• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Ndarja e Kosovës mund të çojë në katastrofë

by Michael Rossi
25/09/2018 11:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Michael Rossi –  Foreign Policy 

Qëkur lidershipi shqiptar etnik në Kosovë shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008, ky territor ka mbetur një subjekt i diskutueshëm dhe pjesërisht sovran. Aktualisht, Kosova është njohur nga më shumë se 110 vende të ndryshme me apo pa ndikim që nga Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania, deri te Malavi dhe Vanuatu. Megjithatë, sovraniteti i Kosovës mbetet de facto; ajo ende nuk ka arritur të anëtarësohet në Kombet e Bashkuara, ka vetëm perspektiva të largëta për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian dhe është ende shumë e varur nga sponsorizimi diplomatik i shteteve që i dalin në mbrojtje.

Aktualisht, sovraniteti i Kosovës kundërshtohet nga Serbia, e cila gëzon mbështetje nga anëtarët e Këshillit të Sigurimit si Rusia dhe Kina; pesë vende në BE, duke përfshirë Spanjën dhe Qipron, të cilat kanë edhe për vete problem të separatizmit, dhe një numër vendesh të tjera në mbarë botën, mes të cilave India, Brazili dhe Indonezia. Si e tillë, Kosova e gjen veten në një konflikt të ngrirë të ngjashëm me territoret e tjera të diskutueshme si Qiproja Veriore, Nagorni-Karabaku, Transnistria dhe Abkhazia. Të gjithë janë funksionalisht të ndara nga shteti prej të cilit janë larguar, por njëkohësisht nuk janë në gjendje të gëzojnë de jure sovranitetin e tyre.

Që prej vitit 2011, Bashkimi Evropian është përfshirë në mënyrë aktive në organizimin e një “normalizimi të marrëdhënieve” midis Serbisë dhe kësaj krahine. Një numër propozimesh parashikojnë që të dyja palët pajtohen për një farë “modus vivendi”, që mund ose nuk mund të përfshijë njohjen, por sigurisht bën thirrje për një Kosovë të qëndrueshme, demokratike, të integruar dhe multietnike me një minoritet serb të fuqizuar që mban lidhje të forta institucionale me shtetin e tij mëmë. Problemi është se asnjë marrëveshje nuk është arritur, që do të thotë se anëtarësimi në OKB ose BE vijon të mbetet i bllokuar pa afat.

Një opsion që ngrihet shpesh është ndarja e Kosovës në lumin Ibër. Kjo do të thotë t’i ribashkohet Serbisë pjesa veriore e Kosovës që popullohet kryesisht nga etni serbe, që i ka rezistuar integrimit brenda qeverisë së Prishtinës. Në këmbim, Serbia do të njihte pjesën tjetër të vendit si shtet i pavarur. Zyrtarisht ndarja është kundërshtuar nga të gjitha palët, përfshirë BE-në, OKB-në dhe Shtetet e Bashkuara, por shpesh është lënë të kuptohet nga disa politikëbërës se pranimi i një opsioni të fundit si ky do t’i jepte fund bllokimit. Kohët e fundit, zyrtarë të administratës Trump, përfshirë këshilltarin e Sigurisë, John Bolton, kanë deklaruar se nuk do ta pengojnë realizimin e një ideje të tillë, nëse për të bien dakord Prishtina dhe Beogradi.

Tani po flitet për ndarjen e Kosovës krahas një “shkëmbimi tokash” më të madh, sipas të cilit pjesa me shumicë serbe e Kosovës veriore i jepet Serbisë, ndërsa Kosova fiton rajonin e Luginës së Preshevës, me shumicë shqiptare. Përveç kësaj, Kosovës thuhet se do t’i jepet anëtarësia në OKB, ndërsa Serbisë do t’i hapet drita jeshile për anëtarësimin në BE. Burimi i këtyre thashethemeve është presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i cili me lëvizjet e tij synon ta portretizojë veten si i vetmi person që qëndron mes Serbisë dhe një katastrofe të mundshme diplomatike mbi fatin e Kosovës. Ai as nuk e ka konfirmuar dhe as mohuar se po zhvillohen diskutime të tilla me Hashim Thaçin, homologun e tij kosovar, ndërsa kjo gjë i ka rikthyer tensionet mes dy komuniteteve.

