar për ndarjen nga jeta të artistit Anastas Kristofori. Në një postim në Twitter, Basha thotë se Kristofori ishte një artist që na dhuroi emocione dhe reflektime.
“Me keqardhje mora lajmin për ndarjen nga jeta të aktorit të mirënjohur, Anastas Kristofori. Një artist që na dhuroi emocione dhe reflektime të cilat i dedikohen jo vetëm talentit, por mbi të gjitha punës dhe pasionit të tij për teatrin dhe kinematografinë”, shkruan Basha.
/b.h











