Ambasadorja Yuri Kim ka reaguar pas ndarjes nga jeta të ish-sekretares amerikane Madeleine Albright. Në një postim në Twitter, Kim ka postuar një deklaratë të Albright në vitin 2000 gjatë vizitës së saj në Tiranë.
“Kur Madeleine Albright vizitoi Tiranën në vitin 2000, ajo tha: “Ndërsa shikojmë përpara drejt një të ardhmeje të re dhe më të ndritshme për Evropën Juglindore, ne shikojmë nga Shqipëria e cila duhet të na udhëheqë”. U prehtë në paqe ky kampion i palodhur i demokracisë, mik i vërtetë i popullit shqiptar dhe amerikan”, shkruan Kim.
g.kosovari