Argumentet në favor të ndarjes së Kosovës kanë ekzistuar që nga viti 1999 dhe përgjithësisht rrotullohen në pikat e mëposhtme:

Së pari, veriu i Kosovës kurrë nuk është futur nën kontrollin e Prishtinës, qoftë gjatë periudhës së tranzicionit pas ndërhyrjes së NATO-s në vitin 1999 apo pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës në vitin 2008. Në këto kushte, Prishtinës i mungon autoriteti dhe legjitimiteti mbi një popullsi që në shumicën e tyre identifikohen si qytetarë të Serbisë sepse, në të gjitha kuptimet e fjalës, Serbia kurrë nuk ka reshtur kurrë së qeni funksionale në atë zonë. Mjetet e identifikimit lëshohen nga Beogradi, mallrat blihen me dinarin serb, posterat e zgjedhjeve serbe mbulojnë muret dhe politikanët nga Beogradi rregullisht shkojnë për vizita. Stacionet radiotelevizive serbe mbushin valët, kompanitë e serbe të telekomunikacionit ofrojnë shërbim të pandërprerë dhe shkollat vazhdojnë të funksionojnë brenda një kurrikule arsimore serbe.

Së dyti, pavarësisht pretendimeve zyrtare nga udhëheqësit shqiptarë të Kosovës për integritetin territorial dhe pacenueshmërinë e kufijve, shumica e dinë se veriu i kontrolluar nga serbët nuk do të integrohet kurrë plotësisht. Autoriteti i Prishtinës ka, në rastin më të mirë, thjesht simbolikën vizuale. Pushteti i vërtetë qëndron brenda një përzierjeje të ndezur të autoritetit të Beogradit, drejtuesve lokalë dhe një rrjeti të sofistikuar kriminal të organizuar, që udhëheq tri komunat dhe qendrën urbane të Mitrovicës në veri të Ibrit, si një rajon i shkëputur brenda një entiteti separatist.

Për vite me radhë, lidershipi shqiptar i Kosovës e ka akuzuar veriun për drejtimin e strukturave paralele – një tërësi organizimesh politike, ekonomike dhe sociale, të financuara nga Beogradi – një deklaratë ironike që të kujton mënyrën sesi u ngritën të tilla nga shqiptarët, kur Kosova ishte nën sovranitetin e Jugosllavisë.

Kohët e fundit, këto institucione paralele serbe kanë evoluar në partitë dhe organizatat politike të njohura në Kushtetutë brenda Kosovës, por ata ende marrin urdhra nga Beogradi dhe jo nga Prishtina.

Një argument i tretë në favor të ndarjes sugjeron se duhet të ketë të paktën një lloj “lëshimi” për Serbinë, nëse Kosova dëshiron të fitojë pavarësinë de jure. Veriu kurrë nuk do të integrohet, prandaj argumenti qëndron, por ai është pjesa e vetme e Kosovës që Serbia mund ta mbrojë në mënyrë të dukshme për shkak të afërsisë gjeografike të saj./a.ç

Next Post
Ndodh mrekullia! I paralizuari arrin të ecë falë simulimeve elektrike

Ndodh mrekullia! I paralizuari arrin të ecë falë simulimeve elektrike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

BE: Gati të punojmë me qeverinë e re në Serbi

BE: Gati të punojmë me qeverinë e re në Serbi

October 28, 2026
Rrjetet sociale fitojnë terren si burim lajmesh, studimi: 58% e amerikanëve i përdorin për informacion

Rrjetet sociale fitojnë terren si burim lajmesh, studimi: 58% e amerikanëve i përdorin për informacion

October 28, 2026
Privatësia në rrezik, një mjet i ri rikthen të dhëna nga bisedat e fshira me AI

Privatësia në rrezik, një mjet i ri rikthen të dhëna nga bisedat e fshira me AI

October 28, 2026
“Ushtria e Lulës”, kanali me 10 milionë ndjekës në WhatsApp që ndihmoi fushatën në Brazil

“Ushtria e Lulës”, kanali me 10 milionë ndjekës në WhatsApp që ndihmoi fushatën në Brazil

October 28, 2026
Mediat kundër kompanisë Meta: Nuk mund të përdorë lajmet tona për trajnimin e AI

Mediat kundër kompanisë Meta: Nuk mund të përdorë lajmet tona për trajnimin e AI

October 28, 2026
Instagram sfidon YouTube, nis testimin e videove deri në 90 minuta

Instagram sfidon YouTube, nis testimin e videove deri në 90 minuta

October 28, 2026
DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

October 27, 2026
“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

October 27, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Asnjë autokraci nuk mund t’i rezistojë vullnetit të shumicës popullore

October 27, 2026
Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In