• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Ndarja e re territoriale, zbardhen 150 masat për funksionalizimin, ja skema

by
17/08/2015 17:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas ndarjes së re territoriale, Ministria e Çshtjeve vendore ka hartuar planin e veprimit për zbatimin e strategjisë së decentralizimit, që do të realizohet në tri faza ndërkohë që Plani i Veprimit përmban mbi 150 veprime të detajuara.

Faza I. Afatshkurtër (2015–2016)

Në reformë përfshihen disa veprime dhe masa të menjëhershme, të cilat është e mundur të arrihen në një afat të shkurtër. Fokusi kryesor i reformave në këtë fazë do të jetë rishikimi i të gjithë kuadrit ligjor ekzistues, veçanërisht të ligjit për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore, si dhe miratimit të ligjit për financat vendore, që do të miratohen si një paketë e tërë ligjore. Veprimet kryesore afatshkurtra në fushën legjislative do të jenë:

Rishikimi dhe miratimi i paketës së plotë ligjore Në këtë fazë do të rishikohen dhe miratohen

ligjet e mëposhtme:

– ligji i ri për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore;

– ligji i ri për financat e qeverisjes vendore;

– formula e re për ndarjen e grantit të pakushtëzuar;

– modeli i ri i organigramave të bashkive;

– plani kombëtar afatmesëm për trajnimin e NJQV-ve;

– programi i trajnimit për njësitë e qeverisjes vendore;

– rishikimi i legjislacionit për taksën e pasurisë dhe ngritja e kadastrës fiskale;

– ngritja dhe funksionimi i Agjencisë së Zbatimit të Reformës Territoriale;

-rishikimi i ligjit për prefektin/prefektin;

– rishikimi funksional i sektorit të ujësjellëskanalizimeve;

– rishikimi i ligjit për shërbimin zjarrfikës;

– ngritja e kapaciteteve për aplikimin e projekteve të financuara nga BE-ja;

– mbështetja institucionale dhe infrastrukturore për periudhën e tranzicionit pas reformës

territoriale;

– rishikimi i legjislacionit në fushën e shërbimeve sociale dhe përkujdesjes shoqërore;

– rishikimi i ligjit të strehimit social;

– mbështetja për kapacitetet vendore në fushën e zhvillimit ekonomik vendor.

Faza e dytë – afatmesme (2017 deri më 2018)

Në këtë fazë do të trajtohen çështje të rëndësishme që lidhen me zbatimin e reformës së re territoriale-administrative dhe konsolidimin e njësive të reja vendore, si dhe konsolidimin e kapaciteteve të qeverisjes vendore:

– funksionalizimi i zyrave unike të shërbimit (one stop shop) në të gjitha njësitë administrative;

– mbështetja për administratën tatimore në nivel vendor;

– mbështetja për funksionimin e këshillave të bashkive;

– harmonizimi i politikave të zhvillimit rajonal dhe lokal;

– programi për standardet minimale për shërbimet publike në nivel vendor;

– monitorimi i qeverisjes vendore mbi bazë performancën e shërbimeve publike;

– planet vendore të menaxhimit të pyjeve dhe kullotave;

– programi i trajnimit për njësitë e qeverisjes vendore;

– kalimi i kompetencave për shërbimin e mbrojtjes kundër zjarrit;

– konsolidimi i funksionimit për ujitjen dhe kullimin;

– konsolidimi i funksionit të mirëmbajtjes së rrugëve urbane dhe rurale;

– transporti publik.

Faza e tretë – afatgjatë (2019 deri më 2020)

Politikat dhe veprimet në këtë fazë do të orientohen nga zbatimi i kuadrit ligjor dhe reformave të hartuara në fazat e mëparshme dhe rishikimit afatmesëm që do t’i bëhet strategjisë. Në këtë fazë veprimet do të kenë përmbushjen dhe verifikimin e qëllimit final të strategjisë për rritjen e eficiencës në nivel vendor dhe fuqizimin e qeverisjes vendore.

Monitor

Next Post

Liberta super seksi në plazh, shkrin akullin tek...(Foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com