• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ndarja e tifozerive/ Guida e “Air Albania”, kontrolle të rrepta dhe bileta elektronike: Kujdes pijet dhe çantat që kalojnë madhësinë e një letre A4

by Java News
24/05/2022 19:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për finalen e Ligës së Konferencës do të vijë një numër i madh tifozësh të huaj dhe jo të gjithë mund ta ndjekin ndeshjen në stadium, i cili do të mund të akomodojë rreth 19.500 persona. Kush do të hyjë brenda “Air Albania” do t’i nënshtrohet një kontrolli të rreptë.

Për futjen brenda në stadium, duke nisur nga ora 18:00, ashtu si në të gjitha finalet e UEFAs, tifozët do të jenë të pajisur me një biletë elektronike. Çdo person që ka biletën, e disponon atë në telefonin e tij inteligjent dhe kjo biletë është e pajisur me një “QR Code”, i cili aktivizohet në pjesën e jashtme të stadiumit dhe në pjesën e brendshme të stadiumit bëhet i vlefshëm. Çdo tifoz, me këtë biletë është i sigurt që mund të hyjë. Duke qenë elektronike, kjo biletë as nuk mund të kopjohet dhe as nuk mund të falsifikohet.

ÇFARË LEJOHET? – Por çfarë lejohet dhe çfarë nuk lejohet në stadium? Tifozët nuk duhet të kenë çanta më të mëdha se formati i një letre A4 dhe për këtë qëllim do të vendosen dy vende depozitimi çantash, ku njëra do të qëndrojë tek Universiteti Politeknik dhe tjetra te hotel “Rogner”, ku do të ketë vullnetarë që do të kujdesen për këtë pjesë dhe tifozët mund t’i rimarrin pas ndeshjes. Gjëra të tjera që tifozët nuk duhet të kenë me vete janë fishekzjarrët, dritat lazer, shishet e ujit ose pije të tjera.

MODIFIKIMET – UEFA është duke u dhënë përgatitjen e fundit detajeve të modifikimit të stadiumit. Për shkak të pranisë së personaliteteve të larta të UEFAs dhe interesit të madh të mediave të huaja, stadiumi ka reduktuar një pjesë të kapacitetit të tij. “Air Albania” do të mirëpresë rreth 19.500 tifozë duke qenë sejanë hequr një pjesë e stolavepër të krijuar studio televizivedhe një pjesë tjetër për të zgjeruar edhe tribunën e medias.

Stadiumi “Air Albania” është i Kategorisë së Katërt. Kërkesa ngamedia ka qenë shumë e lartë dhenjë pjesë tjetër e stadiumit pokthehet për akomodimin e mediave, të cilat do të mund të nisin të hyjnë në stadium prej orës18:00 nga pjesa perëndimore estadiumit, nga Pallati i Kongreseve.

Orët e hapjes së dyerve tëstadiumit për mediat ditën e sotme do të jenë nga 15:30-22:30 E gjithë tribuna qendrore do tëjetë e menaxhuar totalisht ngaUEFA, ku do të qëndrojnë personat VIP, të ftuar nga UEFA, siedhe partnerë dhe sponsorë tëUEFA-s. Sa i përket pjesës tjetër,në tribunën përballë, në pjesënqendrore, duke u afruar ekstremeve do të jetë sërish mepartnerë të UEFA-s ose me tifozë shqiptarë dhe të dyja pjesëtekstreme të stadiumit, nga pjesa qendrore duke shkuar në ekstrem, janë të rezervuara përskuadrat.

Tifozëria e Romës dotë qëndrojë në pjesën jugore tëstadiumit, ndërsa tifozëria e Fejnordit në pjesën veriore të stadiumit. Pjesa tjetër është përpublikun e gjerë, ku rreth 88%e biletave që janë blerë, janëshqiptarë. Sa u përket forcavetë sigurisë, në stadium do tëketë rreth 650 “steward” dhe sai përket pjesës tjetër, perimetrido të jetë i rrethuar edhe ngapolicia dhe bëhet fjalë për rreth 2000 forca policie që janë tëangazhuar vetëm me pjesën estadiumit, duke qenë se do tëbëhet kontroll trupor nga policia dhe “steward”-ët. Policia, sipas ligjit, do të rrijë jashtë stadiumit, ndërsa brenda stadiumitdo të menaxhohet me “steward”./m.j

Next Post
“Kthehemi me diçka unike”/ Mançini: Marashi na tregoi për Shqipërinë që në gjysmëfinale

"Kthehemi me diçka unike"/ Mançini: Marashi na tregoi për Shqipërinë që në gjysmëfinale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Ja kush është eskorta ruse që vrau me bombë ish-komandantin dezertor të nëndetëseve! Nga biologe në atentatore ukrainase

FOTO/ Ja kush është eskorta ruse që vrau me bombë ish-komandantin dezertor të nëndetëseve! Nga biologe në atentatore ukrainase

August 15, 2026
Shembet kanali vaditës në Elbasan, bllokohet prej orësh aksi drejt Cërrikut, uji e dherat vërshojnë në rrugë!

Shembet kanali vaditës në Elbasan, bllokohet prej orësh aksi drejt Cërrikut, uji e dherat vërshojnë në rrugë!

August 15, 2026
“Jam bërë për netë të tilla”- Uzuni i papërmbajtshëm në SHBA, 4 gola në dy ndeshje! Mesazhi për fansat: Kjo ishte për ju!

“Jam bërë për netë të tilla”- Uzuni i papërmbajtshëm në SHBA, 4 gola në dy ndeshje! Mesazhi për fansat: Kjo ishte për ju!

August 15, 2026
Zjarri vijon të djegë pyjet e Tërbunit në Pukë, era favorizon flakët! Aksion nga toka dhe ajri, hetime dhe për akt të qëllimshëm

Zjarri vijon të djegë pyjet e Tërbunit në Pukë, era favorizon flakët! Aksion nga toka dhe ajri, hetime dhe për akt të qëllimshëm

August 15, 2026
Shpërthen galeria në Kolumbi, të paktën 6 minatorë të vdekur!

Shpërthen galeria në Kolumbi, të paktën 6 minatorë të vdekur!

August 15, 2026
Makina shkrumbohet e gjitha në ecje përgjatë autostradës Tiranë-Elbasan, nuk raportohen të lënduar!

Makina shkrumbohet e gjitha në ecje përgjatë autostradës Tiranë-Elbasan, nuk raportohen të lënduar!

August 15, 2026
Qarkullonin të armatosur në makinë, arrestohen 2 shokët në Fier! Në pranga dhe një i tretë, kërcënoi me kallash gjatë sherrit

Qarkullonin të armatosur në makinë, arrestohen 2 shokët në Fier! Në pranga dhe një i tretë, kërcënoi me kallash gjatë sherrit

August 15, 2026
Inspektorati i Punës kontrolle të rrepta në zonat turistike, drejtori Muçaj: Në dy muaj verifikuam 891 subjekte, 16 u gjobitën!

Inspektorati i Punës kontrolle të rrepta në zonat turistike, drejtori Muçaj: Në dy muaj verifikuam 891 subjekte, 16 u gjobitën!

August 15, 2026
Masakër në Sudan, të paktën 14 të vrarë nga sulmi i milicisë paraushtarake, dhjetëra të plagosur!

Masakër në Sudan, të paktën 14 të vrarë nga sulmi i milicisë paraushtarake, dhjetëra të plagosur!

August 15, 2026
Princesha Iman e Jordanisë sjell në jetë vajza binjake!

Princesha Iman e Jordanisë sjell në jetë vajza binjake!

August 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com